Ballina Kronika Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – Korrik, Qershor, Maj dhe...

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – Korrik, Qershor, Maj dhe Prill 2025

Njoftimet nga policia:

Më 30.07.2025 në orën 15:30 në SPB Tetovë, një 46-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga një person që është prezantuar se është nga Shkupi dhe përfaqësues i një kompanie që bënte transportin e automjeteve nga Zvicra në Maqedoni. Sipas denoncimit, gjatë këtij muaji, ai ka kontaktuar me personin në një rrjet social dhe janë marrë vesh që t’i transportonte një automjet “Mercedes” nga Zvicra për shumën prej 1.000 eurosh. Siç është denoncuar, personi i ka dërguar faturë dhe i ka kërkuar që paratë t’i dërgojë përmes transferit të shpejtë të parave tek një person tjetër. Gjithashtu, sipas denoncimit, pasi personi nuk e ka marrë automjetin dhe i ka dhënë arsye të ndryshme për këtë, ai ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 30.07.2025 në orën 12:40 në Departamentin Policor Kamjan, personi Sh.K.(46) nga Tetova, me vendbanim në Kumanovë, ka denoncuar se në orën 12:00 në fshatin Pllaçisht i Poshtëm, derisa ishte në tarracën verore të një pike karburanti, ndërmjet tavolinave ka rënë një plumb i devijuar nga një armë zjarri. Inspektimi në vendin e ngjarjes është kryer nga një ekip i SPB Tetovë dhe predha është marrë për masa të mëtejshme.
……
Më 30.07.2025 rreth orës 13:20 në DPB Gostivar është denoncuar se në oborrin e shtëpisë në pronësi të personit N.T.(49) në lagjen „Mllaki 2“ në Gostivar, është gjetur një plumb i devijuar nga një armë zjarri. Është kryer inspektimi dhe predha është marrë për procedurë të mëtejshme.
……
Më 30.07.2025 në orën 15:50, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë arrestuar personin M.Sh.(48) nga Gostivari, i cili ishte denoncuar nga G.J.(49) nga Gostivari se rreth orës 14:45 në rrugën „Major Çede Filipovski“ kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive ndaj saj. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 30.07.2025 në orën 23:30 në DPB Gostivar, A.S.(18) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 22:30 në vendin e punës në një objekt hotelerik në rrugën „Ilinden“, një grua me inicialet T.V. është sjellë agresivisht ndaj saj dhe ndaj E.F. dhe ka derdhur gjësendet në objekt. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 30.07.2025 në orën 22:00 në SPB Tetovë, personi I.J. nga fshati Pallaticë e Tetovës, ka denoncuar se ka rënë zjarr në shtëpinë në pronësi të personit Xh.N.(68) në fshatin Pallaticë. Zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Tetovë, ndërsa për shkak të thithjes së tymit në Qendrën Emergjente Tetovë janë transportuar dy të mitur dhe një femër. Inspektimi është kryer nga një ekip i SPB Tetovë.
……
Më 30.07.2025 në orën 08:00 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale nga Kryqëzimi Mavrovë – Manastiri “Shën Jovan Mbiguri”, në vendin e quajtur „Boletin“, personi M.I.(49) nga fshati Zhirovnicë, komuna Mavrovë dhe Rostushe, duke drejtuar një motoçikletë „Kimko“ me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident me lëndime të rënda trupore është lënduar motoçiklisti, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar. Ekspertiza është kryer nga një ekip i DPB Gostivar.
……
Gjatë ditës së djeshme (30 korrik) në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 47 drejtues mjetesh (TE-28 dhe GV-19) për parkim të parregullt, nga të cilët 30 (TE-16 dhe GV-14) janë ngritur me automjetin special merimangë. Janë sanksionuar edhe 55 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-43 dhe GV-12).

Më 29.07.2025 në orën 12:45, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.L.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje” sipas nenit 235 të Kodit Penal. Tek ai janë gjetur sende që burrojnë nga dy vepra penale dhe një pjesë e tyre u janë kthyer pronarëve. R.L. është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
……
Më 29.07.2025 në orën 18:15 në rrugën ,,29-Nëntori” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M.(19) nga Shkupi, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më 29.07.2025 në orën 08:45, punonjës policie nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin M.T.(58) nga fshati Tatesh i Epërm i Strugës, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar me automjetin e tipit “Audi” me targa zvicerane në autostradën Gostivar – Tetovë, në afërsi të kyçjes së Kamjanit. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor është konstatuar se ai e drejtonte automjetin me 176 kilometra në orë në një vend ku me shenjë shpejtësia është e kufizuar në 80 kilometra në orë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
……
Më 30.07.2025 në orën 00:50 në një objekt hotelierik në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin R.P.(30) nga fshati Llërcë e Tetovës, sepse ka shfaqur sjellje agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të hartohet parashtresë përkatëse.
……
Më 30.07.2025 në periudhën nga ora 01:05 deri në orën 02:10 në rajonin e DPB Gostivar është kryer një kontroll aksion në një objekt hotelierik- klub nate në rrugën “Ilinden” në Gostivar, pronë e personit J.A.(49) nga Gostivari, janë gjetur 15 femra, nga të cilat 11 shtetase maqedonase dhe katër shtetase të huaja të moshës nga 31 deri në 42 vjeç nga Serbia dhe Ukraina. Shtetaset e huaja janë shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Më 29.07.2025 në orën 18:50 në një fshat të Gostivarit, punonjës policie nga Departamenti Policor Gallatë kanë privuar nga liria personin G.A.(44) nga ai fshat, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin 21-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Më 29.07.2025 në orën 11:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se tek ata me lëndime është sjellë R.Ç.(41) nga India, me qëndrim të përkohshëm në rajonin e Tetovës. Sipas raportit, ai i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës për një firmë në autostradën në ndërtim Gostivar – Kërçovë. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer inspektimin.
……
Më 28.07.2025 në orën 22:30 në SPB Tetovë, R.S.(59) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, ka raportuar se nga një plumb i padestinuar nga arma e zjarrit i është dëmtuar çatia e tarracës së shtëpisë së tij familjare, ndërsa ai ishte ulur në tarracë me nipin e tij të mitur. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 29.07.2025 në orën 19:10 në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(39) nga Tetova. Ai në orën 17:20 në SPB Tetovë ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 35-vjeçare në shoqëri me punonjës të Qendrës për Punë Sociale Tetovë se një ditë më parë kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur dhe e kishte kërcënuar atë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
…….
Gjatë ditës së djeshme (29-korrik) në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 35 shoferë (TE-10 dhe GV-25) për parkim të parregullt, nga të cilët 20 (TE-9 dhe GV-11) janë ngritur me automjetin special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 40 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-19 dhe GV-21).

Më 29.07.2025 në ora 00:50, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(22) nga Tetova, pasi që te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 28.07.2025 në ora 16:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.S.(19) nga f. Trebosh i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar se më 25.07.2025 në f. Trebosh ka sulmuar fizikisht personin M.S.(40) nga i njëjti fshat. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 28.07.2025 në ora 16:45 në f. Gjermë të Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personat J.S.(34) dhe T.B.(37), të dy nga f. Saraqinë e Tetovës. Ata janë zënë nga punonjësit e Ndërmarjes publike “Pyjet Kombëtare” duke prerë dru pa leje përkatëse. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës sipas nenit 235 të Kodit Penal dhe nenit 57 të Ligjit për Pyjet.
……
Më 28.07.2025 në ora 08:35 në SPB Tetovë, personi B.B.(66) nga f. Reçicë e Madhe e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 07:00, për shkak të marrëdhënieve të papastruara, është sulmuar fizikisht nga personin N.”pnj” nga f. Reçicë e Vogël, Tetovë, i cili ia ka marrë edhe automjetin e tij “fiat”. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 28.07.2025 në ora 19:20 në SPB Tetovë, L.R.(26) nga Republika e Kroacisë, me qëndrim në f. Pirok, Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 15:00 në rrugën rajonale f. Gradec – f. Pirok, personat B.F. dhe B.F., me të cilët nuk ishte në marrëdhënie të mira, janë përpjekur ta sulmojnë fizikisht dhe i kanë dëmtuar automjetin e tij “bmw”. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 28.07.2025 në ora 23:50 në DPB Gostivar, një grua 59-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 21:40 në shtëpinë e saj është sulmuar fizikisht nga nusja e saj L.A. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 29.07.2025 në ora 02:00 në DPB Gostivar, I.S.(44) nga f. Balindoll i Vjetër i Gostivarit, ka denoncuar se ditën e mëparshme rreth orës 22:30 në objektin hotelierik në Gostivar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 28.07.2025 në ora 16:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë arrestuar personat A.I.(47) dhe A.S.(64) nga Gostivari, pasi që në një objekt hotelierik në Gostivar janë sjellë në mënyrë agresive ndaj A.M.(38) nga Gostivari dhe janë përpjekur ta sulmojnë fizikisht. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Sot (29.07.2025) në ora 01:40 në DPB Gostivar është denoncuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ilinden” në Gostivar, mes automjetit “bmw” me targa zvicerane, i drejtuar nga I.M.(38) nga f. Balindoll i Gostivarit dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.B.(18) nga Gostivari. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë motoçiklisti, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Drejtuesi i automjetit I.M. është privuar nga liria, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, ekspertizën e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Gjatë ditës së djeshme (28 korrik) në zonën e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 32 drejtues mjetesh (TE-16 dhe GV-16) për parkim të parregullt, prej të cilëve 17 (TE-10 dhe GV-7) janë ngritur me automjet special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 53 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-32 dhe GV-21).

Më 28.07.2025 në orën 02:30 në rrugën lokale f. Bogovinë – f. Sellcë e Keç, punonjës policie nga Departamenti i Policisë Kamjanë kanë privuar nga liria personin A.I. (20) nga Zvicra, me vendbanim në f. Dellogozhdë të Strugës, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 27.07.2025 në orën 14:05, në SPB Tetovë, personi Z.H. (50) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 13:30, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, në objektin e tij hotelerik është sulmuar fizikisht nga F.M. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 27.07.2025 në ora 23:15, në SPB Tetovë, 32-vjeçarja S.T. nga Tetova ka denoncuar se në rrugën “180” në Tetovë, ajo, djali i saj i mitur 15-vjeçar dhe M.S. (46) janë sulmuar fizikisht nga personi I.Xh. (50) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 28.07.2025 në orën 05:10, personi 45-vjeçarja Xh.H. nga Gostivari ka denoncuar në DPB Gostivar se rreth orës 03:00 në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, djali i saj 14-vjeçar është sulmuar fizikisht nga B.S. nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 27.07.2025 në SPB Tetovë, personi Z.H. (30) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 21:30, ndërsa ishte ulur në oborrin e tij në rrugën “Kiro Ristoski-Drnc” në Tetovë, ka rënë një plumb i humbur nga arma e zjarrit dhe ka dëmtuar automjetin e tij “Audi” me targa zvicerane, i cili ishte parkuar në oborr. Është kryer inspektim dhe është gjetur një predhë, e cila është marrë për procedurë të mëtejshme.

Tetova News në YouTube:

Më 26.07.2025, në orën 23:40, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personat O.S. (20) dhe B.S. (24) nga Pallatica e Tetovës, A.U. (21), J.U. (24) nga Debreshi i Gostivarit, A.S. (25) nga Vërtoku i Gostivarit, dhe K.O. (23), D.I. (25) dhe D.E. (21) nga Sellca, sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes vete, në të cilën D.E. nga fshati Sellcë u lëndua me send të mprehtë. Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse. Hetimin në vendin e ngjarjes e kreu një ekip nga SPB Tetovë, dhe mjeti i mprehtë u gjet dhe u mor për procedurë të mëtejshme.

Më 27.07.2025, në rrugën rajonale Tetovë – f. Zhelinë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin N.R. (44) nga Tetova sepse tek ai u gjet dhe u konfiskua materie e bardhë pluhuri. Ai është mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 27.07.2025, në orën 04:15 në f. Sellarc e Epërme të Tetovës, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor Kamjanë e kanë privuar nga liria personin H.Z.(66) nga f. Sellarc e Epërme, sepse tek ai është gjet dhe u konfiskua marijuanë. Ai është mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 26.07.2025, në orën 17:20 në Gostivar, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor për Sigurinë e Trafikun Rrugor Gostivar e kanë privuar nga liria personin D.A. (61) nga Gostivari. Gjatë marrjes së masave në lidhje me një aksident trafiku të ndodhur më parë, në të cilin ai kishte marrë pjesë, u konstatua se ai drejtonte automjetin nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht iu matën 1.83 promilë alkool në gjak. Ai është mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

……
Më 26.07.2025, në orën 22:50, në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin L.M. (25), duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se rreth orës 22:00, me përdorim të forcës fizike kishte kryer dëmtim të automjetit të pasagjerëve “Dacia” me targa të Gostivarit, pronësi e ELEM. Me këtë rast, u konstatua se ai ishte nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht iu matën 1.99 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
…….
Më 26.07.2025, në orën 16:40 në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria A.Q. (31) nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim në rrethinën e Gostivarit, motrën e saj M.J. (22) nga rrethina e Tetovës, ndërsa më 27.07.2025 është privuar nga liria edhe shoqja e tyre E.I. (23) nga rrethina eTetovë, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm nga bashkëshorti 34-vjeçar i A.Q. se në periudhën gjatë qëndrimit në Itali, A.Q., M.J. dhe E.I. kishin incizuar dhe i kishin dërguar video me përmbajtje pornografike të djalit të tij trevjeçar. Ato u mbajtën në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse sipas neneve 201 dhe 193-a të Kodit Penal.
…….
Më 26.07.2025, në orën 16:45, në rrugën “Bane Veljanoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin O.I. (40) nga Gostivari, sepse ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke gjuajtur me pistoletë sinjalizuese në një festë familjare. Ai është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, pistoleta iu konfiskua dhe kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.
……
Më 26.07.2025, në orën 15:30 në SPB Tetovë, personi A.SH. (20) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 15:00, para një objekti hotelerik në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një grindjeje verbale, ishte sulmuar fizikisht nga A.A. (18) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 26.07.2025, në orën 10:10 në DPB Gostivar, personi SH.I. (40) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 09:50 në rrugën “Nikolla Parapunov”, pas një grindjeje verbale, ishte sulmuar fizikisht nga H.O. nga Gostivari, pas së cilës i ishte kundërpërgjigjur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më 25.07.2025 në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 22:50 në rrugën rajonale Zhelinë-Siriçinë, Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.Sh. (19) nga fshati Shemshevë, komuna Jegunovcës, ka dalë nga rruga. Në aksident A.Sh. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerja e tij 14-vjeçare ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimi në venbngjarje është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.
…..
Më 25.07.2025 në ora 09:30, nga Qendra Emergjente pranë Spitalit Klinik të Tetovës, kanë raportuar se Sh.N. nga Tetova e ka sjellë vëllain e tij I.N. i cili, sipas raportimit, ishte lënduar gjatë një sulmi fizik. Menjëherë është vepruar sipas raportimit dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 26.07.2025 në ora 04:30, nëpunësit policorë të DPB Gostivar, kanë arrestuar personat M.V.(20) nga fshati Banjicë e Epërme dhe N.M.(18) nga Gostivari, të cilët kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, fyerje dhe sjellje agresive. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet kallëzim përkatës sipas neneve 4 dhe 6 të Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike.
…..
Më 25.07.2025 në ora 20:30 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, nëpunësit policorë të DPB Gostivar, për shkak të një kërcënimi të siguridë të raportuar më parë, kanë arrestuar personin A.I.(66) nga fshati Simnicë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 25.07.2025 në ora 20:30 në Stacionin Policor Grupçin, M.S.(41) nga fshati Trebosh, ka raportuar se para një objekti hotelerik në qendër të fshatit është sulmuar fizikisht nga N.S. nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Më 25.07.2025 në ora 19:30, nëpunësit policorë të Njësia Policore Gallatë, kanë privuar nga liria personat E.M.(31) dhe Sh.K.(45), të dy nga fshati Vrapçisht, të cilët janë zënë nga nëpunësit policorë me automjet ngarkues “Ford” me targa të Gostivarit, duke ngarkuar tre metra kub dru zjarri, të cilat ishin prerë ilegalisht, pa vulë dhe pa leje përkatëse. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës, ndërsa automjeti me dru është dorëzuar në policinë e pyjeve.
……
Më 25.07.2025 në ora 12:30, nëpunësit policorë të Njësia Policore Kamnjan kanë privuar nga liria personin M.S.(43) nga fshati Bogovinë, i cili ishte raportuar nga ish-bashkëshortja e tij 35-vjeçare dhe dy fëmijët e mitur, se në shtëpinë familjare i ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 25.07.2025 në ora 23:40 në DPB Gostivar, personi S.M.(47) nga fshati Batincë e Shkupit, ka raportuar se pas një zënke verbale rreth një vendi parkimi para një objekti hotelerik në fshatin Vërtok të Gostivarit, një mashkull që drejtonte një automjet pasagjerësh “BMW” me targa gjermane, ka dalë nga automjeti dhe e ka kërcënuar me thikë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më 24.07.2025 në orën 15:30 në Gostivar, punonjësit e policisë të Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar kan; privuar nga liria personin A.M.(38) nga Gostivari, I cili ishte denoncuar nga personi H.J.(33) nga Gostivari se rreth orës 13:30 në punishten e tij në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, pas një zënke të shkurtër, e kishte sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe një send të mprehtë dhe i kishte shkaktuar lëndime, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet denoncimi përkatës.
……
Më 25.07.2025 në orën 02:40 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjësit e policisë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin D.S.(49) nga fshati Bërvenicë e Tetovës. Gjatë marrjes së masave pas një aksidenti komunikacioni të ndodhur më parë në atë rrugë, në të cilin D.S. kishte marrë pjesë me automjetin e tij “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me anë të alkooltestit u konstatua se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i ishin matur 1.78 promile alkool në gjak. D.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet parashtresë përkatse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
……
Më 24.07.2025 në orën 11:00 në Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar, S.M.(32) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 00:30 në rrugën “Major Çede Filipovski”, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga B.N. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.07.2025 në orën 00:30 në Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar, personi B.M.(39) nga Gostivari ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 23:10 para shtëpisë së tij, pas një zënke të shkurtër për trafikun, ishte sulmuar fizikisht nga fqinji i tij N.T. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 25.07.2025 në orën 03:00, punonjësit e policisë të Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personin G.Xh.(38) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se në shtëpinë e tij familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 61-vjeçare dhe i kishte kërkuar para. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Më 24.07.2025 në orën 20:10 në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Gj.S.(37) nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 19:00 e kishte sulmuar fizikisht personin F.B.(34) nga Tetova. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 24.07.2025 në SPB Tetovë, N.R.(69) nga fshati Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 21:00 kishte vërejtur se çatia e garazhit dhe xhami i pasmë i automjetit të tij të tipit “Suzuki” me targa të Tetovës ishin dëmtuar nga një plumb i padestinuar. Në automjet është gjetur predha, ndërsa ekspertizën e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
……
Më 24.07.2025 në orën 19:15 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, punonjësit e policisë të Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personin J.M.(30) nga Republika e Shqipërisë, sepse kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive, arrogante dhe të pahijshme. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 24.07.2025 në orën 20:30 në SPB Tetovë, personi F.Z.(38) nga Tetova ka denoncuar se në fshatin Xhepçisht të Tetovës, gjatë lëvizjes kishte marrë zjarr automjeti i tij “Mercedes” me targa të Tetovës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Tetovë.
……
Më 24.07.2025 në orën 17:30 në Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, para vendit të quajtur “Hani i Rostushës”, kishte ndodhur një aksident komunikacioni mes automjetit të tipit “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.R.(45) nga fshati Skudrinje e Dibrës dhe automjetit të tipit “Volkswagen Tiguan” me targa sllovene, i drejtuar nga T.Z.(59) nga Dibra. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi pasagjerja në automjetin “Opel”, A.A., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja në automjetin “Tiguan” – R.Z., të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Dibër. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Dibër.
……
Më 24.07.2025 në orën 23:40 në Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar-fshati Çegran, personi S.S.(24) nga fshati Forinë e Gostivarit, duke drejtuar një moped ka humbur kontrollin dhe ra në rrugë. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Gostivarit. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.
……
Më 24.07.2025 në orën 19:54 në Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar është denoncua se në rrugën “JNA” në Gostivar, një 10-vjeçar nga Gostivari, duke drejtuar një trotinet elektrik, kishte humb kontrollin dhe ishte rëzuar. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Gostivarit. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.
……
Gjatë ditës së djeshme (24 korrik) në rajonin e SPB Tetovë është kryer një kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 24 drejtues mjetesh (TE-14 dhe GV-10) për parkim të parregullt, nga të cilët 13 (TE-10 dhe GV-3) u morën me automjet special “merimangë”. U sanksionuan edhe 23 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-10 dhe GV-13).

