Dinamo Zagrebi i Arian Ademit dhe Amir Rahmanit, ka shënuar fitore në transfertë tek skuadra e Anderlehtit. Ndërsa Lazio e Riza Durmishit dhe Valon Berishës ka pësuar humbje në xhiron e dytë të Grupit H në Ligën e Evropës. Golin e vetëm mbrëmjen e kaluar e ka gjetur vetëm Veton Berisha që luan tek Rapid Viena.
Anderlecht 0:2 Dinamo Zagreb
Dinamo Zagrebi i Arian Ademit dhe Amir Rahmanit, ka shënuar fitore në transfertë tek skuadra e Anderlehtit. Mesfushori tetovar për 90 minuta ishte në fushën e lojës, ndërsa në minutën e 49 u ndëshkua me karton të verdhë. Po ashtu edhe shqiptari tjetër Rrahmani, e luajti tërë ndeshjen. Dinamo me 6 pikë e kryeson renditjen e Grupit D.
Eintracht Frankfurt – Lazio 4:1
Lazio e Valon Berishës dhe Riza Durmishit ka pësuar humbje në xhiron e dytë të Grupit H në Ligën e Evropës. Skuadra italiane u mposht si mysafire e Eintracht Frankfurtit, 4 me 1.
Riza Durmishi luajti vetëm 18 minutat e parë të ndeshjes, por lëndimi e detyroi të largohej, ndërsa Valon Berisha u paraqit nga minuta e 64-të, duke u kthyer nga lëndimi. Lazio mbylli ndeshjen me dy futbollistë më pak në fushë, pas ndëshkimit me të kuq të Bastas dhe Korreas.
Rangers 3:1 Rapid ëien
Rapid Vjena në javën e dytë të Ligës së Evropës në transfertë me rezultatin 3:1 u mund nga Glasgou Renxhers. Ndërsa Veton Berisha ishte shqiptari i vetëm që në këtë javë kë shënuar gol në ndeshjet evropiane. Ai në listën e golashënuesve u regjistrua në minutën e 42, ndërsa më parë ishte ndëshkuar me karton të verdhë.