Një 27-vjeçare ka treguar se si e ka takuar bashkëshortin e saj, që është dy herë më i madh se ajo, në moshë.
Taylor Lehman, 27 vjeç, nga Phoenix, u takua me të shoqin e saj Kern, 54 vjeç, pesë vjet më parë, përmes vajzës së tij Amanda.
Kjo e fundit ishte shoqja e ngushtë e Taylor.
Zonja Lehman, e cila pretendon se çifti shpesh krahasohet me Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas si rezultat i hendekut të tyre të moshës, thotë se marrëdhënia e tyre kërcënoi të shkatërronte miqësinë e saj me Amanda-n.
“Kur e takova për herë të parë, ai ishte i martuar, ndërsa unë punoja me vajzën e tij.
Fillimisht mendova se ishte shumë tërheqës, pasi mua më pëlqenin djemtë më të mëdhenj se mua në moshë, dhe pastaj flirtuam në një lokal.
Unë dhe Amanda ishim shoqe dhe u ndjeva fajtore në fillim, pasi unë po shkoja me babanë e saj, por me kalimin e kohës e kaluam këtë”, thotë Taylor.
Kur nisi kjo, ajo ishte vetëm 22 vjeç dhe askush nuk priste që ata të martoheshin.
“Mua më pëlqen shumë personaliteti i tij.
Prindërit e mi, dhe sidomos mamaja, ishin të shokuar.
Por tani ata e kanë pranuar këtë gjë dhe madje kanë ardhur të na vizitojnë në shtëpi”, tregon ajo.(TemA)