Dimçe Arsoski i OBRM-PDUKM-së thotë se “heqja e akuzës penale për dhënien e sekreteve zyrtare të këshilltarit të Oliver Spsovskit, Dragan Simonovski, nga ana e Prokurorisë Publike është edhe një shembull se në Republikën e Maqedonisë nuk ka drejtësi dhe se nuk janë të gjithë të barabartë para drejtësisë”.
Sipas Arsoskit ligjet vlejnë për disa, ndërsa për tjerrit nuk vlejnë, gjegjësish ligjet nuk vlejnë vetëm për LSDM-në dhe Qeverinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Që kur, në mënyrë popullore thënë e “shpërlau’ nga kriminaliteti Zoran Zaevi për një euro për Vicen – skandalin, më pastaj e uli dënimin e kryetarit të tyre të Komunës, Boro Mallboro, i cili i kap se si bënte kontrabandë me cigare dhe tash edhe një precedent siç është dhënia e sekreteve zyrtare hidhet poshtë i personit të afër këshilltar i Oliver Spasovski”, thotë Arsoski.
Arsoski pyet publikisht se nëse dikush i MPB-së i ka fshehur një pjesë të dëshmive dhe qëllimisht e ka sabotuar dhe ka bllokuar hetimin për këtë rast? Pas urdhrit të kujt e ka bërë këtë dhe se pse nuk është i dënuar duke bërë thirrje për përgjegjësi.
“Askush nuk ka besim në Prokurori” Ky Prokuror Publik tashmë nuk ka kredibilitet të jetë në kryet të Prokurorisë dhe të hap hetime”, thotë Arsoski.