Ballina Aktualitet Lajme Merkel takohet të shtunën në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev

Merkel takohet të shtunën në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të jetë për një vizitë zyrtare në Shkup këtë fundjavë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i saj Zajberg. Sipas mediave greke, një nga temat kryesore të bisedimeve të saj me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev do të jetë pikërisht referendumi për emrin që do të mbahet në 30 shtator.

Por ndër të tjera do të flitet dhe për zhvillimet në rajon, megjithëse mediat greke theksojnë se arsyeja kryesore e kësaj vizite zyrtare të kancelares gjermane Merkel në Maqedoni është pikërisht referendumi për emrin./abcnews.al