Barcelona dhe Reali nuk janë më zotër të La Ligas, për të tretën javë radhazi, dy gjigantët e kampionatit spanjoll nuk arrijnë të fitojnë. Reali pësoi një humbje të paparashikueshme me Alaves, por edhe Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Valencian. Ezequiel Garay shënoi që në minutën e 2-të për vendasit, ndërsa “blaugranat” barazuan me Lionel Messin në të 23-ën.
Tentoi gjithçka Barcelona për ta fituar takimin, duke dominuar totalisht në lojë, por e pati të pamundur për të thyer për herë të dytë mbrojtjen e hekurt të Valencias. Për katalanët kjo ishte ndeshja e katërt radhazi në kampionat pa fitore.
Tashmë La Liga kryesohet nga Sevilla që fitoi 2-1 me Celta Vigon, ndërsa Barcelona ndjek me një pikë më pak, 15. Atletico e Madridit, që fitoi 1-0 me Betisin renditet në vend të tretë, me pikë të barabarta me Barcelonën, por një më shumë se Reali i Madridit.