Ballina Aktualitet Lajme Referendumi në Maqedoni, prej nesër nis kontrolli i listës zgjedhore

Referendumi në Maqedoni, prej nesër nis kontrolli i listës zgjedhore

Prej nesër (9 gusht) fillon kontrolli i të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit më 30 shtator. Inspektimi do të zgjasë deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00.

KSHZ-ja ju bëri thirrje qytetarëve t’i kontrollojnë të dhënat në Listën zgjedhore, dhe nëse mendojnë se nevojitet, të kërkojnë ndryshim, plotësim apo fshirje të të dhënave në to. Kontrollin e të dhënave mund ta kryejnë përmes ueb faqes së KSHZ-së https://izbirackispisok.gov.mk/ dhe në zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ-së, transmeton MIA.

Kërkesat për ndryshim, plotësim apo fshirje të të dhënave në listën zgjedhore, qytetarët i dorëzojnë në zyrat rajonale dhe zyrat e Komisionit shtetëror zgjedhor, ndërsa shtetasit e RM-së të cilët janë në punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit, kërkesat i dorëzojnë në mënyrë elektronike deri te KSHZ-ja.

Nga dita e fillimit të kontrollit deri në fund shtetasit e RM-së të cilët janë për punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit, mund të dorëzojnë fletëparaqitje, të nënshkruar me dorë deri tek Përfaqësia Diplomatike-Konsullore (PDK) apo në mënyrë elektronike nëpërmjet ueb aplikacionit të KSHZ-së.

Fletëparaqitjet PDK-të, gjegjësisht zyrat konsullore në afat prej dy ditësh pas mbarimit të kontrollit duhet t’i dorëzojnë në formë elektronike deri te MPJ, ndërsa MPJ, më së voni deri më 27 gusht duhet ta informojë KSHZ-në. Ndryshe, diaspora për çështjen e referendumit do të prononcohet më 29 shtator.

KSHZ-ja për kërkesat dhe fletëparaqitjet e qytetarëve është e obliguar të vendos me vendim në afat prej 48 orëve nga dita e pranimit të kërkesave. Nëse sillet vendim me të cilin refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit mund të ngritë padi në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme në afat prej 24 orëve pas pranimit të padisë dhe vendimit menjëherë ia dorëzon vendimin paditësit në formë elektronike.

Lista zgjedhore e cila mund të shqyrtohet publikisht është me të dhënat e qytetarëve të cilët më së voni deri më 30 shtator të vitit 2018 kanë hyrë në moshën madhore.

Lista e adresave të zyrave rajonale dhe zyrave të KSHZ-së mund të gjendet në linkun: http://www.sec.mk/kontakt/