Prokurorja publike Katica Janeva sonte në emisionin “Vetëm e vërteta” ka thënë se sipas afateve ligjore, Nikolla Gruevski do të duhet të vuajë dënimin me burg për një afat kohor prej njëzet ditëve, sepse siç tha deri të premten do të duhet të arrin vendimi për aktgjykimin e tij , me çka do të fillojë numërimi i ditëve që nga pranimi i vendimit.
Janeva më tej në këtë emision ka elaboruar edhe hetimet e reja në gjashtë lëndë tjera me emra te koduara “ Dhurata”, “Propaganda”, “Dizajn”, “Harmonia”, “Stacionet bazë” dhe “Pacienti”, për të cilat ekziston dyshimi se buxheti i shtetit është dëmtuar për 80 milionë euro.
Në këto lëndë përveç Gruevskit dhe Janakievskit për herë të parë përmenden emrat e sekretarit të VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dhe ish ministri i financave Zoran Stavrevski, gjithashtu edhe Drejtorit gjeneral të RTVM-së, Marjan Cvetkovski.