Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski akuzon Qeverinë se përveç tregtisë me identitetin dhe aferave të ndryshme, e ka përmbysur vendin edhe ekonomikisht. Sipas Mickoskit, realizimi i investimeve kapitale për katërmujorin e dytë është për 38% më i ulët se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar; borxhi publik është rritur për 0,5% poena; ndërsa paga mesatare neto në qershor ka shënuar rënie për 2,4%, me çka e bën premtimin për pagë mesatare prej 500 eurosh gënjeshtrën më të madhe të LSDM-së.
Viti dëshpërues 2017 që në ekonominë maqedonase ka pasur 0% rritje, respektivisht rritjen më të vogël në Evropë, duket se do të përsëritet edhe në vitin 2018. Kështu rritja në katërmujorin e parë të vitit 2018 ishte 0,1%, ndërsa parametrat ekonomike për katërmujorin e dytë tregojnë se sërish rritja do të jetë më e ulëta në Evropë. Me këtë viti 2018 do të jetë viti i dytë i humbur për qytetarët maqedonas, respektivisht sërish vit i stagnimit ekonomik.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.