Lëvizja Besa sot mbajti një press konferencë në Shkup për të njohur publikun për konkluzionet e sjella nga KQ. “Duke analizuar situatën aktuale politike në vend dhe epilogun nga Referendum i i mbajtur më 30 shtator, Lëvizja Besa vlerëson se përgjegjësia politike për interesat e larta shtetërore i takon përbërjes aktuale parlamentare që t’i jep shans hapjes të ndryshimeve kushtetuese.
Ne konsiderojmë se është moment historik që nëse hapet çështja e ndryshimeve kushtetuese, Lëvizja Besa do të jep propozime konkrete dhe koncize që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni si popull i dytë më i madh në vend. Në frymë të këtyre kërkesave që janë në interes të shqiptarëve në Maqedoni, Lëvizja Besa i apelon gjitha partive politike shqiptare që përmes dialogut politik dhe obligimeve që dalin nga Tryeza e përbashkët e partive parlamentare shqiptare të bëhet bashkrendimi i çështjeve me interes kombëtar të shqiptarëve”, u tha ne konferencën për shtyp.
“Duke e patur parasysh faktin se në opinion publik qarkullojnë informacione se Maqedonia mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lëvizja Besa kategorikisht hedh poshtë çdo mundësi për koalicionim parazgjedhor me LSDM-në, duke e vlersuar se çdo koalicionimi LSDM me cilëndo parti shqiptare pa u rrumbullaksuar të drejtat kushtetuese të shqiptarëve si popull i barabartë në Maqedoni do ishte në dëm të interesit të shqiptarëve. Lëvizja Besa si parti opozitare është e hapur për bashkëpunim me gjitha forcat politike shqiptare, organizatat joqeveritare apo me grupe të intelektualëve që kanë prioritet faktorizimin maksimal të votës shqiptare si mundësi e vetme për një përfaqësim politik kualitativ dhe dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoni”, u tha në press konferencë.