Konkurs për punësim të punëtorëve shëndetësor me arsim sipëror dhe të mesëm në disa shtëpi shëndeti në mbarë vendin.
Klinika Universitare për kirurgji të fëmijëve Shkup ka nevojë për punësimin e një motre medicinale. Kandidati duhet të plotësojë kushtet e nevojshme të theksuara në konkurs. Orari i punës është 40 orë në javë me pagë mbi 28 mijë denarë.
Spitali i përgjithshëm në Strugë ka nevojë për punësimin e 18 personave, edhe atë 8 mjek, 2 farmacist të diplomuar, 1 biokimist, 1 teknik farmaceutik dhe gjashtë motra medicinale.
Spitali i përgjithshëm i qytetit ‘8 shtatori’, ka nevojë për punësimin e 5 doktorëve dhe 2 punëtor të diplomuar social.
Klinika Universitare për sëmundje të syrit ka nevojë për 3 doktor dhe 4 motra medicinale.
Klinika Universitare për pulmologji dhe alergologjia ka nevojë për dy motra medicinale.
Shtëpia e shëndetit në Demir Hisar ka nevojë për 2 doktor, 2 motra medicinale dhe një motër medicinale me arsim të mesëm.