Më 22.07.2025 në orën 22:20 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat B.L.(30) nga Tetova dhe F.A.(32) nga Danimarka, me vendbanim në fshatin Xhepçisht të Tetovës, sepse tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 23.07.2025 në orën 02:10 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Q.S.(47) nga Tetova, sepse tek ai është gjetur një substancë e bardhë pluhuri. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës.

Më 23.07.2025 në orën 20:30, në rrugën “Iliria” në Tetovë, punonjës policie të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin V.A. nga fshati Sërmnovë e Gostivarit, sepse atij i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 24.07.2025 në orën 01:15, punonjës policie të Stacionit Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin D.B.(42) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i cili drejtohej nga D.B., dhe pas masave të marra është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.94 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pandërgjeqshëm i automjetit”.
…..
Më 24.07.2025 në orën 00:35 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente Gostivar është raportuar se për ndihmë mjekësore kanë pranuar dy të mitur, të cilët ishin helmuar gjatë konsumimit të alkoolit në një objekt hotelierik në Gostivar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…..
Më 23.07.2025 në orën 14:00 në SPB Tetovë, personi A.B. (27) nga Tetova ka denoncuar se në orën 13:30 në rrugën “Iliria” në Tetovë, pas një grindjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga S.A.(50) nga fshati Strimnicë, Tetovë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 23.07.2025 në orën 19:10 në SPB Tetovë, personi A.I.(46) nga fshati Bogovinë ka denoncuar se rreth orës 18:10 në rrugën “172” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga N.”pnj”(40) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Më 23.07.2025 në orën 10:00 në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “JNA” në Tetovë, personi M.R.(49) nga Tetova, duke drejtuar një motoçikletë “Honda” me targa të Tetovës, ka dalë nga rruga. Në aksident, M.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje.
…..
Më 23.07.2025 në orën 22:45 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti “Mercedes” me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga N.R.(41) nga Tetova dhe një automjeti “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.J.(22) nga fshati Çellopek i Tetovës. Në aksident, pasagjerja e automjetit “Audi” – B.Xh.(19) nga Tetova, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje.
……
Më 22.07.2025 në orën 19:30 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB-Tetovë kanë arrestuar personin S.M.(19) nga Shkupi, me qëndrim në Tetovë, sepse tek ai është gjetur një biçikletë, e cila paraprakisht ishte raportuar e vjedhur. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 22.07.2025 në orën 21:50 në DPB Gostivar, S.A.(20) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 20:30 para një objekti shitjeje në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, një person është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe shokut të tij dhe i ka treguar pistoletë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 22.07.2025 në orën 19:10 në DPB Gostivar, R.M.(42) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 17:00 në shtëpinë e tij ka ardhur personi Xh.A., të cilit i kishte borxh dhe i ka kërkuar paratë, si dhe e kishte kërcënuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 22.07.2025 në orën 21:15 në fshatin Raven të Gostivarit, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin Sh.S.(34) nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se rreth orës 20:30 në një objekt hotelierik të R.S.(60) nga fshati Raven është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 22.07.2025 në orën 13:00 në DPB Gostivar, I.R.(70) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 10:30 në rrugën “Vëllazërimi” në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij M.A. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 23.07.2025 në orën 00:50 në SPB Tetovë, N.Z.(43) dhe K.V.(36) nga fshati Bërvenicë e Tetovës, kanë denoncuar se një ditë më parë rreth orës 22:45 në hyrje të stadiumit të AMC në Tetovë, djemtë e tyre të mitur janë sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (22 korrik) në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 34 shoferë (TE-20 dhe GV-14) për parkim të parregullt, prej të cilëve 33 (TE-20 dhe GV-13) janë tërhequr me automjetin special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 28 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-17 dhe GV-12).

Më datë 20.07.2025 në Njësinë policore Tearcë, personi S.M.(50) me banim të përkohshëm në Danimarkë, ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 10:00 në fshatin Odër është sulmuar fizikisht nga fqinji R.F.(65). Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

                                                ……

Më datë 21.07.2025 në ora 00:40, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin M.M.(34) nga Tetova, i cili ishte denoncuar se rreth orës 00:30 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë ka sulmuar fizikisht 36-vjeçaren F.Z. nga Tetova. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse.

                                                 ……

Më datë 21.07.2025 në ora 03:10, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin N.Sh.(26) nga Gostivari, i cili ishte denoncuar se të njëjtën ditë në oborrin e shtëpisë së tyre familjare ka sulmuar fizikisht vëllain e tij 25-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasoj parashtresë përkatëse.

                                              ……

Më datë 20.07.2025 në ora 23:50, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin V.L.(41) nga Gostivari, i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare se rreth orës 20:00 e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të pasoj parashtresë përkatëse.

                                           ……

Më datë 20.07.2025 në ora 18:00 në DPB Gostivar, L.A.(33) nga fshati Çegran, i punësuar në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit-Gostivar, ka denoncuar se rreth orës 15:00, ndërsa po kryenin ndërhyrje për shuarjen e një zjarri në atarin e fshatit Forinë, së bashku me zjarrfikësit e tjerë, në vendngjarje iu afrua një person i panjohur rreth 60 vjeç dhe filloi t’i kërcënonte. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Sot (20.07.) në orën 03:15, në rrugën „Bllagoja Toska“ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin E.N.I. (18) nga Danimarka me qëndrim në fshatin Shemshovë të Tetovës. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
…….
Sot (20.07.) në orën 02:20, në rrugën „Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, punonjës policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personin A.S. (60) nga Gostivari, i cili ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, sharje dhe sjellje agresive. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse sipas nenit 6 të Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike.
…..
Më 19.07.2025, në orën 11:40, në rrugën „Goce Dellçev“ në Gostivar, punonjës policie të Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.A. (68) nga Gostivari, pas një denoncimi paraprak nga S.Q. (43) nga fshati Çajle e Gostivarit, sepse pa asnjë arsye apo debat, Z.A. kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar denoncuesin se do ta vriste. I denoncuari është ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse.
…….
Sot (20.07.) në orën 00:30, në rrugën „Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, punonjës policie nga Departamenti i Policisë së Trafikut Gostivar, kanë privuar nga liria personin N.M. (54) nga Gostivari, i cili drejtonte një automjet tip „Citroen“ me targa të Shkupit, nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht me 1.77 promila alkool në gjak. N.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse sipas nenit 247-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“.
……..
Më 19.07.2025, në orën 22:40, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Shipkovicë kishte marrë zjarr një automjet tip „Citroen Berlingo“ me targa të Tetovës, në pronësi të R.R. (55) nga i njëjti fshat. Automjeti është djegur plotësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, dhe zjarri është shuar nga Njësiti Zjarrfikës Territorial i Tetovës. Në vendngjarje kanë dalë punonjës policie nga SPB Tetovë.
…….
Më 19.07.2025, në orën 17:50, në NjP Kamnjan, R.M. nga fshati Bogovinë ka raportuar se para objektit të tij, një dyqan, në rrugën lokale Bogovinë – Sellcë Keq, dy fëmijë të mitur nga i njëjti fshat kishin djegur kuti kartoni, duke shkaktuar një zjarr i cili ishte shuar nga kalimtarë të rastit. Nga zjarri është dëmtuar një tendë çati, është thyer xhami ekspozues dhe është dëmtuar kompresori i një frigoriferi. Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendngjarje.
…….
Më 19.07.2025, në orën 10:30, në SPB Tetovë, H.H. (49) nga Tetova ka raportuar se i ishte vjedhur një motoçikletë e markës „Yamaha“ me targa zvicerane, e cila ishte parkuar në rrugën „180“ në Tetovë. Po merren masa për gjetjen e motoçikletës dhe zbardhjen e rastit.
…….
Më 19.07.2025, në orën 11:40, në SPB Tetovë, D.B. (25) nga Tetova, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 19:00, në rrugën „Iliria“ në Tetovë, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 19.07.2025, në orën 14:50, në SPB Tetovë, H.H. (20) nga Republika e Kosovës me adresë të përkohshme banimi në Gostivar, ka raportuar se nga data 16.07.2025 deri në momentin e denoncimit, në telefonin e tij celular i kishin ardhur mesazhe se përmes kartës së tij bankare ishin kryer transaksione pagesash online të cilat ai nuk i kishte kryer ai dhe se nga keqpërdorimi i të dhënave të tij të transaksionit ishte dëmtuar me mjete financiare në vlerë prej 750.52 dollarë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më datë 18/19.07.2025, në periudhën prej ora 22:30 deri ora 00:30, punonjësit e policisl nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin e Punës, kanë kryer një kontroll aksion me baza të ndryshme në objekte hotelierike në zonën e Stacionit Policor Tetovë. Gjatë kontroll aksionit në një objekt hotelierik në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, është privuar nga liria personi A.O. (28) nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë; gjithashtu për shkak të qëndrimit të padeklaruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është ndaluar edhe shtetasi i huaj G.I. (30) nga Republika e Shqipërisë. Të dy janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
…..
Më 19.07.2025 në orën 01:00, në rrugën “Iliria”, në afërsi të një objekti hotelierik në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin V.K. (21) nga fshati Tenovë, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar, një boks metalik e kombinuar me thikë, një paper sprej dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.
……
Më 18.07.2025 në orën 23:45, punonjësit e policiesë nga Departameti i Policisë Tearcë kanë arrestuar personin J.B. (53) nga fshati Dobrosht, pas një denoncimi të mëparshëm se në oborrin e tij kishte djegur mbeturina dhe ishte përhapur erë e pakëndshme. Me të mbërritur në vendngjarje, edhe pse u konstatua se mbeturinat e djegura ishin shuar, gjatë marrjes së masave J.B. është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë dhe ka folur në mënyrë të paqartë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
…….
Më 18.07.2025 në orën 16:25 nga Qendra Emergjente Gostivar është denoncuar se tek ata është sjellë një person i lënduar gjatë punës. Duke vepruar sipas denoncimit është konstatuar se bëhet fjalë për shtetasin e huaj nga Republika e Shqipërisë, K.F. (25) i cili duke punuar në fshatin Forinë me dru, ka pësuar lëndim të rëndë trupor. Për shkak të karakterit të lëndimeve, ai është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” Shkup. Janë duke u marrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 18.07.2025 në orën 17:55 në SPB Tetovë, personi V.A. nga fshati Reka e Hekurt e Gostivarit, ka denoncuar zjarr në shtëpinë e tij në fshat. Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe është konstatuar se në zjarr janë djegur një shtëpi në pronësi të M.M. dhe një kasolle në pronësi të D.M. të cilat janë djegur plotësisht. Nuk ka persona të lënduar dhe zjarri është lokalizuar nga Njësiti i zjarrëvikjes së Gostivarit. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer inspektim në vendngjarje.
…..
Më 18.07.2025 në orën 15:30 në SPB Tetovë, është denoncuar se në rrugën “Lubo Bozhinovski” ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet automjetit motorik të tipit “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga T.I. (42) nga Tetova, i cili ka goditur një biçikletë të drejtuar nga S.S. (68) nga Tetova. Në aksident S.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Ai është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku edhe u ka nënshtruar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendngjarje, dhe për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik pranë Prokurorisë Themelore Publike Tetovë.

Më 17.07.2025 në orën 19.15, punonjësit е policisë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.F. (38) nga Gostivari sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar substancë e bardhë pluhur. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 17.07.2025 në orën 23.35, punonjësit e policisë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin H.U. (31) nga Gostivari sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar substancë e bardhë pluhur. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet parashtresë përkatëse.
…….
Sot (18.07.2025) në orën 03.35 në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë, pranë ,,Mbikalimit të Treboshit”, punonjës të policisë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria peronat A.E. (23) nga fshati Dobrosht dhe D.M. (25) nga Norvegjia. Gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve ,,Opel Corsa” me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin, janë gjetur nëntë pako me marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 17.07.2025 në orën 20.50, punonjësit e policisë nga Departamenti Policor Mavrovë kanë arrestuar personin N.S. (37) nga Gostivari, sepse në një objekt hotelerik në Mavrovë ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme ndaj familjes së tij. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 18.07.2025 në orën 05.30 në fshatin Xhepçisht të Tetovës, punonjës të policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M. (33) nga fshati Xhepçisht. Tek ai është gjetur vajza 13-vjeçare nga një fshat i Tetovës, për të cilën më parë nëna e saj 44-vjeçare kishte denoncuar se ishte larguar nga shtëpia. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe është përfshirë edhe shërbimi i Qendrës për Punë Sociale Tetovë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të bëhet një kallëzim përkatës sipas nenit 190-a të Kodit Penal.
……
Më 17.07.2025 në orën 18.00 në SPB Tetovë, një 74-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se rreth tre javë më parë ishte mashtruar nga një person për shumën prej 100 eurosh. Sipas denoncimit, personi i kishte premtuar se do t’i kryente punë në Fondin e Shëndetësisë për të marrë kujdes për personat e tjerë, i kishte marrë 100 euro si paradhënie dhe i kishte thënë se do të duhej të paguante edhe 100 euro pasi të përfundonte punën. Siç është denoncuar, nga ajo ditë personi nuk i ishte përgjigjur në telefon dhe nuk e kishte kryer punën. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 17.07.2025 në orën 16.20 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është denoncuar se tek ata është sjellë për ndihmë mjekësore një 12-vjeçar i lënduar nga fshati Sedllarevë. Sipas denoncimit, ai kishte pësuar lëndime nga goditja elektrike ndërsa luante pranë një transformatori në fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 17.07.2025 në orën 21.34 në Stacionin Policor Gostivar është denoncuar se në rrugën „Vëllezërit Gjinoski“ në Gostivar, automjeti i pasagjerëve „BMW“ me targa zvicerane, i drejtuar nga Xh.I. (33) nga fshati Forinë e Gostivarit, me qëndrim në Zvicër, kishte goditur një këmbësor të mitur nga Gostivari. Në aksident, i mituri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar. Është kryer inspektim nga ekipi i inspektues i DPB Gostivar.
……
Gjatë ditës së djeshme (17 korrik) në rajonin e SPB Tetovë, është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 56 shoferë (TE-32 dhe GV-24) për parkim të parregullt, prej të cilëve 24 (TE-12 dhe GV-12) janë hequr me automjetin special “merimangë”. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 44 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-22 dhe GV-22).

