Ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka propozuar një normë minimale globale të tatimit në koorporata, së bashku me masa më të ashpra për të parandaluar shmangësit e taksave nga transferimi i fitimeve të tyre në parajsat fiskale, njoftoi gazeta Welt am Sonntag.
Në një artikull për gazetën e së dielës, ekstrakte nga të cilat ishin vënë në dispozicion më herët, Scholz paraqiti propozimet që ai po mendonte së bashku me Francën ,për ta bërë më të vështirë për firmat ndërkombëtare që t’i shmangen taksave.
Të dy vendet po kërkojnë mënyra për të siguruar që firmat si Amazon, Apple dhe Google të paguajnë taksat në çdo vend, në proporcion me fitimet që fitojnë në tregjet më të mëdha të Evropës, megjithëse përpjekjet për harmonizimin e taksave në të gjithë Bashkimin Evropian janë përballur me rezistencën e ashpër nga anëtarët si Irlanda, që aplikojnë taksa të ulëta.
“Ne kemi nevojë për një nivel dysheme të taksave në mbarë botën që asnjë shtet nuk mund t’i ulë më poshtë”, tha Scholz në artikull, duke shtuar se çdo rregull i tillë do të duhej të shoqërohej me masa për ta bërë më të vështirë lëvizjen e parave në parajsat fiskale.
Scholz tha se ekonomia e internetit “po përkeqësonte një problem që ne e njohim nga globalizimi dhe se ne po përpiqemi të adresojmë: vendosjen e fitimeve në vende me norma të ulëta taksimi”.