Kur erdhi në fillim te kuqezinjtë, Panucci tha se shiritin e kapitenit të Shqipërisë do ta mbajë lojtari që ka më shumë ndeshje me Kombëtaren.
Por pas më tepër se një viti, pas që shiriti po shëtiste më tepër sesa duhej dhe vendosi të bëjë një hap pas, për t’u dhënë mundësi vetë lojtarëve, që të votojnë për të zgjedhur 3 kapitenët fiks të kombëtares.
Kështu nga votimi brenda grupit, ishte Mërgim Mavraj ai që fitoi më shumë vota nga shokët e skuadrës dhe do të jetë tashmë kapiteni i parë i Shqipërisë.
I dyti më i votuar është mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj, që do të mbajë shiritin në mungesë të Mavrajt, ndërsa në mungesë të dy të parëve, shiriti do të vendoset në krahun e mesfushorit Migjen Basha.