Një fëmijë i lindur sot në Kosovë do të jetë vetëm 56 për qind produktiv kur të rritet, në krahasim me fëmijën që do të kishte arsimim komplet dhe shëndet të plotë.
Ose thënë edhe kështu: 12.8 vite shkollim të një nxënësi kosovar, vlejnë vetëm sa 7.7 vjet të një shkollari në vende me arsim të kompletuar. E këto gjetje shqetësuese kanë dalë nga raporti më i ri i Bankës Botërore.