Ballina Aktualitet Lajme Kuvend, ligj për shlyerjen e kamatave dhe borxheve (VIDEO)

Kuvend, ligj për shlyerjen e kamatave dhe borxheve (VIDEO)

Deputetët edhe nga radhët e pushtetit edhe ata të opozitës dhanë dritë jeshile për miratimin e ligjit për shlyerjen e interesave nga borxhet për faturat e shërbimeve komunale. Me amendamente sot u saktësua se ligji do të vlejë për faturat për taksën radiodifuzive, por edhe për telefoni fikse dhe celulare, operatorë kabllorë, mirëmbajtje të hapësirave të përbashkëta në ndërtesa, ujitje dhe drenazhim të sipërfaqeve bujqësore. Ligji do të parashikojë që të gjitha ndërmarrjet publike ose kompanitë private që do të ofrojnë shërbime ta pranojnë vendimin për shlyerjen e interesave. Më pas qytetarët në afat prej 12 muajve duhet ta paguajnë borxhin themelor ndaj tyre, por edhe borxhet ndaj noterëve, avokatëve dhe përmbaruesve, ndërsa më pas do t’u zhbllokohen llogaritë eventualisht të bllokuara të transaksionit.

Kishim harmonizim edhe të kreditorëve publik, kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm me EVN-në dhe me T-Mobile, me operatorë celularë të cilët janë kreditorët më të mëdhenj, si dhe me një numër të madh të komunave dhe ndërmarrjeve publike komunale”. – theksoi Pançe Minov, propozues i ligjit

https://youtu.be/lJ2_bExE7dY