Për të tretin vit me radhë organizohet takimi poetik i shkrimtarëve për fëmijë dhe të rinj, me të vetmin qëllim, ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes lexuesve dhe adoleshentëve me autorët e letërsisë për fëmijë dhe jo vetëm.
Pasi ky vit është quajtur viti i Gjergj Kastriotit Skëndërbeu dhe përkon me 550 vjetorin e vdekjes së tij, ishte zgjedhur shkolla e fshatit Poroj që edhe mban emrin e heroit kombëtar për organizimin e këtij manifestimi. I njëjti u shoqërua shoqërua me lexim të poezive nga ana poetve dhe nxënësve të grupeve letrare të shkollave fillore, ku për këtë të fundit u ndanë edhe cmime. /Art Channel