Portalet e afërta me VMRO-DPMNE kanë dhënë detaje se si ish-shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov dhe njëherit një figurë e rëndësishme në VMRO-DPMNE kishte realizuar planin e bindjes së deputetëve të partisë së tij për të votuar për hapjen e Kushtetutës për të realizuar ndryshimet kushtetuese për emrin, transmeton INA.
Sipas portaleve, këtë çështje e ka shtruar mbrëmë vetë Mickoski duke thënë se partia ishte një hap para realizimit të qëllimit për zgjedhje të parakohshme dhe zbatimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur në referendumin, ku u hodhë Marrëveshja e Prespës për emrin.
Siç mësohet poashtu nga këto shkrime, Mickoski ditën e premten kur u zhvillua votimi ka marrë informacione se grupi i udhëhequr nga Mitko Jançev, ish-nënkryetar tanimë i shkarkuar, Sasho Mijallkov dhe ish-ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov po punon për të bindur deputetët për të votuar në Kuvend.
Këto veprime kanë ndikuar keq dhe se komunikimi i tyre ka qenë me Zoran Zaevin dhe vëllain e tij Vice Zaev, një biznesmen i njohur.
Aleksandar Nikolovski në komitetin qendror ka rrëfyer se si Mijallkov ka realizuar planin që rezultoi me sukses për të votuar ndryshimet kushtetuese. (INA)