Pas dorëheqjes së ministrit të jashtëm Nikos Kocia, mund të thuhet se koalicioni qeverisës i Greqisë po përballet tashmë me një nga krizat më të mëdha që nga viti 2015. Gjithcka ka nisur si rezultat i një konflikti të brendshëm, i cili u përshkallëzua për shkak të vizitës që Ministri i Mbrojtjes Pano Kameno, kreu i Grekëve të pavarur, zhvilloi së fundmi në Uashington, ku ka propozuar një marrëveshje ushtarake mes Greqisë dhe vendeve fqinjë si mburojë ndaj rusisë, si alternativë në rast se dështon ratifikimi nga parlamenti maqedonas i marrëveshjes së Prespës të nënshkruar në qershor të këtij viti mes dy vendve.
Sipas gazetës greke Ekathimerini, gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, Kocia akuzoi Kamenon, i cili kundwrshton marrwveshjen e Prespws, se po turpëronte Ciprasin dhe vendin, duke theksuar se politika e jashtme nuk ishte puna e tij. Pas kësaj Kameno, u kundëpërgjigj duke thënë se kishte të drejtë të shprehte mendimin e tij.
Kameno vijoi më tej, duke e akuzuar Kozias për keqmanaxhim të fondeve sekrete të ministrisë së jashtme dhe për lidhje me Xhorxh Soros. Sipas Kathimerini, kjo e ka fyer jashtëmase Kocia-n, i cili paraqiti dorëheqjen e tij këtë të mërkurë. Burime pranë tij thanë për Kathimerini se Kocia është ndjerë tgjithashtu i mërzitur për faktin se kryeministri Cipras nuk e mbështeti atë ndaj sulmeve të kreut të Grekëve të pavarur. Analistët thonë se pavarësisht se jo një anëtar i Sirizës, Niko Kocia cilësohej një nga ministrat e Jashtem me te sukseshem.
Dorëheqja e tij mund të shkaktojë probleme jo vetëm në politikën e brendshme, por gjithashtu mund të dëmtojë qeverinë e Zoran Zaev, marrëdhëniet greko-turke, negociatat me Shqipërinë, ceshtjen qipriote , marrëdhëniet greko-amerikane. Dorëheqja e e Kotzias besohet se do të përdoret nga VMRO-DPMNE e Maqedonisë për të ndaluar procesin e ndryshimit të Kushtetutës, dhe për të bindur deputetët ne Shkup se Greqia ka ndryshuar qëndrimin.