Lënda “Tanku” është rasti i parë i Prokurorisë Speciale që është parave vendimit të plotë. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit e refuzoi si të pa bazë ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy viteve. Gruevski është fajtor për nxitjen e kryerjes së veprës penale për furnizimin e “Mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove.
Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmës ministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me burg në kohëzgjatje prej katër viteve e gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër vendimin e shkallës së parë e vërtetoi. Poposkin në maj u dënua me gjashtë vite e gjashtë muaj, ndërsa i akuzuari i dytë Gruevski u dënua me dy vite burgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjykatësi për zbatimin e sanksioneve, në pajtim me dispozitat ligjore, përgatit akt udhëzues, që e dorëzon deri te personat e dënuar në lëndën dhe të njëjtit, pas pranimit, janë të obliguar vullnetarit të paraqiten në mbajtjen e sanksionit të përcaktuar.
Vendimin e Gjykatës së Apelit, ish-kryeministri e ka pritur në gjykim në Gjykatën Penale për lëndën “Titanik” në të cilën është i akuzuar për parregullsi zgjedhore. Në pushimin e seancës Gruevski për mediat tha se kjo paraqet presion politik dhe përndjekje politike.
“Siç e dini bëhet fjalë për përndjekje politike, për proces të montuar politik që po vijon. Gjëja e vetme që u ndryshua nga konferenca për shtyp e imja në Kuvend është që bënë anulimin për pas referendumit në vend që para tij”, deklaroi Gruevski.
Në lëndën “Tanku” akuzohen edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për të cilën akuzë zhvillohet procedurë e ndarë, Gjykata Penale në prill të këtij viti e ndau procedurën për shkak pushimin mjekësor nga një spital privat, për shkak të shtatzënësisë së rrezikshme./Pacensure