Më 17.07.2025 në orën 03:50, në një objekt hotelierik në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar personin Xh.M. (44) nga Tetova. Gjatë një kontroll aksion në periudhën nga ora 01:00 deri në 04:00, në objektin e tij hotelierik në rrugën “Vëllezërit Milladinovi”, përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë gjetur 11 femra të moshës 20 deri në 53 vjeç, nga të cilat gjashtë shtetase maqedonase dhe pesë shtetase të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, të cilat punonin në objektin hotelierik. Shtetaset e huaja janë ndaluar në stacion policie për procedura të mëtejshme për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Në stacion policie është ndaluar edhe Xh.M. dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës sipas nenit 212 të Ligjit për të Huajt – “ndihma ndaj të huajve për qëndrim të paligjshëm”.
……
Më 16.07.2025 në orën 20:30, në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.M. (27) nga Gostivari. Ai dyshohet se më 07.07.2025 ka kryer veprën penale vjedhje të një trotineti elektrik nga S.D. (31) nga Gostivari. Trotineti i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronares, ndërsa A.M. është ndaluar në stacion policie dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë një kallëzim përkatës.
……
Më 16.07.2025 në orën 12:45, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin F.V. (30) nga Gostivari, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjykate për vuajtjen e masës së paraburgimit për veprën penale sipas nenit 236 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.
……
Më 16.07.2025 në orën 23:25, në një fshat të Tetovës, punonjësit e policisë të NjP Grupçin kanë privuar nga liria personat V.I. (24), R.I. (44), Sh.I. (44) dhe M.I. (40), të gjithë nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten gjegjësishtë nusen e tyre 26-vjeçare, si dhe motrën dhe prindërit e saj, duke mos e lejuar atë të marrë fëmijën e saj njëvjeçar. Ata janë ndaluar në stacion policie për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet një parashtresë përkatëse.
……
Më 16.07.2025 në orën 19:15 në SPB Tetovë, F.B. (34) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 17:30 në Tetovë, B. “pnj” nga Tetova, për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin e saj, ka kërcënuar dy fëmijët e saj të mitur dhe ka tentuar t’i sulmojë me një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 16.07.2025 në orën 13:20 në SPB Tetovë, peroni M.Sh. (46) nga Tetova, ka denoncuar se në vendin e punës në një firmë private në Tetovë, pas një grindjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga B.R. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 16.07.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë, një person 46-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pronar i një firme private nga Tetova, ka denoncuar se është mashtruar nga M.S. nga Tetova, i cili përkohësisht qëndron jashtë vendit, ku është pronar i një firme me të njëjtin aktivitet. Sipas denoncimit, në fillim të vitit 2025, M.S. i ka kërkuar dhe janë dakorduar që t’i prodhojë materiale për një shumë prej 20.450 franga zvicerane, pas së cilës materialet përmes një firme tjetër private për transport janë dërguar jashtë vendit dhe pasi është lëshuar fatura, M.S. përmes llogarisë bankare i ka paguar vetëm një pjesë të parave në vlerë prej 5990 franga zvicerane. Siç është denoncuar, ai më pas ka tentuar të kontaktojë me të, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Më 17.07.2025 në orën 02:15, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.A. (51) nga Gostivari, i cili një ditë më parë në orën 22:45 ishte denoncuar nga një 59-vjeçar nga Gostivari se më 12.07.2025 rreth orës 16:00 i kishte kërkuar në shërbim automjetin e tipit “Mazda” me targa të Gostivarit për të shkuar në vizitë tek të afërmit e tij. Sipas denoncimit, ai ia kishte dhënë automjetin, por deri në momentin e denoncimit M.A. nuk ia kishte kthyer automjetin dhe nuk i ishte përgjigjur thirrjeve. Ai është ndaluar në stacion policie për procedura të mëtejshme, ndërsa automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit.
……
Gjatë ditës së djeshme (16 korrik) në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 59 shoferë (TE-48 dhe GV-11) për parkim të parregullt, nga të cilët 21 (TE-16 dhe GV-5) janë ngritur me automjet special karrotrec. Gjithashtu janë sanksionuar 111 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-67 dhe GV-44).

Më datë 16.07.2025 në orën 02:30, afër një objekti hotelierik në fshatin Gllogjë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Departamenti i Policisë Tearcë kanë gjetë një pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe, e cila u mor për procedim të mëtejshëm. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 15.07.2025 në orën 17:00, në DPB Gostivar, personi R.Q. (84) nga fshati Srmnovë e Gostivarit, ka raportuar se disa ditë më parë në fshat ishte sulmuar fizikisht nga personin R.F. nga fshati Tërnovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 15.07.2025 në orën 15:10, në Departamentin e Policisë Çegran, personi S.E. (22) nga fshati Çajlë ka raportuar se rreth orës 14:30, për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga T.J. nga fshati Balindoll. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 15.07.2025 në orën 20:00, në fshatin Banjicë e Epërme e Gostivarit, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë arrestuar D.J. (35) nga Gostivari sepse ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj B.M. nga fshati Banjicë e Epërme. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Gjatë ditës së djeshme (15 korrik), në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 36 drejtues mjetesh (TE-25 dhe GV-11) për parkim të gabuar, nga të cilët 22 (TE-15 dhe GV-7) u ngritën me automjet special (merimangë). Gjithashtu u sanksionuan edhe 95 lloje të tjera shkeljesh në trafik (TE-56 dhe GV-39).

Më 14.07.2025 në orën 23:10 në fshatin Turçan i Vogël i gostivarit, efektivët e policisë së DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personat F.Z.(32) dhe H.S.(20), të dy nga Gostivari. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre ,,Suzuki” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga F.Z. ku H.S. ishte si pasagjer, tek ata u gjet dhe u konfiskua një substancë e ngurtë e bardhë dhe para. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më 14.07.2025 në orën 17:20 në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë, në vendin e quajtur Hani i Zhirovnicës, efektivët e Policisë të NjP Rostushë, kanë arrestuar personin V.K. (47) nga Shkupi, tek icili është gjet marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më 14.07.2025 në orën 18:00 në SPB Tetovës, personin Xh.N. (54) nga Tetova, ka raportuar se një punonjëse e një dyqani Tobako, ka kryer vepër penale “shërbim pijesh alkoolike të miturve” e dënueshme sipas nenit 204 të Kodit Penal. Sipas raportit, rreth orës 10:00 vajza e tij e mitur kishte blerë dy shishe pijesh alkoolike prej saj dhe pasi kishte shkuar në pishinë me dy shoqet e saj të mitura, pas së cilës ajo dhe njëra nga shiqe kishin konsumuar pijet dhe kishin humbur ndjenjat dhe ishin dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku iu dha ndihma mjekësore. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 14.07.2025 në orën 16:45 në SPB Tetovë, personi F.S. (26) nga Tetova ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:40 në një fushë futbolli në dalje nga Tetova është sulmuar fizikisht nga M.I. nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 14.07.2025 në orën 10:30 në NjP Tearcë, personi I.A. (44) nga fshati Dobrosht, ka raportuar se më datë 11.07.2025 rreth orës 21:00 në një objekt hotelerik në fshatin Dobrosht është sulmuar fizikisht nga M.A. nga i njëjti fshat. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 15.07.2025 në orën 02:00 në SPB Tetovë, D.P. (23) nga fshati Brvenicë e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00:10, pas një grindjeje të mëparshme në automjetin e D.K., ajo është sulmuar fizikisht nga D.K., e cila ishte me një person tjetër femër. Po merren masa për dokumentimin dhe sqarimin e rastit.
……
Më 14.07.2025 në orën 13:10 në Stacionin Policor të Gostivarit, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit kanë raportuar se personi I.S. (28) nga fshati Mavrovë, është sjellë tek ata me lëndime të rënda trupore. Sipas raportit, I.S. e ka pësuar lëndimin rreth orës 08:30 ndërsa ishte në punë në ESM (CHE) të Mavrovës në vendbanimin Hanet e Mavrovës. Zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Gostivarit kanë bërë fotografimin e vendit të ngjarjes.
……
Më 14.07.2025 në orën 13:40, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën lokale për në fshatin Zubovcë të Gostivarit, një motoçikletë e drejtuar nga K.M. (66) nga fshati Debresh i Gostivarit, ka dalë nga rruga. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda në aksident dhe është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Një ekip inspektimi nga DPB Gostivarit ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.
……
Gjatë ditës së djeshme (14 korrik), është krye një kontroll i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 20 shoferë (TE-14 dhe GV-6) për parkim të paligjshëm, nga të cilët 17 (TE-12 dhe GV-5) janë tërhjekur me një automjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 55 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-32 dhe GV-23)

Më 13.07.2025 në orën 11:45 në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin E.K. (32) nga Republika e Shqipërisë, me banim në Tetovë. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u konfiskua një pistoletë “Zoraki” me kornizë të zbrazët dhe 11 fishekë, për të cilat ai nuk posedonte asnjë dokument. Ai po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më 13.07.2025 në orën 21:50 në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, në pikën pagesore të Tetovës, efektivët e Policisë së Stacionit policorë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin V.B. (65) nga fshati Lisec i Tetovës, i cili po drejtonte një automjet ngarkues “Fiat Doblo” me targa të Tetovës nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i është matur niveli i alkoolit në gjak prej 2.06% promil. Gjithashtu, më 14.07.2025 në orën 04:10 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është privuar nga liria edhe personi F.I. (34) nga Tetova, i cili drejtonte veturën “BMW” me targa të Tetovës, nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i është matur niveli i alkoolit në gjak prej 1.67% promil. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
……
Më 13.07.2025 në orën 23:45 në një objekt hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë, e kanë privuar nga liria personin B.E. (44) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se ai është sjellë në mënyrë agresive dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit në objektin hotelierik në Tetovë, si dhe është përpjekur ta sulmojë me një send të mprehtë punonjësen F.N. (34) nga fshati Rogle, por është ndaluar nga të pranishmit. Ai po mbahet në një stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
……
Më 14.07.2025 në orën 00:50 në rajonin e Gostivarit, efektivët e policisë të NjP Gallatë kanë privuar nga liria personin A.A. (18), duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se një ditë më parë në oborrin e shtëpisë familjare ai u përpoq të sulmonte babanë e tij 46-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një kallëzim përkatës.
……
Më 13.07.2025 në orën 18:30 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kan privuar nga liria personin M.M. (44) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se ai kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 56-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një kallëzim përkatës.
…….
Më 13.07.2025 në orën 22:50 në DPB Gostivar, S.S. (49) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 20:40 në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar, djali i saj i mitur, dhe më vonë ajo vetë, janë sulmuar fizikisht nga fqinji i saj Xh.Sh. Rasti është duke u hetuar.
……
Më 13.07.2025 në orën 20:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë vepruar në përputhje me një raport të marrë më parë për mbajtjen e një ekspozite të makinave të modifikuara në një parking privat të një qendre tregtare në Tetovë, ku janë përdorur piroteknikë – fishekzjarre, të cilët nuk ishin raportuar më parë në Njoftim. Vendi është fotografuar dhe janë marrë masa përkatëse kundër organizatorit B.A. (29) nga Shkupi dhe është përpiluar një procesverbal për shkelje sipas nenit 31 të Ligjit për Kundërvajtje Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.
…….
Më 14.07.2025 në orën 03:30 në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, efektivët policorë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Gostivarit, kanë ndaluar një të mitur nga Republika Federale e Gjermanisë për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale “konfiskim i një automjeti motorik”. Lidhur me incidentin, në orën 06:30 në Stacionin Policor të Gostivarit, me prindin në Stacionin Policor të Gostivarit janë paraqitur dy të mitur nga Republika Federale e Gjermanisë, me banim në Gostivar. Ata dyshohet se më parë kanë marrë një automjet pasagjerësh “Chevrolet Spark” me targa të Tetovës, në pronësi të A.N. (50) nga Gostivari, me të cilin kanë marrë pjesë në një aksident trafiku. Automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa të miturit janë ndaluar në stacionin policor dhe kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 13.07.2025 në orën 21:20, nga SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në afërsi të fshatit Reçicë e Epërme, rajoni i Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “smart” me targa të Tetovës, e drejtuar nga D.R. (25) nga fshati Reçicë e Madhe dhe një mopedi me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.M. (48) nga fshati Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës. Në aksident R.M. ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ikipi i SPB Tetovë.

Më datë 10.07.2025 në orën 20:50 në Tetovë, në rrugën ,,Iliria”, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë arrestuar personat S.M. (18) nga Tetova, A.R. (19) nga fshati Rakovec dhe një të mitur nga fshati Sellarc e Epërme. Tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 22:00 në rrugën ,,Pance Poposki” në Gostivar, efektivët e policisë të DPB Gostivar, kanë arrestuar personin J.Z.(26) nga fshati Banjicë e Poshtme. Tek ai janë gjetur dhe sekuestruar pesë pako me marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatës.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 17:00 në Stacionin Policor të Tetovës, një e mitur 17-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se pasi ka shkuar tek i dashuri i saj Xh.,,pnj” pa lejen e prindërve të saj për t’u martuar me të, ata kanë shkuar në Republikën e Kosovës, por atje i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht. Rasti më pas është raportuar në policinë e Kosovës, e cila ka ndërhyrë dhe e ka çuar të miturën në stacionin policor, pas së cilës janë thirrur prindërit e saj dhe ajo iu është dorëzuar prindërve. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 13:20, efektivët e policisë të NjP Kamnjan, e kanë arrestuar personin B.I. (22) nga fshati Bogovinë, për kërcënim të një zyrtari të policisë. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 19:15, zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Tetovës, personi R.F. (57) nga fshati Recicë e Vogël, u ka raportuar se po atë ditë rreth orës 18:30 në rrugën “Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga personi L.S. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 18:50, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, kanë arrestuar personin D.V. (46) nga Gostivari, i cili është raportuar se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje të pahijshme. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 14:00, në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë pranë kryqëzimit të Grupçinit, ka shpërthyer zjarr në një kamion në lëvizje, i tipit “Man” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.K. (46) nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar. Inspektimin e ka kryer ekip i SPB Tetovë.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 13:20 në fshatin Sellcë të Tetovës, D.A. (68) nga fshati Sellcë zyrtarëve të policisë së SPB Tetovë, u ka raportuar se në periudhën kohore nga 09.07.2025 nga ora 19:00 deri në momentin e njoftimit, një kafshë e egër, me shumë gjasa një ari, i ka mbytur kalin, i cili ndodhej në stallë.
……
Më datë 10.07.2025 në orën 10:40 në SPB Tetovë është raportuar se në një rrugë lokale në fshatin Debreshe, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga U.K. (23) nga Republika e Turqisë, me banim të përkohshëm në fshatin Vrapçisht dhe një automjeti pasagjerësh “Chevrolet” me targa të Gostivarit të drejtuar nga N.I. (78) nga fshati Vrapçisht. Në aksident, N.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri i të njëjtit automjet, V.I. (81) nga fshati Vrapçisht, ka pësuar lëndime trupore, të cilat u konstatuar në Qendrën Emergjente në Gostivar. Një ekip nga DPB Gostivar, ka kryer inspektimin në vendngjarje.
……
Gjatë ditës së djeshme (10 korrik), është kryer një kontroll i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, gjithsej 31 shoferë (TE-21 dhe GV-10) u sanksionuan për parkim të paligjshëm, nga të cilët 19 (TE-13 dhe GV-6) u ngritën me një automjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 46 lloje të tjera të kundërvjtjeve në trafika (TE-38 dhe GV-8).

Më datë 08.07.2025 në orën 18:15 në Tetovë në rrugën e ,,Lubotenit”, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A.(25) nga fshati Senakos i Gostivarit. Tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
…..
Më datë 08.07.2025 në orën 14:20 në Tetovë në kryqëzimin e rrugës ,,Bllagoja Toska” dhe rrugës ,,Kiro Ristoski Drnc”, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.R.(24) nga Tetova, i cili drejtonte veturën ,,Ford” me targa të Tetovës dhe në orën 14:00 në rrugën “Todor Cipovski Merxhan”, ai u soll në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka kërcënuar, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 09.07.2025 në orën 05:10, në Spitalin Klinik të Tetovës, efektivët e polisë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë arrestuar personin D.B.F.R. (53) nga Republika e Italisë, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se në Tetovë, kishte kryer dhunë në familje ndaj gruas së tij 50-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
……
Më datë 09.07.2025 në orën 05:05, Sh.J. (47) nga Gostivari ka raportuar në DPB Gostivar, se rreth orës 04:30 në oborrin e shtëpisë së saj familjare, E.Xh. nga Kërçova ka ardhur dhe e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
……
Më datë 08.07.2025 në orën 11:30 në SPB Tetovë, H.Xh. (29) nga fshati Vejcë e Tetovës, ka raportuar se në Leshnicë të Epërme, më saktësisht tek tërlla e tij, një ditë më parë, rreth orës 12:00, një ari i kishte vrarë një dem.
……
Më datë 08.07.2025, efektivët e policisë nga NjP Gallatë kanë gjetë 15 vjeçaren A.L. nga fshati Çajle, e cila të njëjtën ditë ishte raportuar nga babai i saj L.L. se ishte larguar nga shtëpia. Ajo iu dorëzua prindit të saj.
……
Gjatë ditës së djeshme (8 korrik), u krye një kontroll i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 33 shoferë (TE-37 dhe GV-6) për parkim të paligjshëm, nga të cilët 17 (TE-12 dhe GV-5) u morrën me anë të automjetit special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 66 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-48 dhe GV-18).

