Disa ditë pas skandalit me filmin “Tallja me Krishtin” i financuar nga Agjencia e Filmit, kryeministri Zoraz Zaev doli me akuza të rënda, duke thënë se paratë e buxhetit janë shpenzuar për qëllime politike nga kjo Agjenci, e cila ka qenë vegël e pushtetit të kaluar në mbjelljen e urrejtjes ndëretnike. Ai e cilësoi të politizuar Agjencinë dhe bordin drejtues të saj, por garantoi se këto veprime do të marrin fund, duke iu dhënë detyrë konkrete ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë se re që të ndalin aktivitete të tilla nxitëse dhe të paligjshme.
E di që ajo që është e financuar nga fondi i Filmit në vitin 2015 është absulutisht me prapavijë politike. Gjithçka që është financuar nga qeveria e kaluar në frymën e asaj politike dhe dhënien e një ambienti të panevojshëm për Maqedoninë gjatë gjithë kësaj periudhe dhe të gjitha ata porosi që shpërndajnë urrejtje dhe që përcjellin ndjenja të pa këndshme unë mundem vetëm t’i dënoj dhe nuk mund ta kthejmë kohën mbas, por e di që i dhash detyrë ministrit të Kulturës të bisedojë me drejtorin e Fondit të Filmit që t’i pengojnë dhe t’i ndalojnë në mënyrë ligjore të gjitha aktivitetet e tilla që promovojnë veprime të tilla – tha Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.
Ish sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudun Shehapi, gjatë kohës së të cilit ndodhi skandali me filmin në fjalë, I kontaktuar nga ALSAT thotë se nuk ka qenë në dijeni të këtij keqpërdorimi, duke insistuar se filmi ka kaluar në mënyrë të fshehtë në filtrat përzgjedhës. Në një [postim në Facebook, Shehapi theksonte se,
Personalisht, për herë të parë dëgjoj për këtë film, ku ofendohen shqiptarët dhe vlerat e UÇK-së. Por dihet se si ka funksionuar ai sistem. Ka qenë një periudhë, kur shumë projekte janë fshehur nga shqiptarët dhe kjo ka qenë e mundur veçanërisht në subjektet e mëvetësishme, siç është Agjencia e Filmit, e cila është e pavarur, ku nuk kemi pasur qasje se çfarë dhe si punohet atje. Unë, personalisht, e dënoj këtë projekt filmik të kësaj agjencie dhe kërkoj urgjentisht që, ata që e kanë prodhuar dhe lejuar këtë projekt të përgjigjen. Ndërkaq, sa i përket filmit, ai patjetër të hiqet nga emetimi në publik – u shpreh Behixhudin Shehapi, ish sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës.
Filmi nuk ishte mbështetur nga recensentët fillimisht, por mbetet e paqartë mënyra se si kaloi filtrin final për t’u realizuar. Ofendimet në film janë dënuar edhe nga aktori dhe producenti Refet Abazi, I cili thotë se edhe aktorët duhet të mbajnë përgjegjësi, veçanërisht për një projekt të tillë I financuar me para nga buxheti i shtetit.
Abazi madje shpreh dyshime edhe te përbërja e re e Agjencisë së Filmit, nëse do të jetë e aftë të pengojë skandale të tilla në të ardhmen. Filmi “Tallja me Krishtin” u prit me tone të ashpra nga opinioni publik, dhe menjëherë pas kësaj, vetë ministri I Kulturës Asaf Ademi angazhoi inspektoratin e kulturës për të shqyrtuar punën e agjencisë dhe miratimin e filmit të fjalë. Kostoja e filmit është 300 mijë euro, para të buxhetit, dhe në të, shfaqen skena ku ushtarët e UÇK-së paraqiten si dhunues dhe vrasës të civilëve maqedonas.
Vjollca Aliti