Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, në emisionin 360 në Alsat M, ka folur se referendumi dështoi për shumë arsye, njofton Infomagazin.
Sela ka theksuar se akoma pa përfunduar referendumi, mundoheshin të gjejnë fajtorin, edhe atë brenda ditës së votimit, duke adresuar fajin te shqiptarët. Kjo sipas Selës u bë shumë debat pse dështoi referendumi, duke shënjestruar se shqiptarët kanë dalë vetëm 80 mijë votues, gjë që vlerësoj se është një gënjeshtër me bisht. /Infomagazin/