Në mesnatë fillon heshtja në prag të referendumit të 30 shtatorit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialet zgjedhore, përfshirë edhe materialet e besueshme si fletëvotimet dhe vulat, në Komisionet Komunale zgjedhore. Materiali zgjedhor nëpër vendvotime do të shpërndahet gjatë ditës së shtunë, gjejgësisht një ditë para ditës së votimit. Alsat inspektoi nga afër përgatitjet në Komisionin Komunal në Çair ku u njoftua se procesi i përgatitjes është duke shkuar në mënyrë të rregullt.
Komisioni Komunal Zgjedhor i Çairit është i gatshëm. Kemi marrë disa materiale, tani presim çdo moment të arrijë materiali kryesor. Në Komunën e Çairit janë 86 vendvotime. Momentalisht, në këtë proces të referendumit procesi ka shkaur shumë mirë, ka mbërrijë me afate dhe të gjitha gjërat tjera- deklaroi Xhemil Idrizi, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair.
Lista zgjedhore numëron gjithsej 1 milion e 806 mijë e 336 votues me të drejtë vote në Maqedoni. Që referendumi të jetë i suksesshëm në arritjen e censusit, të drejtën e votës duhet ta shfrytëzojnë të paktën 903 mijë 169 votues. Numri i votuesve Lista zgjedhore – 1 806 336 Dalja e nevojshme për referendum të suksesshëm – 903 169 votues.
Të shtunën do të votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit të cilët paraprakisht kanë aplikuar në KSHZ për të realizuar të drejtën e tyre. Numri I personave të sëmurë që mund të votojnë të shtunën është 4963. Po ashtu, të drejtë për të votuar kanë 1558 të burgosur, në paraburgim dhe në burg shtëpiak dhe 7 të shpërngulur. Mbi 2 mijë qytetarë do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në përfaqësitë konsulore-diplomatike.
Fatlume Dervishi