Adrien Rabiot do ta refuzojë ofertën e Barcelonës për të kaluar në “Camp Nou”, pasi ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain.
Mesfushori francez do të nënshkruajë kontratën e re që do të zgjasë deri në vitin 2023, ndërsa paga e tij pritet të arrijë në 550 mijë euro në muaj.Barcelona ka qenë e interesuar për të blerë Rabiot dhe për këtë arsye drejtori sportiv Eric Abidal pati udhëtuar drejt Parisit javën e shkuar.