Të gjithë këto që janë mbledhur këtu kanë ndarë mendjen, dhe duan të largohen nga vendi. Për tu larguar kërkojnë një vizë pune para Ambasadës së Gjermanisë në Shkup.
Rijat Ilazi e ka lënë përgjysmë edhe shkollën me qëllim që të kërkojë një jetë më të mirë jashtë vendit.
“Aryeja është për një jetë më të mirë, punë atje.
Unë kam aplikuar para dy muajve po ende po pres përgjigje, tha Rijat Ilazi.
A e ke kry shkollën?
Vitin e dytë e kam kry edhe e kam lënë, tash kam vendosur të shkoj me punu” tha Rijat Ilazi.
Sedat Mustafovski, kishte ardhur nga Dibra.
Dy djemtë e Sedatit jetojnë në Gjermani ndërsa tani po marrin edhe familjet e tyre. Ai thotë se tani do të mbetet në shtëpi vetëm me gruan e tij.
“Para 2-3 viteve e mori edhe vëllain e vet, djali e përfundoi fakultetin, nuk e pranuan, edhe ai u largua për në kurbet, tani po i marrin edhe familjen e tyre tha Sedat Mustafovski.
Tani do të mbeteni vetëm ju me gruan?
Vetëm unë edhe gruaja, pensionist, kush ka dëshirë t’i dërgojë fëmijët atje? Po ja kështu është e shkruar., tha Sedat Mustafovski.
Nga kërkesa e madhe për të marrë një vizë pune në Gjermani, po ankohen edhe fqinjët që jetojnë afër Ambasadës gjermane.
Aleksandra jeton përballë ambasadës. Ajo thotë se personat që vijnë të aplikojnë po i zënë oborrin për të pushuar.
“Siç mund ta shihni problemi nuk është zgjidhur, sepse kemi njerëz që qëndrojnë këtu për të pushuar me orë të tëra dhe qëndrojnë në oborrin tonë. 01 15 Nuk e di sa njerëz vijnë këtu por vetëm e di që deri në fund të vitit të gjithë vendet për të aplikuar për vizë tani më janë të zëna”, tha Aleksandra Maksimovska Stojkova – Qytetare
Para disa ditësh, ambasadori gjerman në Maqedoni Tomas Gerberih theksoi se çdo ditë ka 70 deri në 80 aplikime për viza pune në ambasadën e tyre. Sipas tij, për një vend si ky i yni me 1 milion e 500 mijë banorë, ky është një numër shumë i madh. Ndoshta jo të gjithë aplikuesit do të marrin vizë, shumica prej tyre do të mund të marrin. Sipas të dhënave, në Gjermani jetojnë rreth 100 mijë shtetas nga Maqedonia.