Ballina Aktualitet Lajme Shekerinska: Nëse nuk i bindim deputetët për 7- 10 ditë, do të...

Shekerinska: Nëse nuk i bindim deputetët për 7- 10 ditë, do të shpallim zgjedhje

Dje qytetarët votuan me dinjitet. Porositën se rruga jonë dhe e ardhmja janë në NATO dhe BE. Votuan më shumë se 660 mijë qytëtarë. Nga gjithë ata që votuan, mbi 91 për qind kanë votuar për Maqedoni Evropiane.

Në rast të daljes më të lartë dhe numri të përgjigjej me dalshmërinë më të madhe në historinë e Maqedonisë, 1.16 milionë, ky rezultat do të nënkuptonte “për”, ka thënë zv/kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke shtuar se “ideja jonë mori më shumë vota nga cilido fitues në zgjedhjet parlamentare”, transmeton MEDIAL.

Deri te deputetët ajo dërgoi porosi se nuk kanë opsion tjetër të vërtetë përveç se të ndjekin zërin e shumicës dhe të votojnë. Madje, 7- 10 ditët e ardhshme do të bëjnë konsultime me deputetët dhe do të vlerësojnë siç tha, “nëse do e fillojnë procedurën në Kuvend për ndryshimet kushtetuese apo do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

Nëse merren vesh me disa deptuetë, Shekerinska tha se u besojnë në fjalët se do të votojnë.