Pas shembjes së urës, Italia është goditur gjatë natës edhe nga një tërmet i fuqishëm.
Siç bëhet e ditur tërmeti ka rënë rreth orës 01:00 të mesnatës dhe ka pasur një magnitutë prej 4.7 ballësh. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Molise, Campobasso.
Lëkundjet kanë qenë në një thellësi prej 19 kilometrash.
Në epiqendër dhe zonat përreth ka pasur panik mes banorëve të cilët kanë dalë dhe e kanë kaluar natën në rrugë.
Lëkundjet janë ndjerë deri në detin Adriatik.
Nuk ka njoftime për dëme./sn/