Arrestohet një 20-vjeçar nga Tetova, për shantazh ndaj një të miture që të mos publikojë foto eksplicite

Më datë 07.07.2025, në orën 14:00 në Tetovë, efektivët e Policisë së SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin R.R. (20) nga Tetova, nën dyshimin se po shantazhonte një të miture nga zona e Tetovës. Konkretisht, rreth orës 12:00, ai në SPB Tetovë ështu denoncuar nga një grua 45-vjeçare dhe vajza e saj e mitur nga një fshat i zonës së Tetovës për shantazh ndaj të miturës, me të cilën kishte qenë në një lidhje dashurie gjatë tre viteve të mëparshme. Kurse gjatë vitit 2025, ai i kishte kërkuar të miturës disa herë para që të mos publikonte fotot e saj me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale. Denoncuesja i kishte dhënë në dy raste një shumë parashë prej gjithsej 800 euro, por ai kishte vazhduar me shantazhin. R.R. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 259 paragrafi 1 i Kodit Penal të RMV-së.
…….
Më datë 07.07.2025 në Njësinë Policore Tearcë, një grua 35-vjeçare ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 12:00, në fshatin Nerashte, në oborrin e shtëpisë, është sulmuar fizikisht nga ish-kunati i saj J.A. nga fshati Nerasht, i cili gjatë sulmit ka përdorur një mjet prej druri. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 07.07.2025 në orën 20:15 në Njësinë policore Kamnjan, personi M.A. (43) nga fshati Pirok, ka raportuar se pas një grindjeje verbale për punët e kryera në shtëpinë e tij, është sulmuar fizikisht nga J.S.(32) nga fshati Pirok. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 07.07.2025 në orën 17:40 në fshatin Senakos të Gostivarit, efektivët e policisë nga Njësia policore Gallatës kanë ndaluar personat I.Xh. (64) dhe B.Xh. (25), të dy nga fshati Senakos. Po atë ditë, rreth orës 15:10, ata janë raportuar nga A.K. (28) nga fshati Banjicë e poshtme e Gostivarit, se rreth orës 12:00, ndërsa po punonte në një objekt hotelerik përgjatë autostradës Gostivar-Kërçovë, të dy e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Emergjencës në Gostivar. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……

Më datë 07.07.2025 në orën 15:00, efektivët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar personin A.D. (72) nga fshati Çegran i Gostivarit, duke vepruar në bazë të një kallëzimi nga një burrë 34-vjeçar nga Gostivari se A.D. në bodrumin e një ndërtese në Gostivar, kishte prekur në zonat intime të trupit të vajzes 12-vjeçare të raportuesit 34-vjeçar, përkatësisht, ai gjatë këtij akti i kishte premtuar se do t’i jepte para që ajo të mos u tregonte prindërve të saj. A.D. është ndaluar në stacionin policor, është njoftua Prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale e Gostivarit, dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 07.07.2025 në orën 22:15, efektivët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar personin F.A. (34) nga fshati Zdunjë e Gostivarit. Ai ishte denoncuar nga 59-vjeçarja D.A. nga fshati Zdunjë, se po atë ditë ka prishur rendin dhe qetësinë publike në oborrin e tyre duke bërtitur, qortuar dhe duke e sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse në përputhje me nenin 12 të Ligjit për Veprat Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.
…..
Më datë 07.07.2025 në orën 11:10, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar personin F.A. (59) nga fshati Reçicë e Vogël, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka nënçmuar një zyrtar policie gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 07.07.2025 në orën 21:50 në Tetovë në rrugën “Iliria” efektivët policorë të SPB Tetovë kanë arestuar personin A.I. (30) nga fshati Pallaticë e Tetovës, i cili u soll në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i nënçmoi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
..….
Më datë 07.07.2025 në orën 23:00 në Departamentin e Punëve të Brendshme të Gostivarit, L.L. (51) nga fshati Çajle, ka raportuar se vajza e tij e mitur A.L. (16) nga fshati Çajle ishte larguar nga shtëpia po atë ditë rreth orës 13:00. Po merren masa për gjetjen e personit të zhdukur.
…….
Gjatë djeshme (7 korrik) në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 38 shoferë (TE-30 dhe GV-8) për parkim të paligjshëm, nga të cilët 21 (TE-14 dhe GV-7) janë marrur me automjet special merimangë. Ugjithashtu janë sanksionuar edhe 74 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-44 dhe GV-30).

Më datë 07.07.2025 në orën 02:50 në fshatin Reçicë e Madhe e Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë i kanë hequr liriinë një të mituri nga fshati Reçicë e Madhe, tek i cili është gjet një substancë pluhur i bardhë. Ai është mbajtë në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe për të do të përgatitet një raport përkatës.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 22:35 në fshatin Bllacë të Tetovës në vendin e quajtur ,,Markova livada”, zyrtarët e policisë nga NjP Zherovjan, kanë arrestuar personin I.L. (45) nga fshati Çellopek, i cili ndodhej në një automjet pasagjerësh ,,BMW” me targa të Tetovës në të cilin është gjet dhe sekuestrua një substancë pluhur i bardhë. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 13:50 në fshatin Miletinë, efektivët e policisë nga NjP-Zherovjan kanë arrestuar personin B.J. (39) nga fshati Miletinë, i cili po atë ditë rreth orës 13:25 u denoncua nga babai i tij 64-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 09:20 në DPB Gostivar, Z.Z. (38) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 07:00 në oborrin e shtëpisë së tyre familjare, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre A.U. nga fshati Belovisht. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 08:15, në Stacionin Policor Çegran, personi O.E. (36) nga fshati Çegran ka raportuar se po atë ditë rreth orës 06:30, në fshat është sulmuar fizikisht nga i afërmi i tij K.E., i cili gjithashtu gjatë sulmit ka përdorur një mjet të fortë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 16:50, SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Odri, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh ,,Mazda” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.R. (64) nga fshati Dëbërcë dhe një automjeti pasagjerësh “Fiat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G.M. (46) nga Tetova. Pasagjeri në automjetin Mazda, A.R., ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa G.M. dhe pasagjeri i tij K.M., si dhe dy pasagjerë në automjetin Mazda – R.R. dhe L.J., kanë pësuar lëndime trupore. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje.

Më datë 06.07.2025 në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë pranë Stadiumit të Qytetit, zyrtarë policorë nga Stacioni i Policisë për Siguri në Kominikacionin Rrugor në Tetovë, i kanë hequr lirinë personit S.S. (37) nga fshati Sedllarcë e Poshtme, tek i cili gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan dy qese të vogla me substancë të panjohur me ngjyrë të gjelbër bari. Ai po mbahet në stacionin e policisë për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më datë 06.07.2025 në orën 01.30, në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, yzrtarë të policisë nga Stacioni i Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë, i kanë hequr lirinë personit G.S. (42) nga fshati Bërvenicë. Ai po drejtonte një automjet pasagjerësh “Volkswagen Caddy” me targa të Tetovës nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht iu mat alkool në gjak 2.05% promil dhe u ndalua në stacionin e policisë. Pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 297 A të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”).
……
Më datë 05.07.2025 në orën 15.10, personi G.I. (40) nga fshati Falish i Tetovës, ka raportuar në SPB Tetovë se po atë ditë, ndërsa po lëvizte me makinë përgjatë rrugës së fshatit, personi B.N., i cili po rregulonte oborrin e fqinjit të tij, fillimisht e ka fyer verbalisht dhe e ka kërcënuar me jetë, dhe në një moment i akuzuari kapi një mjet të morehtë, me ç’rast ia kishte arritur që të ikë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…….
Më datë 05.07.2025 në orën 18.10, zyrtarë të policisë nga Stacioni i Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugorë në Tetovë, në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, i kanë hequr lirinë personit F.B. (30) nga fshati Llërcë, i cili drejtonte një katërcikël me targa të Tetovës dhe i kishte penguar ata në kryerjen e detyrave dhe veprimeve zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parshtresë përkatëse në përputhje me nenin 382 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
…….
Më datë 06.07.2025 në orën 02.35 në Stacionin Policor të Tetovës, D.J. (46) nga Tetova, së bashku me djalin e tij të mitur, kanë raportuar se rreth orës 00.00 në rrugën “Lj
ubotenska” në Tetovë, djali i tij fillimisht është sulmuar fizikisht nga tre të mitur dhe më pas nga S.V. i cili është babai i njërit prej të miturve. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më datë 05.07.2025 në orën 02.05, zyrtarët e policisë të DPB Gostivari, në fshatin Çegran, të Gostivarit, kanë ndaluar personin Sh.Sh. (50) nga fshati Çegran dhe A.I. (20) nga fshati Forinë, e Gostivarit. Gjatë një bastisjeje të kryer në përputhje me urdhërin gjyqësor, në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të Sh.Sh. më datë 04/05.07. në objektin e tij të hotelerik në fshatin Çegran, u gjetën dhe u sekuestruan tre qese plastike me substancë pluhur të bardhë të panjohur. Dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
. ……
Më datë 04.07.2025 në orën 21:00, zyrtarët e policisë të SPB Tetovë, në rrugën “133” në Tetovë mbrapa një objekti hotelerik, kanë arrestuar personat J.J. (21) nga Tetova dhe B.J. (25) nga fshati Reçicë e Madhe, sepse gjatë një kontrolli në posedim të tyre u gjet marijuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 22:50, zyrtarë të policisë nga NjP Kamnjan në fshatin Novakë të Tetovës kanë arrestuar personat S.S. (38), J.B. (33) dhe F.I. (27) të tre nga fshati Pallçisht i Poshtëm, sepse tek ata u gjet dhe u konfiskua një zipper qese me me substancë të panjohur pluhur të bardhë. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.07.25 në orën 21:00, zyrtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës në rrugën “133” në Tetovë pas një kazinoje, i kanë hequr lirinë një të mituri nga Tetova, tek i cili u gjet dhe u konfiskua marijuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 05.07.2025 në orën 04:30, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar në autostradën Tetovë-Gostivar tek pika e pagesës rrugore “Gostivar”, kanë ndaluar personat F.A. (41) nga Tetova dhe A.S. (30) nga fshati Dobërdoll, të cilët kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke bërtitur, grindur dhe duke u sjellë në mënyrë agresive. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas neneve 4 dhe 6 të Ligjit për vepra kundër rendit dhe qetësisë publike.
………
Më datë 04.07.2025 në orën 11:15, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë në rrugën “Boris Kidriç” pranë stacionit të autobusëve në Tetovë e kanë arrestuar personin M.S. (18) nga Shkupi, në posedim të të cilit është gjetur një qese plastike me substancë të panjohur me ngjyrë të gjelbër bari. Gjithashtu, pas kontrolleve në sistemin e kërkimit, u konstatua se personi është në kërkim aktiv nga Gjykata Themelore Shkup 1 për veprën e dënueshme sipas nenit 242 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 18:15, efektivëtt e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin B.T. (50) nga Tetova. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe lokalet ndihmëse në disa lokacione në Tetovë dhe në fshatin Trebosh, në Tetovë u gjetën sende me mbetje të një substance pluhuri të bardhë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.
…..
Më datë 04.07.2025 në orën 10:30 në fshatin Çegran të Gostivarit, efektivët e policisë nga DPB-Gostivar kanë ndaluar personin O.B. (30) nga i njëjti fshat është privuar nga liria për shkak të një raportimi të mëparshëm për një vepër të krye penale “dhunë në familje”. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatës.
…….
Më datë 04.07.2025 rreth orës 14.00 në SPB Tetovë nga Spitali Klinik i Tetovës, kanë raportuar se tek ata një person i lënduar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, i cili, sipas raportimit, kishte rënë nga skela gjatë punës dhe si rast urgjent ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Menjëherë është vepruar sipas raportit dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për personin N.O. nga fshati Xhepçishtë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 20.00, personi 67- vjeçarja M.A. nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 16.50 në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar, pas një grindjeje të mëparshme verbale me vajzën e saj F.A., e njëjta e ka sulmuar fizikisht, kështu që e ka kërcënuar edhe me jetë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Më datë 04.07.2025 në orën 12.05, personi F.S. nga Gostivari ka raportuar se në rrugën e “Ilindenit” në një apartament në një ndërtesë banimi, një prind, përkatësisht një nënë, po e keqtrajtonte fëmijën e saj të mitur. Menjëherë është veprua sipas raportimit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale Gostivar, dhe M.S. u gjet në vendin e treguar, duke bërtitur me zë të lartë dhe duke e keqtrajtuar djalin e saj katërvjeçar. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, me një automjet të Shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, ajo u transferua në Qendrën Mjekësore në Gostivar për ndihmë mjekësore, ndërsa fëmija i mitur u dërgua në Qendrën e Urgjencës në Gostivar me përfaqësues të QPS, ku fëmijës iu konstatuan lëndime trupore. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…….
Më datë 04.07.2025 në orën 19.00 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Çajle, një automjet pasagjerësh i tipit “Opel Corsa” me shenja regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga I.B. (63) nga fshati Çajle, ka goditur këmbësoren H.T. (74) nga i njëjti fshat. Në aksident, H.T. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Inspektimi është kryer nga një ekip inspektues nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Arrestohet një polic nga Gostivari, kishte vjedhur rreth 25,000 euro dhe stoli ari me vlerë rreth 50,000 euro, të sekuestruara gjatë bastisjeve, të cilat duhej t’i ruante në shkaf në stacionin e policisë, poashtu është arrestuar edhe një argjendar, për ndihmë dhe inkurajim.

Më datë 03.07.2025 në orën 17:50, zyrtarë të policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar punonjësin e policisë D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dënueshëm sipas neneve 353 dhe 354 ,,keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” të Kodit Penal. Ai kishte vjedhë rreth 25,000 euro dhe bizhuteri ari me vlerë rreth 50,000 euro nga shkafi në stacionin e policisë, ku mbante sende të sekuestruara gjatë bastisjeve në të cilat kishte marrë pjesë si punonjës i departamentit krim-teknikës në Stacionin e Policisë së Gostivarit. Inspektimi në ndërtesën e Stacionit të Policisë së Gostivarit është kryer nga Prokurori publik i Prokurorisë Publike të Gostivarit, në prani të ekipit hetimor dhe udhëheqjes së Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit. Gjithashtu, në orën 20:30 në rrugën “18- Nëntori” në Gostivar, zyrtarë të policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin I.Sh. (32) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale ,,fshehje” ose blerje të bizhuterive të vjedhura ari. Me urdhër të gjykatës, janë kryer bastisje në shtëpitë dhe lokalet ndihmëse të D.S. dhe I.Sh., gjatë të cilave u gjetën dhe u sekuestruan sende që lidhen me veprat penale. Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Më datë 03.07.2025, në orën 00:25, zyrtarë të policisë nga SPB Tetovë dhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale, pas marrjes së urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore Penale – Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të zyrtarit policor nga SPB Tetovë I.A. (53) në fshatin Shemshovë e Tetovës, në lidhje me veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 353 të Kodit Penal, përkatësisht në lidhje me regjistrimin dhe çregjistrimin e të huajve që qëndrojnë në vend. Gjatë kontrollit, u gjetën 27 karta regjistrimi të zbrazëta për shtetas të huaj me vulë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një plumb, procesverbal për shkelje të kryer, urdhërpagesa, si dhe dokumente personale të shtetasve të huaj. Pas dokumentimit të rastit, kundër zyrtarit të policisë do të ngrihet një padi përkatëse.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 00.50 afër një qendre tregtare në bulevardin ,,Iliria” në Tetovë, Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin N.A. (18) nga Tetova, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Fox” me targa të Tetovës dhe po lëvizte nga bulevardi ,,Iliria” në drejtim të autostradës Shkup-Tetovë, në drejtim të kundërt me kryqëzimin Veri, duke kryer kështu një vepër penale sipas nenit 297A të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
……
Më datë 03.07.2025 në orën 18:50 në Tetovë në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, Zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privua nga liria personin O.B. (40) nga Tetova, për të cilin ekzistojnë baza dyshimi se është përfshirë në një vepër penale “Dhunë” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 386 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të raportuar më 02.07.2025 nga personi B.S. (44) nga Tetova. I njëjti po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 02:30 në Spitalin Klinik-Tetovë, F.Z. (36) nga Tetova zyrtarëve olicorë të SPB Tetovë u ka raportuar se rreth orës 01:30 në rrugën ,,180″ në Tetovë, së bashku me vajzën e saj të mitur, kanë dalë nga ndërtesa dhe janë drejtuar drejt automjetit, ku ka mbërritur personi V.L. nga Tetova, i cili fillimisht e ka goditur me një objekt të fortë M.M. (34) nga Tetova, e më pas edhe vajzën e saj të mitur. Po merren masa për ybardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 03.07.2025, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, ka marrë flakë një automjet pasagjerësh ,,Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të personit S.S. (56) nga Tetova. Nuk ka persona të lënduar, kurse yjari është shuar nga Njësiti teritorial kundër zjarreve Tetovë, ndërsa një inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-Tetovë.
……
Gjatë ditës së djeshme (3 korrik), në zonën e SPB Tetovë është kryer një kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe u sanksionuar gjithsej 32 shoferë (TE-26 dhe GV-6) për parkim të paligjshëm, nga të cilët 17 (TE-11 dhe GV-6) u morrën me një automjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 55 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-27 dhe GV-28).

