Marrëveshja për ndryshimin e emrit është i dëmshëm dhe duhet të hidhet poshtë. Ajo është kundër interesave kombëtare dhe shtetit të Maqedonisë. Ajo është “mish i egër” i futur në organizëm të shëndoshë që na mbyt dhe do të na tërheq pas nëse nuk kundërshtojmë, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fjalimin para pjesëmarrësve të marshit protestues që partia opozitare e ka organizuar sot në Ohër.
Lideri i partisë para simpatizantëve dhe mbështetësve të VMRO-DPMNE-së përkujtoi se disa momente historike, në të cilat bashkësia ndërkombëtare ka premtuar një të ardhme më të mirë për vendim përmes pranimit të lëshimeve si referenca e përkohshme, ndryshimi i flamurit, Kushtetuta, Marrëveshja e Ohrit, riorganizimi territorial.
“Pranuam gjithçka që kërkuan na ne, edhe në vitet e 90-ta. edhe në vitin 2001 edhe në vitin 2004. Tani ta mbledhim guxim, për ta ndryshuar qasjen dhe kjo që tani po na ofrohet të mos e pranojmë, sepse është kundër interesave tona, kundër asaj që na e kanë lënë paraardhësit tanë. Sepse kjo është marrëveshje për ndryshimin tonë personal”, tha, mes tjerash Mickoski.
Ai i paralajmëroi qytetarët e vendit se nëse kalon kjo që tani po ofrohet, siç tha, “marrëveshjen e pranuar humbet identiteti kombëtar dhe njëherit jepen frena në duart e Greqisë për ta bllokuar rrugën evropiane të Maqedonisë kur të dojë dhe si të dojë”.
Lideri opozitar i theksoi dispozitat ligjore sipas të cilave për suksesin e referendumit të ardhshëm është e nevojshëm jehonë nga më shumë se 900 mijë votues nga të cilët gjysma ta mbështesin marrëveshjen, ndërsa drejtoi edhe kritika serioze ndaj pushtetit aktual të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev.