Ballina Aktualitet Lajme A DO TË SIGUROHET 2/3 E DEPUTETËVE? PROPOZIMI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE DREJTË...

A DO TË SIGUROHET 2/3 E DEPUTETËVE? PROPOZIMI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE DREJTË KUVENDIT

Kuvendi po pret vendimet e qeverisë në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Nga Kuvendi thonë se akoma nuk dihet se kur do të caktohet debati i komisionit për ndryshimet kushtetuese. Nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, thonë se seanca e Komisionit dhe seanca kuvendare për qasje deri tek ndryshimet kushtetuese do të caktohen menjëherë pasi që propozimi të arrijë në arkivin e Kuvendit. Kryetari i komisionit kushtetues është vetë kryetari i kuvendit Xhaferi. Sipas rregullores Komisioni për ndryshime kushtetuese ka afat prej 10 ditëve që të debatojë për propozimin për qasje deri tek ndryshimet kushtetuese.

Në lidhje me propozimin për qasje në ndryshimin e Kushtetutës në seancën e Kuvendit, zhvillohet diskutim në tërësi, i cili mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune. Deputeti gjatë shqyrtimit mund të diskutojë më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutash, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit gjatë shqyrtimit mund të diskutojë më shumë herë por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.

Koordinatorët e partive politike u takuan mëngjesin e sotëm në kuvend. Ata kërkuan që të përfundojnë të gjitha seancat e komisionit dhe i gjithë materiali të prezantohet në seancën e 15 tetorit. Kjo datë përmendet si datë eventuale për shpërbërje të kuvendit në rast se nuk sigurohen 2/3 e deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

Shumica parlamentare ende nuk ka siguruar 2/3 e votave. Deputetët e shumicës, në brifing me gazetarët, nuk përjashtuan edhe mundësinë me votim të fshehtë sipas Nenit 98 të rregullores së Kuvendit.

NENI 98 I RREGULLORES SË KUVENDIT RM-së

(1) Votimi i fshehtë bëhet me fletëvotime.

(2) Fletëvotimet doemos duhet të jenë me madhësi dhe me ngjyrë të njëjtë.

(3) Me votimin e fshehtë udhëheq Kryetari i Kuvendit, të cilit i ndihmon Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe tre deputetë nga grupet e ndryshme parlamentare, ose prej deputetëve të cilët nuk janë të organizuar në grupe deputetësh, të cilët i zgjedh Kuvendi me propozimin e Kryetarit të Kuvendit.

(4) Çdo fletëvotimi i vihet vula e Kuvendit.

VMRO-DPMNE ngelet në qëndrimin se nuk do të votoj ndryshimet kushtetuese si dhe ka kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke u bazuar në marrëveshjen e Përzhinës.

Ndryshe kryeministri Zaev, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ka përmendur 25 nëntorin.

Përgatiti: Zimer Jashari

@tn.lajmelokale
@tetovanews