Më datë 03.07.2025 në orën 01:10 në autostradën Shkup-Tetovë, te pika pagesës rrugore Zhelinë, efektivët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komnikacionin Rrugor në Tetovë, kanë privuar nga liria personat E.S.(27), D.S.(33) dhe A.O.(24), të tre nga Shkupi, të cilët udhëtonin në automjetin e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit. Gjatë kontrollit tek personi E.S., u gjet një mjet me substancë pluhur të bardhë. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Një 18-vjeçar dhe një i mitur nga Tetova janë privuar nga liria për kryerje të sulmit seksual ndaj dy të miturave

Më 02.07.2025 në orën 15:30 dhe 22:55, efektivët e policisë të SPB-së Tetovë dhe NjP Kamjan, në fshatin Sedllarcë e Epërme dhe në Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit nga një 37-vjeçar nga Tetova se kishin kryer sulm seksual në mënyrë të përsëritur ndaj dy vajzave të saj të mitura, duke i filmuar ato me telefon celular dhe duke e detyruar njërën nga të miturat të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen akuza përkatëse.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 13:00 në SPB Tetovë, personi M.C.(25) nga Tetova ka raportuar se më 30.06.2025 rreth orës 02:00 në Bllokun 82 në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga V.L. nga Tetova, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Më datë 02.07.2025 në orën 21:40 dhe 00:10 në Tetovë dhe në fshatin Nerasht, efektivët e policisë nga Stacioni Policor Tetovë dhe NjP Jegunovcë, kanë privuar nga liria personat J.K.(45) dhe D.K.(46), të dy nga fshati Nerasht, të cilët po atë ditë në orën 20:00 janë denoncuar në Stacionin Policor të Jegunovcës nga A.B. (45) nga fshati Dvorcë e Shkupit, se ndërsa po drejtonte automjetin e tij të pasagjerëve “Mercedes” me targa kombëtare norvegjeze, në fshatin Orashë e Poshtme, të njëjtit me automjetin e pasagjerëve “Opel Astra” ia kanë bllokuar rrugën, gjatë së cilës J.K. e ka kërcënuar me armë. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 08:30 në SPB Tetovë, një 42-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar me një shumë prej 7750 euro nga personi N.Z. nga Shkupi, i cili gjatë muajit maj i ka premtuar se do ta ndihmojë të nxjerrë djalin e tij nga paraburgimi, por pasi nuk e ka kryer punën, i njëjti kishte kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për ybardhjen e rastit.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 09:10 në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, efektivët e policisë të Stacionit Policorë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, e kanë privuar nga liria personin A.S. (38) nga Tetova, i cili po i pengonte ata të kryenin aktivitete dhe detyrën zyrtare. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 21:00 në Tetovë në rrugën “Goce Delçev”, efektivët e Policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.N. (50) nga Tetova, i cili është raportuar në SPB Tetovë, nga personi D.P.(45) nga Tetova, se po atë ditë ndërsa ai dhe kolegu i tij po ktheheshin nga puna në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, personi i raportuar po e ndiqte me automjetin e tij të pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Tetovës dhe para kësaj i kishte dërguar një mesazh me përmbajtje të pahijshme në telefonin e tij celular dhe ishte përpjekur që ta sulmonte fizikisht. Ai po mbahet në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

Më datë 02.07.2025 rreth orës 18:20, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku që kishte ndodhur në rrugën rajonale midis fshatrave Zhelinë dhe Shemshovë, ndërmjet veturës ,,ford” me targa të Tetovës e drejtuar nga personin D.N.(45) nga fshati Preljubishtë e Tetovës dhe vetura ,,Golf” me targa të Tetovës e drejtuasr nga E.A.(35) nga fshati Zhelinë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i veturës ford D.N. kurse shoferi i veturës golf dhe pasagjeri i tij E.S. kanë pësuar lëndime trupore të konstatuara në spitalin klinik të Tetovës. Gjatë inspektimit të aksidentit zyrtarët policorë kanë konstatuar se drejtuesi E.A. ka drejtuar automjetin nën gjendje të alkoolizuar, me çrast është privuar nga liria në bazë të nenit 300 të Kodit Penal të RMV-së ,,Rezikimi i sigurisë në komunikacion.

Më 24.06.2025, në orën 18:00, në Sheshin Qendror të qytetit të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar J.3. (54) nga Tetova, pasi ai kishte sulmuar punonjës policie që ishin duke kryer veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ndiqet procedurë përkatëse.

——————–

Më 25.06.2025, rreth orës 00:10 në rrugën “Dimo Gavrovski Kara”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.R. (23) nga fshati Rogle, Tetovë, pasi tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

———————

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.G. (50) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Në mars të vitit 2024, i padituri është marrë vesh me një person nga Tetova për të blerë një veturë për shumën prej 2.200 euro, me kusht që pagesa të bëhet pas një muaji. Pasi e mori veturën, ai e rishiti atë te një person tjetër, dhe më pas i tha viktimës se duhet t’ia bartë veturën në emër personit të ri, e vetëm atëherë do t’i japë paratë.

Megjithatë, deri në momentin e kallëzimit, ai nuk ia kishte paguar paratë pronarit të parë të veturës.

———————–

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj V.F. (21) nga Gostivari për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale “mashtrim”.

Gjatë muajit prill të vitit 2025, i denoncuari ka mashtruar një person nga fshati Tumçevishtë duke lidhur një marrëveshje për blerje të një veture. Ai e ka marrë veturën e tipit Audi, me premtimin se do ta dërgonte te një mjeshtër për riparim dhe se deri më 15.04.2025 do të shkonin te noteri për të përfunduar marrëveshjen dhe për të paguar shumën e dakorduar. Megjithatë, ai nuk është paraqitur më, as nuk ia ka kthyer veturën pronarit.

——————–

Polici nga Tetova i dyshuar për nxjerrje të sekretit zyrtar – i ka dhënë informacione zyrtare një punonjësi kazinoje

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Seksioni i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, kundër Z.S., zyrtar policor në SPB-Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “zbulim i sekretit zyrtar”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 360 paragrafi 1 i Kodit Penal.

I raportuari, si person zyrtar – polic, gjatë viteve 2023 dhe 2024, ka siguruar të dhëna që përbëjnë sekret zyrtar, duke pasur qasje në buletinin e ngjarjeve ditore të MPB-së si dhe në planet shtesë për kontrolle të planifikuara në aksione ndaj kazinove dhe objekteve hotelierike, të planifikuara dhe të realizuara nga zyrtarë policorë të SPB Tetovë, Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Inspektoratit të Tregut dhe Inspektoratit të Punës.

Të dhënat e përfituara i ka bërë të disponueshme për një person fizik të punësuar në një kazino.

Gostivar: Djali 36-vjeçar sulmon fizikisht nënën e tij, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë dhune në familje është raportuar më 12 qershor në qytetin e Gostivarit, ku një grua 54-vjeçare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj 36-vjeçar, H.M.

Sipas denoncimit, sulmi ka ndodhur brenda banesës së përbashkët dhe ka qenë rezultat i një konflikti të çastit, për shkaqe ende të paqarta. E prekur është dërguar për kontroll mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – Qershor, Maj dhe Prill 2025

Më 9 qershor 2025, rreth orës 17:10 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R. (61), të gjithë nga Tetova. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tyre, e kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë kalibri 9 mm, një karikator me 15 plumba kalibri 9 mm, dy karikatorë bosh, 100 plumba kalibri 9 mm, disa pako me substancë pluhur të bardhë, tableta, një telefon celular dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Të dyshuarit janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 01.06.2025. në orën 01.15, efektivë policie nga SPB Tetovë, në rrugën rajonale Tetovë-fshati Zhelinë, ndaluan F.Sh. (19) nga Gostivari, tek e cila në automjetin e pasagjerëve “Opel Corsa” me targa të Gostivarit u gjet dhe u konfiskua një pistoletë “SMITH & WESSON” me gjashtë fishekë kalibri 45 mm. Ajo është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe kundër saj do të ngrihet një kallëzim përkatës në lidhje me nenin 396 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

————————–

Arrestohet banor i Tetovës, vajza e tij e akuzon për rrahjen e gruas së tij

Më 31.05.2025 në orën 20:20, efektivët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Tetovës arrestuan F.K. (47) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm nga vajza e tij se ai e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij në shtëpinë e tyre familjare.

Po punohet për zbardhjen e rastit.

Njoftimet nga policia

Më datë 31.05.2025 në ora 15.40 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar në vendin e quajtur “Klinara”, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë për Siguri në komunikacionin Rrugor Gostivar, e kanë privuar nga liria personin E.K. (46) nga Struga, i cili lëvizte me shpejtësi 145 kilometra në orë me automjetin e pasagjerëve “Mercedes” me targa kombëtare të Zvicrës, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 60 km/orë. I njëjti është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse nga neni 297-a i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, “drejtimi i automjetit nga pakujdesia”.
…….
Më datë 31.05.2025 në ora 22.50 në rrugën rajonale fshati Zhelinë-Sirichinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacion Tetovë, e kanë privuar nga liria personin M.L. (55) nga Resnja i cili nën efektin e alkoolit drejtonte automjetin e pasagjerëve “Reno” me targa regjistrimi të Resnjës, të cilit i është matur përmbajtja e alkoolit në gjak prej 1,68% promilë, dhe me datë 01.06.2025 në ora 00.40 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, gjithashtu kanë privuar nga liria personin V.B. (26) nga Tetova i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës me 1,79% promil alkool në gjak. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatiten kallëzime përkatëse në pajtim me nenin 297-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, “drejtimi i automjetit nga pakujdesia”.
……
Më datë 01.06.2025 në ora 00.30 në fshatin Bogovinë, zyrtarë policorë nga NjP Kamenjan, kanë privuar nga liria personin A.A. (34) nga Tetova, i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.
…….
Me datë 01.06.2025 në ora 01.15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në parkingun e një objekti hotelierik në rrugën rajonale Tetovë-fshati Zhelinë kanë privuar nga liria 19- vjeçaren F.Sh. (19) nga Gostivari, e cila drejtonte automjetin e pasagjerëve “Opel Corsa” me targa të Gostivarit, në të cilin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “SMITH & WESSON” me kornizë në pistoletë me gjashtë fishekë të kalibrit 45 mm. Ajo është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës për “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese” dënueshme nga neni 396 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
……
Me datë 31.05.2025 në ora 20:20, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.K. (47) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të vajzës së tij se në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij, gjegjësisht nënën e saj. Ai po mbahet në Stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.
……

Me datë 31.05.2025 në ora 01.15 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në kominikacionin Rrugor Tetovë, kanë ndaluar personin V.Z. (42) nga Tetova i cili nën efektin e alkoolit drejtonte automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Shkupit, nën efektin e alkoolit në gjak prej 1,60 promilë. Ai është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës nga neni 297-a i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë (“drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesëshme”).
…..
Me datë 30.05.2025 në ora 23.00 në rrugën “Iliria” në afërsi të objektit të Monopolit, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat B.B.(26) dhe A.K. (27), të dy nga fshati Reçicë e Vogël, pasi që i’u është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresl përkatëse.
…….
Me datë 30.05.2025 në ora 22.25 në SPB-Tetovë, P.K. (52) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 13.30 djali i tij i mitur, pas daljes nga shkolla fillore, është sulmuar fizikisht nga pesë të mitur të klasës së 9-të të së njëjtës shkollë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Me datë 30.05.2025 në ora 22.15 zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në zonën e Stacionit policorë-Tetovë kanë kryer kontroll aksion në objekte hotelierike lidhur me servirjen e alkoolit të miturve. Gjatë kontrollit të kryer në një objekt hoteliere në rrugën “Bane Stefanoski” në Tetovë, është konstatuar një i mitur nga Tetova të cilit i është shërbyer dhe ka konsumuar alkool dhe të cilit i është matur alkooli në gjak 0,50 promilë. I njëjti i është dorëzuar prindit të tij N.J. nga Tetova. Pas dokumentimit të rastit, për pronarin e objektit hotelierik do të përgatitet parashtresl përkatëse nga neni 204 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Shërbimi i pijeve alkoolike fëmijëve”).
…….
Me datë 30.05.2025 në ora 13:25 në SPB Tetovë, P.I. (35) nga Tetova ka raportuar se djali i saj i mitur, i cili është në klasën e shtatë, është sulmuar fizikisht nga një mësuese gjatë orës së mësimit në një shkollë fillore në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 30.05.2025 në ora 13:05 në SPB Tetovë, G.Sh. nga Tetova, kanë raportuar shkelje të rendit dhe qetësisë publike në oborrin e një shkolle të mesme në Tetovë, ku nxënësi i tyre i mitur është sulmuar fizikisht nga katër nxënës të mitur të një shkolle tjetër të mesme dhe se nxënësi i tyre është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…….
Me datë 30.05.2025 në ora 16:30 në NjP-Çegran, L.R. (40) dhe E.S. (71) të dy nga fshati Bogovinë e Tetovës, kanë raportuar se gjatë punës në një objekt në fshatin Çegrane janë sulmuar fizikisht nga T.I. nga fshati Bogovinë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më datë 29.05.2025 në orën 10:30 në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, në hyrje të fshatit Gajre, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, kanë arrestuar dy të mitur nga fshati Gajre, nën dyshimin se më 26.05.2025 rreth orës 21:15 në rrugën ,,111″ në Tetovë, kishin qëlluar me pushkë automatike në drejtim të një shtëpie në pronësi të M.T. nga Tetova. Të miturit janë ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe u krye një intervistë zyrtare në prani të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale-tetovë. Pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 29.05.2025 në orën 19:45, efektivët e policisë nga DPB Gostivar, ndaluar personin A.S. (53) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit nga bashkëshortja jashtmartesore e tij 38-vjeçare, se një ditë më parë rreth orës 02:00 në apartamentin e saj ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kishte sulmuar me një mjet metalik, pas së cilës e kishte sulmuar edhe seksualisht. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
…….
Më datë 29.05.2025 në orën 21:45 në Tetovë në rrugën ,,Iliria” në afërsi të ish fabrikës “Plastika medicinale” në Tetovë, efektivët policorë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin E.T. (19) nga fshati Reçicë e Madhe, i cili pasi është ndaluar nga një automjet pasagjerësh ,,Golf” me targa të Tetovës, ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj tyre dhe t’i nënçmojë ata ndërsa po kryenin detyrat zyrtare. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
……
Më datë 29.05.2025 në orën 18:40 në fshatin Reçicë e Madhe, efektivët e policisë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar personin F.Sh.(26) nga fshati Reçicë e Madhe, duke vepruar në bazë të një kallëzimit të mëparshëm nga një vajzë 21-vjeçare nga Tetova, se ai e kishte ngacmuar dhe kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 29.05.2025 në orën 13:20, efektivët e policisë të SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale vjedhje, në zonën e Tetovës, kanë privuar nga liria personin J.A. (68) nga Republika e Kosovës. Tek ai janë gjetë gjësende sende që kishin origjinë nga veprat e kryera penale dhe ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas nenit 235 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
……
Më datë 29.05.2025 në orën 13:20, B.S. (29) nga Shkupi ka raportuar se ndërsa po drejtonte automjetin e tij të pasagjerëve në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, për shkak të një keqkuptimi në trafik, është sulmuar fizikisht nga një person që ishte me një automjet pasagjerësh ,,Porsche” me targa të Tetovës. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 29.05.2025 në orën 17:45 në NjP-Rostushë, V.B. (71) nga fshati Bitushë, ka raportuar se rreth orës 14:45 pranë kishës “Shën Kirili dhe Metodi”, në vendin e quajtur ,,Borovi”, ndërsa po ecnin përgjatë shtegut pyjor, bashkëshorti i saj R.B. (75) ka vazhduar në një shteg tjetër dhe ajo ka humbur kontaktin me të, pas së cilës nuk ka mundur ta gjejë më. Po merren masa për gjetjen e personit.
……
Gjatë ditës së djeshme (29 maj), në zonën e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe u sanksionuar gjithsej 39 shoferë (TE-30 dhe GV-9) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, 27 prej të cilëve (TE-18 dhe GV-9) janë marrë nga shërbimi komunal merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 44 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-35 dhe GV-9).

Më datë 28.05.2025 në orën 10:05 në Tetovë në rrugën ,,Savo Tasevski” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.Sh. (33) nga lagja Drenovec e Tetovës, duke vepruar sipas një raportimit të mëparshëm se një ditë më parë rreth orës 23:40 në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, pas një grindjeje verbale, e ka sulmuar atë me thikë personin A.T. (31) nga Republika e Shqipërisë, duke i shkaktuar lëndime trupore. B.Sh. po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 28.05.2025 në orën 21:20, efektivët e policisë të SPB-Tetovë në një qendër tregtare në rrugën ,,Iliria” në Tetovë kanë privuar nga liria personin M.K. (37) nga fshati Negotinë e Gostivarit, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një qese me një substancë pluhur të bardhë. Ai po mbahet në një stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 28.05.2025 në orën 19:30, efektivër e policisë nga NjP-Kodra e Diellit, në fshatin Shipkovicë të Tetovës kanë privuar nga liria personin R.A. (41) nga fshati Shipkovicë, i cili në orën 11:40 u denoncua nga një grua 51-vjeçare nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim të regjistruar në rajonin e Tetovës, se gjatë ditës së kaluar kishte ngacmuar seksualisht vajzën e saj 12-vjeçare, ndërsa ajo po kthehej nga shkolla. Sipas raportimit, ai e kishte ngacmuar edhe më parë vajzën disa herë, dhe pasi denoncuesja shkoi në shtëpinë e tij, ai e kishte sulmuar atë me një objekt druri. R.A. po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 27.05.2025, nga ora 11.00 deri në orën 12.00, yzrtarët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë, në rrugën ,,Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë, gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve, kanë konstatuar veprën penale “Shërbim transporti publik pa pasur leje përkatëse”, e dënueshme sipas nenit 284-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit të automjeti pasagjerëve ,,Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga J.Xh. (59) nga Reçica e Vogël, automjetit të pasagjerëve ,,Passat” me targa të Tetovës i drejtuar nga Z.M. (54) nga fshati Reçica e Vogël dhe një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës i drejtuar nga B.M. (39) nga fshati Neproshten.
Pas dokumentimit të rasteve, për ata do të përgatiten parashtresa përkatëse.
……
Bastisje në zonën e Gostivarit, u gjetën pushkë dhe fishekë

Më datë 28.05.2025 në orën 13:45, pas një urdhri gjykate, zyrtarët e policisë nga DPB Gostivar kanë kryer një bastisje në shtëpinë dhe lokalet e tjera të personin R.A. (66) në fshatin Raven, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale “prodhim, mbajtje dhe tregtim i paligjshëm i armëve ose substancave shpërthyese” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit, u gjetën një pushkë dhe shtatë fishekë, për të cilat ai nuk kishte leje. Me personin R.A. është kryer një intervistë zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 28.05.2025 në orën 12:25 në SPB të Tetovë, A.S. (19) nga fshati Prelubishtë, ka raportuar se rreth orës 10:00 ndërsa po ecte në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, para një objekti hotelierik, është sulmuar fizikisht nga një e mitur 16-vjeçare. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 28.05.2025 në orën 20:50 në rrugën ,,Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin R.S. (32) nga fshati Padalishtë, i cili është raportuar nga F.H. (18) nga Gostivari se rreth orës 20:30 para një dyqani veshjesh sportive, ka filluar të grindet verbalisht dhe ta kërcënojë dhe më pas para një objekti hotelierik ka tentuar ta sulmojë me thikë. R.S. është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, gjatë së cilës i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
……
Gjatë ditës së djeshme (28 maj), është kryer një kontroll i automjeteve dhe shoferëve në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 35 shoferë (TE-21 dhe GV-14) për parkim të gabuar dhe të papërshtatshëm, nga të cilët 18 (TE-10 dhe GV-8) u tërhoqën nga mjeti special merimangë. Janë sanksionuar edhe 65 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-39 dhe GV-26).

