Paul Pogba është kthyer në një çështje të nxehtë në shtëpinë e Manchester United.
Menaxheri i tij, Mino Raiola, kërkon me ngulm që klubi anglez të lejojë transferimit e tij te Barcelona, por “Djajtë e Kuq” po rezistojnë.Mësohet se United ka refuzuar ofertën e parë të “blaugranave”, 44 milionë paund, plus kartonin e Yerry Minas dhe Andre Gomesit.
Te Manchesteri, kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga mbyllja e merkatos në hyrje, Pogbanë e konsiderojnë të pashitshëm.
Mino Raiola, në fakt, por bën presion të madh që klienti i tij të largohet nga “Old Trafford”, por qëndrimet e tij të fundit po i interpretojnë si tentativa për t’i rritur pagën futbollistit deri në 500 mijë paund në javë, duke barazuar atë të Alexis Sanchez, që për momentin është në majë të hierarkisë së pagave.
Barcelona ka kohë deri në fund të muajit për të bindur Manchester United, por problemi qëndron në faktin se “Djajtë e Kuq” tashmë e kanë të pamundur të gjejnë një zëvendësues në merkato, pasi pas datës 9 gusht nuk mund të kryejnë asnjë blerje. Gjithsesi, nuk përjashtohen zhvillime të reja në ditët në vazhdim.