Naser Aliji prej muajsh stërvitej me ekipin e ligës së tretë zvicerane, FC Baden.
Ky është ekipi i parë në karrierën e Alijit. Eshtë qyteti, ku Aliji është rritur dhe familja e tij jeton akoma.
Por, përse Naser Aliji vendosi të rikthehej aty?
Arsyeja është e trishtë dhe këtë Naseri e shpjegoi në një intervistë për “Blick.ch”.
“Pasi më mbaroi kontrata me Virtus Entella kisha disa oferta, por vendosa të rikthehem te FC Baden për të qëndruar pranë familjes.
Babai im u diagnostikua me kancer dhe vendosa që këto muajt e fundit të jetës së tij t’i qëndroj pranë.
Babai, fatkeqësisht ndërroi jetë para 4 ditësh”, – u shpreh Aliji.
Shkrimi i “Blick”
Dhjetë vjet më parë, Naser Aliji kaloi nga ekipi i Aargau te të rinjtë e FC Basel.
Ai arriti bashkë me Breel Embolo në ekipin e parë, pasi u konsiderua lojtar mjaft premtues, edhe më i madh se sulmuesi aktual i Schalke 04, i cili ishte disa herë kampion dhe tani luan në Champions League.
Futbollisti i kombëtares shqiptare u transferua në klubin gjerman të Kaiserslautern dhe më vonë në Itali, në divizionin e tretë, te Virtus Entella.
Naseri Aliji është kthyer në shtëpi që nga vera.
Për një arsye të trishtuar: babai i tij ishte i sëmurë rëndë, me kancer.
Ai vdiq të dielën e kaluar.
“Çdo gjë në jetë e ka një qëllim, – thotë Aliji. – Në verë nuk isha i zhgënjyer vetëm se nuk kisha një klub.
Papritmas, kuptova se duhet të kaloja kohë me babain tim. Ai ishte në muajt e tij të fundit të jetës”.
Për shkak të situatës familjare të krijuar, Aliji nuk pranoi asnjë kontratë në Itali, në verë, pavarësisht interesimit të disa klubeve.
Për disa javë, mbrojtësi i majtë u stërvit te FC Baden, për të ruajtur një formë të arsyeshme sportive.
Qëllimi i tij është një kontratë në Super League, ose e një klub ambicioz në “Challenge League“.