Më datë 27.05.2025 në orën 18:50, një i mitur 17-vjeçar dhe E.H. (18), të dy nga Tetova, u paraqitën vetë në Stacionin e Policisë së Tetovës. Rreth orës 17:30, ata ishin raportuar në Stacionin e Policisë së Tetovës nga personi R.B. (19) nga fshati Gjermë, se rreth orës 14:30, ndërsa ndodhej me kushëririn e tij të mitur në lagjen “Drenovec” në Tetovë, një automjet pasagjerësh ,,Golf” pa targa, i drejtuar nga i mituri 17-vjeçar, u preu rrugën, pas së cilës ai doli dhe e sulmoi fizikisht personin R.B.. Kushëriri i R.B. ishte përpjekur që t’i ndante, por më pas personi E.H. kishte dalë nga automjeti dhe i’u drejtuar pistoletën dhe më pas e kishte goditur personin R.B. me dorezën e armës. Gjatë masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga efektivët e policisë në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë, në një kontejner është gjetur një pistoletë ,,Glock 17″ me Diabolë me një karikator të zbrazët. Të dy janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.
…….
Më datë 27.05.2025 në orën 23:40, në Qendrën e Urgjencës në Spitalin Klinik të Tetovës është raportuar se një person me lëndime nga thika është pranuar në repartin e tyre. Pas veprimeve në bazë të raportimit është konstatuar se personi i lënduar është A.T. (31) nga Republika e Shqipërisë, i cili ka raportuar se rreth orës 23:30 para një objekti hotelerik në qendrën tregtare të qytetit në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, është sulmuar me thikë nga personi B.Sh. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Më datë 27.05.2025 në orën 22:00 në rrugën ,,29-Nëntori” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.E.(57) nga Tetova. Të njëjtin në ora 21:00, bashkëshortja e tij 47-vjeçare e ka raportuar në SPB Tetovë se në apartamentin e tyre familjar, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe është përpjekur ta sulmojë fizikisht, duke e kërcënuar. Ai po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 27.05.2025 në orën 11:50, efektivët e policisë të DPB Gostivar, në rrugën ,,Pance Popovski” në Gostivar kanë privuar nga liria personin D.M.(60) nga Shkupi, i cili ishte denoncuar nga personi P.G. (37) nga fshati Belovishtë e gostivarit, se rreth orës 10:20 në tregun e qytetit në Gostivar, ai u përpoq ta sulmonte me thikë, por u pengua nga të pranishmit në treg. Tek D.M. është gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe ai po mbahet në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 27.05.2025 në orën 14:15, në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, është raportuar se nga një apartament në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, ku jetonte i vetëm personi R.G.(89) nga Tetova, po përhapet një erë e pakëndshme. Menjëherë është vepruar sipas raportit dhe një ekip i zjarrfikësve të Tetovës ka hapur derën dhe e ka gjetur R.G. të vdekur në apartament. Një inspektim në vendngjarje është kryer nga një ekip i SPB Tetovë dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për obduksion.
……
Gjatë ditës së djeshme (27 maj), është kryer një kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe u sanksionuar gjithsej 32 drejtues automjetesh (TE-22 dhe GV-10) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 25 (TE-15 dhe GV-10) u tërhoqën me mjetin special merimangë. Janë sanksionuar gjithashtu edhe 50 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-33 dhe GV-17).

Më datë 26.05.2025 në orën 19:50 në NjP Gallatë, personi M.M. (42) nga fshati Vrapçisht ka raportuar se djalit të tij të mitur, rreth orës 17:30, derisa ishte me fëmijët e tjerë në rrugën e fshatit afër shtëpisë së tyre, i është afruar fqinji I.S. (50) dhe e kanë sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 26.05.2025 në ora 20:45 në rrugën ,,174” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë arrestuar personin H.K.(47) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse nga neni 80 i Ligjit për Armët.
……
Më datë 26.05.2025 në ora 21:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.T.(38) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga S.B. (44) nga Tetova, se në hyrje të shkollës fillore e ka kapur djalin e tij të mitur dhe e ka futur në supermarketin e afërt, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë. N.T. po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 26.05.2025, nga ora 14:00 deri në ora 22:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe Stacioni Policor i Sigurisë Rrugore Tetovë, në bulevardin ,,Iliria” në Tetovë në ora 17:35, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve ,,Volkswagen” me targa regjistrimi K.S. Tetovë. (56) nga Tetova dhe në orën 19:05 automjetin e pasagjerëve ,,Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga F.K. (48) nga Tetova, janë konstatuar se pa licencë kryejnë transport publik të udhëtarëve. Pas dokumentimit të rasteve do të përgatiten parashtresa përkatëse sipas nenit 284-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut ,,Kryerje e transportit publik pa licencë”.
……
Dje (26-maj) është kryer kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të gabuar dhe të paligjshëm 32 drejtues mjetesh (TE-21 dhe GV-11), prej të cilëve 15 (TE-14 dhe GV-1) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 44 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-24 dhe GV-20).

Sonte (26.05.2025) në ora 21:15, në SPB Tetovë, është raportuar se në Rrugën 111 në Tetovë, persona të panjohur me motoçikletë-skuter kanë shtënë nga automatiku në shtëpinë në pronësi të M.T. nga Tetova dhe menjëherë kanë ikur. Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe është konstatuar se nuk ka persona të lënduar dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku. Pronari dhe familja e tij ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave dhe u konstatuan dëme materiale në shtëpi. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit, ndërsa këqyrje në vendngjarje po kryen një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.

Më datë 26.05.2025 në ora 06.00 në autostradën Shkup-Tetovë, në pikpagesën rrugore Zhelinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin I.A.(55) nga fshati Çegran i Gostivarit, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhuri e bardhë. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
…….
Më datë 25.05.2025, nga ora 17.20 deri në ora 18.45 në autostradën Tetovë – Gostivar, në pikëpagesën rrugore Gostivar dhe në autostradën Tetovë-Shkup, në pikëpagesën rrugore Zhelinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë dhe Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar, kanëprivuar nga liria personat N.N.(55) nga Gostivari, A.A. (54) nga Ohri dhe L.S. (35) nga fshati Kopaçindol i Tetovës.
Personi N.N. ka qenë duke drejtuar automjetin e pasagjerëve Volkswagen Passat me targa të Gostivarit me shpejtësi 174 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar maksimale është 80 kilometra në orë, A.A. ka qenë duke drejtuar automjetin e udhëtarëve Mercedes me targa të Ohrit me shpejtësi 161 kilometra në orë në vend ku lejohet shpejtësia 80 kilometra në orë, ndërsa L.S. ka qenë duke drejtuar veturën e udhëtarëve BMW me targa të Tetovës me shpejtësi 174 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia maksimale me shenjë të komunikacionit është 100 kilometra në orë.
Në konsultim me prokurorët publikë nga Prokuroritë Themelore Publike Tetovë dhe Gostivar, ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve kundër tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 297-a i Kodit Penal – “drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
……
Më datë 25.05.2025 në ora 12.45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personat M.S. (43), S.A. (34) dhe Xh.Z. (28), të tre nga Republika e Shqipërisë, për shpërdorim të qëndrimit turistik, pra qëndrim në kundërshtim me qëllimin. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë për veprime të mëtejshme.
…….
Më datë 25.05.2025 në orën 18.00, nga punonjësit e Policisë së NjP Grupçin, kanë privuar nga liria personin B.Z.(53) nga rrethina e Tetovës, i cili ka qenë i raportuar ka sulmuar fizikisht gruan e tij 52-vjeçare me të cilën nuk kishte kurrorë. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 26.05.2025 në ora 00.50 në Stacionin Policor Tetovë, M.D.(56) nga Tetova ka raportuar se në rrugën ,,180” në Tetovë, djali i tij i mitur pas një grindje të shkurtër është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Më datë 26.05.2025 ora 01.05, punonjësit e Policisë NjP Gallatë, kanë privuar nga liria 47 vjeçaren I.M. nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj 43-vjeçar me të cilin nuk kishte kurrorë, duke përdorur gjësende të ndryshme shtëpiake. Ajo është duke u mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatisë parashtresë përkatës.
…….
Me datë 26.05.2025 në ora 04.00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivarit kanë arrestuar personin V.D. (28) nga Gostivari, i cilët është sjellë në mënyrë agresive dhe ka nënçmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Ai është duke u mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatës.
………
Më datë 25.05.2025 rreth orës 09.20 në Stacionin Policor Gostivar, K.R. (57) nga Gostivari ka raportuar se në bulevardin ,,Goce Dellçev” në Gostivar, fqinji i saj Z.A. është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……..
Më datë 24.05.2025 në ora 16.10 në DPB Gostivar, nga Qendra Emergjente e Gostivarit kanë raportuar se tek ata me lëndime trupore është sjellë personi H.I.(57) nga fshati Forinë e Gostivarit. Sipas raportit i njëjti plagët i kishte marrë teksa punonte në shtëpinë e tij. Një ekip inspektues nga DPB Gostivar, ka inspektuar vendin e ngjarjes.

Me datë 24.05.2025 në ora 12.10, zyrtarë policorë të SPB Tetovë dhe NjP Tearcë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të personit B.S. (35) nga fshati Sllatinë e Tetovës, i cili një ditë më parë rreth orës 23:50 është arrestuar në rrugën lokale në mes të fshatit Xhepçishtë dhe f.Varvarë për shkak të sulmit ndaj policëve të cilët ishin duke kryer detyrën zyrtare. Gjatë bastisjes u gjetën dhe sekuestruan dy peshore dixhitale dhe pesë qese me lëndë pluhuri të bardhë. Pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 24.05.2025 në ora 10.45 në fshatin Bogovinë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe NjP Kamjan, për shkak të dyshimit të bazuar se gjatë këtij muaji ka kryer disa vepra penale vjedhje të rënda, kanë ndaluar personin E.I. (28) nga fshati Bogovinë. Ai është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 24.05.2025 në ora 17:00, zyrtarë policorë të Departamentit yë Punëve të Brendshme të Gostivarit në lagjen “Pitarnica”, kanë ndaluar personin S.A.(50) nga Gostivari, pasi në posedim i është gjetur kokainë. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përfaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 24.05.2025 në ora 20:40 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, me urdhër të gjykatës kanë nmarrestuar personin V.A. (43) nga Gostivari për vuajtje të dënimit me burg. Ai është transferuar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.
……
Gjatë ditës së djeshme (24 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 8 drejtues mjetesh (TE-7 dhe GV-1) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, 41 drejtues mjetesh (TE-34 dhe GV-7) për parakalim të gabuar dhe të paligjshëm. Janë sanksionuar edhe 65 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-47 dhe GV-18).

Sot (24.05.2025) rreth orës 10.15 është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, një kilometër pas pikës së pagesës rrugore të Gostivarit, kamioni Renault me ​​targa të Shkupit, i drejtuar nga F.Xh. (23) nga Kalishti i Gostivarit është përmbysur në rrugë. Nga aksidenti ka pësuar lëndime drejtuesi, ndërsa rruga është e mbyllur dhe qarkullimi po devijohet në rrugët përreth. Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka inspektuar vendin.

Me datë 23.05.2025 në ora 12.55 në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar, zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar 41 vjeçaren V.S. nga Gostivari, e cila me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej shtatë muajsh për vepër e kryer penale nga neni 215 i Kodit Penal. Ajo është dërguar në Burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin.
……..
Me datë 23.05.2025 në ora 23.50 në fshatin Xhepçishtë të rajonit të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.S. (35) nga fshati Sllatinë e Tetovës, për sulm fizik ndaj policëve të cilët kryenin detyrën zyrtare. Ai është duke u mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 23.05.2025 ora 09.55 në Njësinë e Policisë Gallatë, A.A. (58) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, ka raportuar se në një objekt hoteliere në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga E.Z. dhe Sh.E., të dy nga fshati Vrapçisht. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 23.05.2025 në orën 10.40 në oborrin e Njësisë së Policisë Gallatë, punonjësit e policisë kanë arrestuar personat E.A. (33) dhe M.H. (52), të dy nga fshati. Vrapçisht i Gostivarit, pasi që pas një debati të shkurtër me përleshje fizike kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Ata po mbahen në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
…….
Më datë 23.05.2025, në SPB Tetovë, një 39-vjeçar nga Tetova, menaxher në një kompani private në zonën e Tetovës, ka raportuar se i janë mashtruar 145.360 dollarë. Sipas raportit, pas një marrëveshjeje të mëparshme, ata i kanë paguar paratë në llogarinë e një kompanie në Tajlandë, por pas një periudhe të caktuar, kur dyshohet se ka pasur një problem me transportin, kanë kuptuar se ishin mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 23.05.2025 në ora 17:00 në DPB Gostivar, N.D.(72) nga Gostivari ka raportuar se në korridorin e banesës ku banon, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga fqinja e saj J.G.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 23.05.2025 në ora 19.55 në Stacionin Policor Tetovë, B.I. (31) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 16:20. në rrugën “169” në Tetovë, pas një debati të shkurtër, një person duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës ka goditur rrotën e pasme të biçikletës të cilën e ngiste, pas së cilës e ka sulmuar fizikisht duke përdorur një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 23.05.2025 në ora 23.50 në Stacionin Policor Tetovë, personi A.M. (20) nga fshati Poroj i Tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga L.I. (36) nga fshati Çiflik i Tetovës dhe një person tjetër, pas së cilës i është kundërpërgjigjur sulmit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Me datë 23.05.2025 në ora 20.25, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.M. (18) nga fshati Nerasht, A.I. (18), E.B. (21) dhe tre të mitur, të gjithë nga fshati Dobrosht. Më parë, A.J. (22) dhe F.M. (18), të dy nga fshati Odri i Tetovës, kanë raportuar se me datë 22.05.2025 rreth orës 23.00 në rrugën rajonale fshat Jazhincë-Tetovë, teksa ishin duke drejtuar veturën e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës, personat me dy vetura ua kanë bllokuar rrugën dhe pasi kanë ikur janë ndjekur dhe kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pas marrjes së masave, në afërsi të fshatit Prshevcë është gjetur një gëzhojë e plumbit të përdorur dhe personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresl përkatëse.
…….
Më datë 23.05.2025 në ora 11.20, në DOB Gostivarit është raportuar se në rrugën ,,Beliçica” në Gostivar, një automjet i udhëtarëve ka goditur këmbësorin B.M. (76) nga Gostivari, pas së cilës shoferi me veturën është larguar nga vendi i ngjarjes. Rreth orës 17:00 këmbësori ka shkuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar Prokurori Publik dhe me urdhër të tij është kryer inspektimi nga ekipi inspektues nga Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar.
……
Gjatë ditës së djeshme (23 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 31 drejtues mjetesh (TE-20 dhe GV-11) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, 9 prej të cilëve (TE) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 59 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-31 dhe GV-28).

Me datë 22.05.2025 në ora 18.55 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë privuar nga liria personin Xh.N.(77) nga rrethina e Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 18:30 në qendër të qytetit ka sulmuar fizikisht gruan e tij 77-vjeçare. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
……
Më datë 23.05.2025 ora 01.20 në Njësinë e Policisë Tearcë, personi O.A. (19) nga fshati Neproshten i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00:20 në fshatin Nerashtë të Tetovës, automjeti i pasagjerëve “xhip” me targa të Tetovës, në të cilin ndodhej V.R. dhe Sh.A. dhe persona të tjerë që ai nuk i njihte, si dhe vetura e pasagjerëve BMW me targa të Tetovës, e drejtuar nga E. ,,pnj”, i kanë penguar dhe ia kanë bllokuar rrugën, pas së cilës i kanë dëmtuar veturën e tij Volkswagen Golf me targa të Tetovës, në të cilën ndodhej së bashku me kolegët e tij. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (22 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të gabuar dhe të paligjshëm 32 drejtues mjetesh (TE-21 dhe GV-11), prej të cilëve 12 (TE) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 51 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-31 dhe GV-20).

