Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij bullgar Bojko Borisov sot në Bllagoevgrad të Bullgarisë do të shënojnë 115-të vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit.
Dy homologët të shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministrit i Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në përmendoren e Goce Dellçevit, në sheshi “Maqedonia” në Bllagoevgrad.