Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se Marrëveshja me Greqinë do të gjejë mbështetjen e plotë të të gjithë deputetëve, pas rezultatit të referendumit. I pari i ekzekutivit bëri me dije respektimi i vendimit të qytetarëve është obligim në demokraci. Zaev këtë e tha ekskluzivisht për Alsat, në një intervistë që do të transmetohet në emisionin Rruga Drejtë që do të transmetohet në orën 20:40.
Nuk ka dilema se a do t’i kemi 80 vota në Parlament, unë pres që të gjithë të votojnë sepse kjo ndodh në demokraci. Qytetarët janë përfundimtarë në vendime dhe nëse ata e sjellin vendimin ne mund vetëm që të iu bashka ngjitemi, të themi se kuptojmë, ta respektojmë dhe ta implementojnë- deklaroi Zoran Zaev
Zaev mohoi t’i ketë afruar amnisti ndokujt nga funksionarët e VMRO-DPMNE-së të cilët dolën kundër partisë së tyre, duke e mbështetur referendumin për çështjen e emrit.
Nuk jam unë ai që mund të kem ndikim në gjyqësorë apo diçka të tillë. Për mua askush nuk është fajtorë përderisa nuk dokumentohet faji- pohoi ai.
Ai shprehu kënaqësinë që shqiptarët kanë qenë përkrah tij gjatë proceseve të rëndësishme. Madje ai tha se me Marrëveshjen me Greqinë, gjuha shqipe dhe identiteti shqiptarë janë të mbrojtur.
Nëse do të bëhej fjalë për rrezikimin e identitetit shqiptarë, apo të kujtdo qoftë tjetër të bashkësive më të vogla etnike, do e mbroja njëjtë siç e kam mbrojtur gjuhën dhe identitetin maqedonas. Do e bëja të njëjtën. Nuk po kontestohet e as nuk do të kontestohet në të ardhmen, as identiteti shqiptarë e as gjuha shqipe- theksoi Zaev.
Kryeministri u shpreh optimist se do të arrihet cenzus në referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit dhe se rezultati do të jetë pozitiv. Zaev nga kompleksi memorial në Krushevë bëri edhe paraqitjen e tij të fundit në para heshtjes për referendumin që fillon në mesnatë. Ai nga Krusheva kërkoi mbështetjen e qytetarëve për referendumin, të cilin e vlerësoi si historik.
Besian Leka