Mе datë 21.05.2025 në ora 09.40 në SPB Tetovë, I.Xh. (77) nga fshati Sellcë e Tetovës, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:00 para një objekti hotelierik në një qendër tregtare në Tetovë është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit J.T. (52) nga fshati Trebosh i Tetovës dhe nga T.I. nga fshati Selcë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 21.05.2025 në ora 17.30 në Stacionin Policor Tetovë, N.O. (43) nga fshati Reçicë e Vogël ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 11:00 në fushën e lojërave të shkollës fillore ku mësonte, gjatë një turneu futbolli, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga shoku i klasës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 21.05.2025 në ora 20.30 në DPB Gostivar, Sh.M. (48) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 16:00. në rrugën “JNA” në Gostivar, pas një debati verbal për çështje pronësore dhe juridike, është sulmuar fizikisht nga A.Sh. nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 22.05.2025 në ora 01.10 në Stacionin Policor Tetovë, H.Z. (25) nga Tetova, i cili momentalisht është duke vuajtur dënimin në Burgun e Tetovës, ka raportuar se në burg është sulmuar fizikisht nga N.M. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (21 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 23 drejtues mjetesh (TE-22 dhe GV-1) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 15 (TE) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 50 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-27 dhe GV-23).

Kontroll aksioni në Tetovë, u gjetën 453 shtek cigare dhe 199 kilogramë duhan pa dokumentacion dhe u arrestuan gjashtë persona.

Më datë 20.05.2024, midis orës 12:00 dhe 14:30 në rrugën ,,Iliria” pranë Tregut të Gjelbër në Tetovë, zyrtarët e policsë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, ndërmorën masa dhe aktivitete për të shtypur aktivitetet e paligjshme sipas Ligjit për Akcizat dhe Kodit Penal. Gjatë kontrollit, janë ndaluar personat I.I.(59) nga fshati Kamjan i Tetovës, R.I. (66) nga fshati Llërcë e Tetovës, N.M. (59) nga fshati Sellcë e Tetovës, R.S. (46) nga fshati Pallçisht i Epërm i Tetovës, R.A. (37) dhe B.Z. (64), të dy nga Tetova, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shmangie e akcizës” sipas nenit 279-b të Kodit Penal.
Gjegjësisht, gjatë kontrollit të këtyre personave, u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej 453 shtekë cigare të ndryshme dhe 199 kilogramë duhan të ndryshëm. Ata janë ndauar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të përgaditen kallëzime përkatëse.

……
Më datë 20.05.2025, rreth orës 11:00 në një shkollë fillore në Tetovë, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë nga një nxënës në shkollë. Pas kësaj, i mituri, prindi i tij dhe zyrtarët policorë kanë shkuar në Qendrën për çështje Sociale të Tetovës për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të çështjes, në konsultim me prokurorin publik, do të përgatitet një parashtresë e përkatëse.
……
Më datë 20.05.2025 në orën 17:10 në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin E.M. (34) nga Prilepi, nën dyshimin se rreth orës 16:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, ai vodhi një automjet pasagjerësh “Opel Corsa” me targa të Shkupit, në pronësi të A.K. (26) nga fshati Brvenicë i Tetovës. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe automjeti iu kthye pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.
…..
Më datë 20.05.2025 në orën 11:50 në Stacionin Policor të Tetovës, M.R. (42) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 11:00 në zyrën e tij avokatore, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore-juridike, T.R. (50) dhe T.A., të dy nga Tetova, u sollën në mënyrë agresive dhe e kërcënuan. Sipas raportit, ata janë të pakënaqur me pastrimin e pronës që pretendojnë se ishte e tyre, por nuk posedojnë asnjë dokument, ndërsa ai ka një prokurë për përfaqësim ligjor nga pronarët B.A. (46), M.A. (39) dhe I.A. (43), të gjithë nga fshati Bozovcë i Tetovës, të cilët posedojnë fletë pronësie dhe aktualisht ndodhen jashtë vendit. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 20.05.2025 në orën 19.55, në SPB Tetovë, I.F. (37) nga Tetova ka raportuar se në një turnir në një shkollë fillore në Tetovë, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga shoku i tij i klasës. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 20.05.2025, në orën 10:40 efektivët e policisë së NJP Jegunovcë, kanë privuar nga liria personin S.A.(48) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm se ai e ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, duke përdorur një objekt prej druri. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do ti përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 20.05.2025 në orën 21:40 në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, efektivët e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin D.E. (29) nga Gostivari, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm se ai kishte kërcënuar personin M.R. (41) nga Gostivari për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura të ndërsjella. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do ti përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 20.05.2025 në orën 23:35 në Stacionin Policor të Tetovës, një vajzë 19-vjeçare nga zona e Tetovës ka raportuar se personi A.”pnj” (30) nga Tetova në automjetin e tij, në të cilin udhëtonin ajo dhe shoqja e saj, është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
……
Më datë 20.05.2025 në orën 10:50, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevard e ,,Ilindenit” në Tetovë, një automjet pasagjerësh BMW me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.A. (19) nga Tetova kishte goditur këmbësorin I.F.(81) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimi është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.
……
Gjatë ditës së djeshme (20 maj), është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB Tetovës. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan për shkelje gjithsej 36 drejtues mjetesh (TE-28 dhe GV-8) pët parkim të parregillt, prej tyre 27 (TE20 dhe GV-7) janë marrë nga shërbimi komunal i merimangës. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 89 shkelje tjera në trafik (TE-46 dhe GV-43).

Me datë 19.05.2025 në ora 16.10 në rrugën lokale Pirok-Tetovë, zyrtarë policorë nga NjP-Kamnjan kanë kryer kontroll të automjetit të udhëtarëve ,,BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.T. (44) nga Tetova, me ç’rast tek bashkëudhëtari i tij B.B.(29) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, kanë gjetur marijuanë, ndërsa në automjet kanë gjetur një thërmues me mbetje marihuane dhe një pajisje tjetër me mbetje marihuane. Ata po mbahen në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Me datë 19.05.2025 në ora 13:00 në Stacionin Policor të Tetovës, një 72 vjeçar nga rajoni i Tetovës ka raportuar se nga një person është mashtruar për shumën prej 3.000 denarë. Sipas njoftimit, ai e ka takuar personin në një restorant në Tetovë, ku personi i ka kërkuar para për të kryer disa punë dhe i ka premtuar se do t’ia kthejë sapo të takohen tek tek kadasta. Sipas raportit, pasi ai kishte shkuar tek zyrat kadastrale, nuk kishte mundur ta gjejë personin dhe ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 19.05.2025 në ora 19.25 në rrugën rajonale Tetovë-Bërvenicë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në komunikacionin rrugore Tetovë, kanë ndaluar personin I.N.(65) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës, pasi që ndaj tyre është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. Ai është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 19.05.2025 në ora 18.45 në rrugën ,,Kej Vardar” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin F.A.(39) nga Gostivari, i cili është raportuar nga Sh.U. (56) nga Gostivari për prishje të rendit dhe qetësisë publike me muzikë të lartë dhe kërcënim ndaj saj dhe djalit të saj. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Gjatë ditës së djeshme (20 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 44 drejtues mjetesh (TE) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 20 (TE) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 21 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-20 dhe GV-1).

Me datë 18.05.2025 në ora 23.50 në magjistralen fshati Zhelinë-Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personat E.S. (22), S.Sh. (18), E.A. (18) dhe D.N.(20), të gjithë nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të tyre, te D.N.ësht gjet një lëndë pluhuri e bardhë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
…..
Më datë 18.05.2025 në ora 17.39 në Stacionin Policor Gostivar, personi M.U. (24) nga fshati Çegran i Gostivarit, ka raportuar se në rrugën Balindolska në Gostivar është sulmuar fizikisht nga E.F. nga Gostivari. Rasti është duke u zbardhur.
…..
Me datë 18.05.2025 në ora 09.57 zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë ndaluar personin H.A. (56) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës i cili ne veturën e tij ,,BMW” me targa të Tetovës, në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë ka drejtuar me shpejtësi prej 111 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë në një zonë të banuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në pakujdesi”.
……
Më datë 18.05.2025 në ora 18.10 në Stacionin Policor Tetovë, S.S.(42) nga fshati Shum i Strugës, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë, deputet i Kuvendit të RMV-së, ka raportuar se rreth orës 13:00 ka marrë kërcënime në një rrjet social nga B.K. dhe B.K. nga fshati Veleshtë i Strugës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 17.05.2025 në ora 23.55 në një objekt hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë ndaluar personin F.N.(59) nga Tetova pasi i është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ai është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresl përkatëse.
…..
Me datë 18.05.2025 në ora 00.55 në një objekt hotelierik në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin F.K. (32) nga Tetova, sepse i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.
…..
Me datë 17.05.2025 në ora 08.30 në rrugën “Ivo Ribar Lola” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në komunikacionin rrugore Tetovë kanë ndaluar dhe kontrolluar një minibus “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.M. (39) nga fshati Jegunovcë e Tetovës ku është konstatuar se D.M. ka përdorur automjetin për të kryer transportin publik të udhëtarëve pa posedim të licencës. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzimi përkatës sipas nenit 284-a të Kodit Penal.
…….
Më datë 17.05.2025 në orën 13:40. në Njësinë e Policisë Kodra e Diellit, M.I. (34) nga Tetova ka raportuar se në automjetin e pasagjerëve “Smart” me targa të Tetovës, në pronësi të F.A.(34) nga Tetova, ka shpërthyer zjarri teksa ka qenë duke vozitur në rrugën rajonale Tetovë – Kodea e Diellit. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i njësisë territoriale të zjarrfikësve të Tetovës. Kontroll është kryer nga ekipi i SPB Tetovës.
……
Me datë 17.05.25 në ora 17.35 në vendkalimin kufitar Jazhincë, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin N.A.(40) nga fshati Dobroshtë i Tetovës, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer nga neni 247 i Kodit Penal. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës, për vuajtje të dënimit me burg.
……
Gjatë ditës së djeshme (17 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të gabuar dhe të paligjshëm 20 drejtues mjetesh (TE-19 dhe GV-1) dhe 22 (TE-2 dhe GV-20) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar, si dhe 5 (GV) kanë kryer parakalime të paligjshme. Janë sanksionuar edhe 8 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE).

Me datë 16.05.2025 në ora 23.40 në kryqëzimin e rrugëve “Bllagoja Toska” me rrugën “29 Nëntorii” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin N.V. (54) nga fshati Poroj i Tetovës, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ai është duke u mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…..
Me datë 17.05.2025 në ora 00.50 në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin D.M. (21) nga Shkupi, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditer parashtresë përkatëse.
……
Me datë 16.05.25 në ora 17.40 në kryqëzimin e rrugëve “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar personin H.Z. (25) nga Tetova, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë muajsh për veprën e kryer penale nga neni 215 i Kodit Penal. Personi është dërguar në INKP Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.
…….
Më datë 16.05.2025 në ora 19.00 në SPB Tetovë, 59-vjeçari nga Tetova ka raportuar se personit V.K. (46), në prani të personit S.S.(47), të dy nga Tetova, gjatë vitit 2014 u ka marrë hua me kamatë në shumë prej 25.000 euro. Sipas raportit, pas kësaj, gjatë viteve të kaluara deri në raportim, i ka paguar gjithsej mbi 150.000 euro për kamatë dhe shlyerje borxhi, gjegjësisht pa pëlqimin e tij i janë shitur dy banesa, një në Tetovë dhe një në Ohër, të cilat i ka lënë peng me akt noterial për këmbim të borxhit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 17.05.2025 në ora 02.30 në SPB Tetovë, F.N. (33) nga fshati Rogle ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga A.K. nga Tetova në vendin e saj të punës në një objekt hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 17.05.2025 në ora 02.30 në SPB Tetovë, një vajzë 26 vjeçare nga zona e Tetovës ka raportuar se rreth orës 02.00 në fshatin Trebosh të Tetovës pas një debati të shkurtër verbal, është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj N.A nga fshati Trebosh. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (16 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të gabuar dhe të paligjshëm 29 drejtues mjetesh (TE-17 dhe GV-12), nga të cilët 15 (TE-5 dhe GV-10) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 36 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-14 dhe GV-22).

Më datë 15.05.2025 ora 21:15, Ç.M.(25) nga rrethina e
Tetovës, vetë është paraqitur në Stacionin Policor të Tetovës, në
lidhje me denoncmin e mëparshme nga bashkëshortja e tij 24
vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Ai po mbahet në stacionin e
policisë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të
rastit do ti përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Më datë 15.05.2025 ora 12.25, vetë është paraqitur në NjP
Tearcë 37-vjeçarja M.S. nga Tetova, për të cilin paraprakisht është
raportuar se rreth orës 09:00 në shkollën fillore ku ajo mësonte,
kishte sulmuar fizikisht vajzën e mitur të personit T.I.(39) nga
fshati Tearcë. Ajo është ndaluar në stacionin e policisë për
procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do
të ngrihet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 15.052025 në orën 19:30 në Stacionin Policor
Tetovë, S.D. (30) nga fshati Dëbërc e Tetovës, ka raportuar se
djali i saj i mitur, derisa ishte në orën e edukatës fizike në shkollën
fillore të fshatit, është sulmuar fizikisht nga I.E. nga fshati
Shemsovë, mësues i edukatës fizike. Për ngjarjen është njoftuar
edhe Prokurori Publik dhe po merren masa për zbardhjen dhe
dokumentimin e plotë të rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (15-maj) është kryer kontroll i
intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e
SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej
32 drejtues mjetesh (TE-24 dhe GV-8) për parkim të gabuar dhe
të paligjshëm, prej të cilëve 26 (TE-18 dhe GV-8) janë tërhequr
me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 79
lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-54 dhe GV-
25).

Më datë 14.05.2025 në ora 21:45 në rrugën ,,180” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.Xh. (46) nga Tetova, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar heroinë. Pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 14.05.2025 në ora 19.30 dhe me datë 15.05.2025 në ora 03:00, zyrtarët policorë nga Stacionet Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar dhe Tetovë kanë ndaluar personat D.A. (64) nga fshati Zubovcë e Gostivarit dhe A.M. (36) nga Tetova. Gjatë inspektimit të një aksidenti trafiku me dëme materiale më datë 14.05.2025 rreth orës 19.30 në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec dhe pas masave të marra është konstatuar se D.A. drejtonte mjetin tip ,,Opel” nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i ishte matur 1.74 promilë alkool në gjak, si dhe ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Ndërsa gjatë kontrollit të komunikacionit në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë më datë 15.05.2025 në ora 03.00 është ndalur automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa kombëtare kroate i drejtuar nga A.M. dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i njëjti ishte nën efektin e alkoolit në gjak ku i është matur 1.52 promilë alkool.
Të dy janë larguar nga qarkullimi dhe janë ndaluar në satacionet e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i automjetit në pakujdesi”.
……
Më datë 14.05.2025 në ora 19:00 në fshatin Pirok të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Kamjan kanë ndaluar personin I.S.(41) nga fshati Pirok dhe djalin e tij 15 vjeçar pasi që kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare, përkatësisht i cili paraprakisht e kishte ndaluar të miturin duke drejtuar veturën e udhëtarëve “Seat Ibiza” me targa të Tetovës dhe e kishte larguar nga komunikacioni. Ata po mbahen në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të përgaditen kallëzimet përkatëse.
……
Më datë 14.05.2025 në ora 16.15 në Stacionin Policor Tetovë, R.I.(61) nga Tetova ka raportuar se në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga një person, të cilit i është kundërpërgjigjur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 14.05.2025 në ora 19.20 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë ndaluar personin S.S.(34) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht personin J.A. nga fshati Zubovcë e Gostivarit. Ai është duke u mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…..
Më datë 14.05.2025 në ora 14.45 dhe 15.20 në rrugën ,,Goce Dellçev” dhe rrugën ,,Pitarnica” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë ndaluar personin D.A. (42) dhe J.Sh. (37), të dy nga fshati Forinë e Gostivarit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vjedhje”, gjegjësisht se me datë 06.05.2025 në një objekt hotelierik në Gostivar nga personi R.S. (46) nga Gostivari, ka marrë një mjet personal. Tek ata është gjetur mjeti që dyshohet se e ka origjinën nga vepra e kryer penale. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgaditet kallëzimi përkatës.
……
Gjatë ditës së djeshme (14 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të gabuar dhe të paligjshëm gjithsej 41 drejtues mjetesh (TE-25 dhe GV-16), nga të cilët 25 (TE-18 dhe GV-7) janë kapur me automjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 45 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-28 dhe GV-17).

Më datë 13.05.2025 në ora 22.20, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personat Sh.J. (47) nga fshati Raven, F.T. (55) dhe V.A. (50), të dy nga fshati Negotinë e Gostivarit, pasi që u është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 14.05.2025 në ora 02.20, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugorë Tetovë, kanë ndaluar personin B.P. (44) nga Ohri. Gjatë kontrollit të komunikacionit në magjistralen Tetovë – Gostivar, në pikën e pagesës rrugore Tetovë, është ndalur vetura e pasagjerëve ,,Audi” me targa të Ohrit, e drejtuar nga B.P., dhe pas masave të marra është konstatuar se i njëjti është nën efektin e alkoolit, gjegjësisht në gjak i janë matur 1,54 promilë alkool. Ai është larguar nga qarkullimi dhe është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”.
……
Më datë 13.05.2025 në ora 19.30 në Stacionin Policor Tetovë, I.B.(67) nga fshati Tearcë e Tetovës, ka raportuar se djali i tij i mitur, person me probleme shëndetësore, është sulmuar fizikisht nga një person në rrugën Boris Kidriç në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 13.05.2025 në ora 15.10 në Bulevardin ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë arrestuar personin J.M.(43) nga fshati Llërcë e Tetovës, pasi që ndaj tyre gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është sjellë në mënyrë agresive. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 13.05.2025 në ora 20.40 në DPB Gostivar, E.D. (39) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 18:00. në një furgon që transportonte nxënës, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga shoferi Z.N. nga Gostivari, i cili e ka shtyrë dhe nxjerë nga furgoni dhe është larguar me nxënësit e tjerë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (13-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 35 drejtues mjetesh (TE-23 dhe GV-12) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 21 (TE-17 dhe GV-4) janë tërhequr me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 59 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-38 dhe GV-21).

