Sot, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoni.
Me kryeministrin Zoran Zaev ata janë duke zhvilluar pres-konferencë të përbashkët.
Zaev deklaroi se e përshëndesim dialogun Kosovë-Serbi gjithashtu e mbështesim zgjidhjen pozitive ndërmjet këtyre dy shteteve që do të përmirëson jetën e qytetarëve të Kosovës, dhe do të ndihmojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Thaçi tha se Kosova e Maqedonia nuk e kanë asnjë çështje të hapur dhe kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.