Më datë 12.05.2025 ora 21:45 në afërsi të mbikalimit të Treboshit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar një 17-vjeçar nga fshati Trebosh i Tetovës, pasi që i janë gjetur dhe konfiskuar 25 pako me marijuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më datë 12.05.2025 ora 20.45 në ora 10:00 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë ndaluar personin N.S. (42) nga Gostivari, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ai po mbahet në stacionin e policisë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.
…….
Më datë 13.05.2025 në ora 00.30 në rrugën ,,Pançe Poposki” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personat I.S. (41), F.M. (41) dhe H.Sh. (41), të tre nga Gostivari, pasi që u është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ata po mbahen në stacionin e policisë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 12.05.2025 në ora 16.50 në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga NjP Gallatë, kanë ndaluar personin M.K.(26) nga Kumanova. Ai dyshohet se pas një debati të mëparshëm verbal, ka tentuar të sulmojë me një vegël pune personin A.A. (60) nga fshati Negotinë, për të cilin ka kryer punë ndërtimore. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
……
Më datë 12.05.2025 në ora 09.30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve ,,BMW# me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.Sh. (49) nga Tetova, ka goditur këmbësorin N.K. (35) nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin e ka kryer ekipi inspektues i SPB Tetovë.
……
Gjatë ditës së djeshme (12-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 44 drejtues mjetesh (TE-34 dhe GV-10) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-17 dhe GV-10) janë marrë me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 49 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-30 dhe GV-19).

Me datë 11.05.2025 në ora 16:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor- Tetovë kanë ndaluar personin K.V.(31) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer në komunikacion në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, kanë ndaluar veturën e pasagjerëve ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga K.V., dhe pas masave të marra është konstatuar se i njëjti ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht i është matur alkooli në gjak 2,16 promilë. Ai është larguar nga qarkullimi dhe është ndaluar në stacionin e policisl dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”.
…….
Katër persona të arrestuar në Gostivar pasi kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se norma e lejuar
Me datë 11.05.2025 në ora 14.55 në magjistralen Tetovë-Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Debreshit në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Gostivar, gjatë kontrollit me radar, kanë konstatuar se K.R. (32) nga Kosova ka qenë duke vozitur veturën e pasagjerëve ,,Audi” me targa kombëtare të Kosovës me shpejtësi 162 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë. Në orën 15:00 personi S.S.(55) nga fshati Preglavë, komuna e Pllasnicës, me veturën e pasagjerëve ,,Audi” me targa kombëtare italiane ka drejtuar me shpejtësi 156 km/orë, në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë. Në orën 16:40, D.K. (34) nga Tetova, ka drejtuar automjetin e udhëtarëve ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 167 km/orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/orë. Në orën 17:45, D.Z. (29) nga Shkupi me automjetin e pasagjerëve “Gili” me targa të Shkupit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 161 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë.
Ata janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
……
Me datë 11.05.2025 në ora 14.15 në Stacionin Policor Tetovë, L.R. (42) nga Republika e Serbisë, në prani të avokatit, ka raportuar se në Tetovë, ish-bashkëshorti i saj S.A.(44) nga fshati Falish i Tetovës, e ka sulmuar fizikisht dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe nënës së saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 11.05.2023 në orën 14:20 në DPB Gostivar, A.A. (72) nga fshati Belovisht i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 11:00 në fshatin Belovishtë është sulmuar me send të fortë nga një i mitur 15-vjeçar, i cili edhe e ka kanosur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Me datë 11.05.2025 ora 21:50. në Gostivar, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, kanë arrestuar personin S.K. (47) nga zona e Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë e tij ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj 50-vjeçar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 11.05.2025 në ora 13.35 në fshatin Gradec, punonjësit e Policisë së Njësisë së Policisë Gallatë, kanë privuar nga liria personin K.A.(55) nga fshati Gradec, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të kushëririt të tij V.H.(60) nga i njëjti fshat se i ka dëmtuar murin e tij me traktor, është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe gruas së tij dhe ka tentuar t’i sulmojë me një send hekuri. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.
…….
Gjatë ditës së djeshme (11-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 132 drejtues mjetesh (TE-66 dhe GV-66) për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar brenda dhe jashtë vendeve të banuara, katër prej të cilëve (GV) janë arrestuar për “drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 22 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-10 dhe GV-12).

Me datë 10.05.2025 në ora 20:10 në kryqëzimin e rrugës “Vidoje Smilevski Bato” dhe rrugën “Lubo Bozhinovski” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin E.D. (25) nga Tetova. Atij i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluae në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Me datë 10.05.2025 në orën 20:30. në SPB Tetovë R.A.(27) nga Tetova, ka raportuar se djali i tij 10-vjeçar, në shkallët e objektit ku banojnë, është sulmuar fizikisht nga V.I. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…..
Me datë 10.05.2025 në ora 16:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në një objekt hotelierik në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, kanë arrestuar personin O.R. (35) nga fshati Çegran, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga punonjësi i objektit, se është sjellë në mënyrë agresive dhe ja prishur rendin dhe qetësinë publike duke bërtitur, qortuar dhe duke u sjellë në mënyrë të pahijshme. I njëjti është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse nga nenet 4 dhe 6 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
……
Me datë 10.05.2025 në ora 11.55 në DPB Gostivar, personi A.G. nga Gostivari ka raportuar se një fëmijë i mitur është mbyllur në banesë në Gostivar dhe gjatë gjithë kohës ka qarë. Menjëherë është vepruar në bazë të kallëzimit dhe me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të zjarrfikësve të Gostivarit është hapur banesa, ku është gjetur një fëmijë 9-vjeçar dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore nga Shërbimi i Emergjencave Mjekësore i është dorëzuar zyrtarëve të Qendrës për Çështje Sociale. Sipas njoftimit, fëmija jetonte me babain e tij Z.M. (56) nga Gostivari, i cili shpeshherë e linte fëmijën vetëm. Fëmija është dërguar në kujdesje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (10 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 37 drejtues mjetesh (TE-20 dhe GV-17) për parkim të paligjshëm të automjeteve. Nga këto, 22 automjete (TE-12 dhe GV-10) janë ngritur me mjet special merimangë. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 66 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-37 dhe GV-29).

Arrestohet shoferi në Gostivar për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit

Me datë 10.05.2025 në ora 01.10, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Gostivarit kanë arrestuar personin I.F. (50) nga fshati Banjicë e Poshtme i Gostivarit. Gjatë kontrollit në komunikacion në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar është ndalur automjeti i pasagjerëve “Shkoda” me targa regjistrimi të Gostivarit i drejtuar nga I.F., dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se I.F. është nën ndikimin e alkoolit, që do të thotë se i është matur niveli i alkoolit në gjak 2.17 promilë. Ai është larguar nga qarkullimi dhe është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 297a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”.
…..
Ndalohet krimineli i kërkuar me urdhër për katër vite burg

Më datë 09.05.2025 në orën 17.15, punonjësit e Policisë së NjP Grupchin kanë arrestuar personin K.Z. (64) nga fshati Cerovë e Tetovës, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burgim prej katër vjetësh, për veprat penale të kryera nga neni 395 paragrafi 3 dhe neni 288 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin me burg.
…..
Më datë 09.05.2025 në ora 21.50, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, kanë ndaluar personat S.M. (37) nga Gostivari dhe E.I. (35) nga fshati Llakavicë e Gostivarit. Atyre iu gjetën dhe sekuestruan 12 pako me kokainë dhe para. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresë përkatës.
…….
Më datë 09.05.2025 në ora 16.10 në Stacionin Policor Gostivar, B.S. (45) nga fshati Llakavicë e Gostivarit, ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë nga fshati Gradec, nxënës të së njëjtës shkollë të mesme në Gostivar, ku kanë mësuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 09.05.2025, në ora 19.05, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin S.G.(45) nga Gostivari, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij e pamartuar 49-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresl përkatëse.
……
Me datë 09.05.2025 në ora 18.45, në Policinë e Gostivarit është raportuar se në rrugën “Beliçica” në Gostivar, një motoçikletë me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.S. (42) nga Gostivari, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i motoçikletës të konstatuara në Qendrën Emergjente në Gostivar. Inspektim është kryer nga ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.
……
Gjatë ditës së djeshme (9 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 43 drejtues mjetesh (TE-31 dhe GV-11) për parkim të paligjshëm të automjeteve. Nga këto, 13 automjete (TE-11 dhe GV-2) janë ngritur me mjet special merimangë. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 66 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-48 dhe GV-18).

Më datë 08.05.2025 në ora 23.30 në rrugën е ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë nga personi V.M. (27) nga fshati Bogovinë e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kundërvajtje doganore, është sekuestruar një veturë e pasagjerëve “Porsche Cayenne”, e cila kishte vetëm një targë me marka kombëtare zvicerane dhe sipas tij, automjeti ishte në pronësi të nënës së tij M.M. nga fshati Bogovinë. Vetura është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
……
Më datë 08.05.2025, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Reçicë e Vogël e Tetovës, ka rënë zjarr në hapësirat ndihmëse dhe në shtëpinë pronë e K.B.(67) nga fshati Reçica e Vogël. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes së Tetovës. Një ekip i SPB Tetovës ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.
……
Gjatë ditës së djeshme (8-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 46 drejtues mjetesh (TE-39 dhe GV-7) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-20 dhe GV-7) janë marrë me automjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 65 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-37 dhe GV-28).

Më datë 07.05.2025 në ora 21.30 në Stacionin Policor Tetovë, personi T.M. (29) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 21:10 në fshat, pas një debati të mëparshëm, Sh.M. nga i njëjti fshat ka tentuar ta sulmojë fizikisht, pas së cilës i njëjti e ka ndjekur me veturën e tij ,,BMW” me targa të Tetovës dhe me veturën e ka goditur dhe dëmtuar veturën e personit T.M. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 07.05.2025 në ora 23:00 në DPB Gostivar, një grua 43 vjeçare nga Gostivari ka raportuar se ish i dashuri 17 vjeçar i vajzës së saj 14 vjeçare nga zona e Gostivarit e ka kërcënuar vajzën e saj se do t’i postojë foto eksplicite në rrjetet sociale që ajo ia kishte dërguar më parë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 07.05.2025 në ora 19.15 në lagjen ,,Fazanerija” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personat M.B.(38) dhe F.D.(20), të dy nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga personi L.D.(59) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, se rreth orës 18:30 e kanë sulmuar fizikisht duke përdorur sende metalike. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
……
Më datë 07.05.2025 në ora 15.40 në Njësinë Policore Gallatë, personi M.A.(46) nga fshati Kalisht i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 13:00 në vendin e tij të punës në objektin e tij të shitjes në fshat, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari I.O. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 08.05.2025 ora 05.00 në Njësinë e Policisë Kamnjan, S.R.(39) nga fshati Pirok i Tetovës, ka raportuar se në fshatin Bogovinë të Tetovës është sulmuar fizikisht nga R.Ç. (40) nga fshati Çegrane i Gostivarit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 07.05.2025 rreth orës 16.00, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është raportuar se në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, automjeti i pasagjerëve ,,Seat Leon” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.K. (39) nga fshati Dobërdoll, ka goditur një këmbësor të mitur nga i njëjti fshat. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i DPB Gostivar.
……
Gjatë ditës së djeshme (7-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 40 drejtues mjetesh (TE-33 dhe GV-7) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-20 dhe GV-7) janë marrë nga mjeti special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 117 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-55 dhe GV-62).

Me datë 06.05.2025 në ora 10.30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë ndaluar personin A.M. (61) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 10:00 në rrugën ,,Pançe Poposki” në Gostivar, për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion, me një send të mprehtë e ka goditur personin M.R. (26) nga fshati Çegrane i Gostivarit. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parasjtresë përkatës.  

                                                             ……

Me datë 06.05.2025 në ora 11.15 në DPB Gostivar, një grua 75 vjeçare nga Gostivari, ka raportuar se në shtëpinë e saj familjare djali i saj K.I, i cili ka probleme shëndetësore, është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.   

                                                              …….

Me datë 06.05.2025 në ora 09.30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë ndaluar personin S.M.(29) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij 22-vjeçar. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.     

                                                              ……

Me datë 06.05.2025 në ora 12.00 në DPB Gostivar, B.S. (48) nga fshati Strajan i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 11.20 në Tregun e Qytetit, personi H.A. nga Gostivari, është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

                                                              ……

Me datë 06.05.2025 në ora 18.15, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin N.S.(37) nga fshati Çajle e Gostivarit, pasi që me sjellje agresive dhe të papërshtatshme në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ai po mbahet në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.   

                                                              ……

  Me datë 06.05.2025 në ora 23.00 në fshatin Zhilcë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Jegunovc kanë arrestuar personin B.K.(30) nga fshati Zhilcë, për të cilin është raportuar se rreth orës 22:00 në një shitore, me sjellje agresive ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ai po mbahet në stacion in e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.   

                                                              …….

Me datë 06.05.2025 në ora 12.00 në Stacionin Policor Tetovë, Xh.J. (47) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 10:35 në shkollën fillore ku mëson djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy nxënës të së njëjtës shkollë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

                                                           ……

Gjatë ditës së djeshme (6 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të gabuar dhe të paligjshëm 28 drejtues mjetesh (TE-17 dhe GV-11), nga të cilët 19 (TE-11 dhe GV-8) janë marrë me automjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-37 dhe GV-31).

 

Ndalohen katër persona në zonën e SPB-Tetovë për drejtimin e automjeteve me shpejtësi tej normës së lejuar.

Më datë 04.05.2025, nga ora 14.00 deri në ora 20.00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë dhe Njësisë së Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar, kanë kryer kontroll aksion për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar brenda dhe jashtë vendbanimit.

Gjatë aksionit, me urdhër të Prokurorit Publik katër persona janë ndaluar për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit.
Në orën 15:00. në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi stacionit të pagesës rrugore Zhelinë, perosni F.S. (29) nga fshati Pallaticë e Tetovës, ka qenë duke vozitur veturën e udhëtarëve ,,Mercedes” me targa kombëtare gjermane me shpejtësi 177 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë jashtë zonës së banuar.

Në orën 15:00 në magjistralen Tetovë-Gostivar, afër mbikalimit të Debreshit në Gostivar, personi D.A.(36) nga Shkupi me veturën e tij ,,Audi” me targa të Shkupit ka lëvizur me shpejtësi prej 156 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë jashtë zonës së banuar.

Në orën 16:00 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, F.L. (25) nga Tetova , me veturën e tij ,,Audi” me targa të Tetovës ka lëviyur me shpejtësi prej 106 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë në zonë të banuar.

Në orën 16:00 në magjistralen Tetovë-Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Debreshit në Gostivar, S.S.(45) nga Tetova me veturën e tij ,,Audi” me shenja kombëtare shqipëtare ka lëvizur me shpejtësi prej 160 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë jashtë zonës së banuar.

Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 297-a i Kodit Penal.
……
Më datë 04.05.2025 në SPB Tetovë një grua 40 vjeçare nga Tetova ka raportuar se në shtëpinë e saj bashkë me vajzën e saj të mitur, janë sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti E.B.. Po ndërmerren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
…….
Më datë 04.05.2025 në ora 16.45 në Stacionin Policor Tetovë, T.D.(43) nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga fqinja e saj R.M.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 05.05.2025 në ora 03.00 në Stacionin Policor Gostivar, A.M. (22) nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit, ka raportuar se M.R nga Gostivari është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka kërcënuar, madje i ka treguar edhe armën. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 04.05.2025 në ora 11.30 në SPB Tetovë, është raportuar se ka rënë zjarri në një shtëpi në pronësi të A.T.(31) në rrugën “Jordan Zllatanovski” në Tetovë. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer kontrollin.
……
Më datë 04.05.2025 në ora 19:45, në SPB Tetovë, është raportuar se janë kapluar nga zjarri dy motoçikleta në kryqëzimin e rrugës së “Ilindenit” me rrugën “Nikolla Tesla” në Tetovë proanë e personave F.B.(41) dhe V.O. (37), të dy nga Tetova. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë. Një ekip i SPB Tetovë kanë kryer kontrollin.
…..
Më datë 04.05.2025 në ora 16.25 në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën “Kej Vllayërim Bashkimi” në Gostivar, automjeti i pasagjerëve “Opel” me targa regjistrimi të Gostivarit i drejtuar nga 45-vjeçarja M.A nga Gostivari ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar M.A., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i DPB Gostivar.
…….
Gjatë ditës së djeshme (4 maj), nga ora 14:00 deri në 20:00, në zonën e SPB Tetovë, është kryer kontroll i përforcuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 130 drejtues mjetesh (TE-85 dhe GV-45) për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar brenda dhe jashtë vendevr të banuara. Prej tyre, 4 drejtuesve të mjeteve (TE-2 dhe GV-2) janë privuar nga liria për kryerjen e veprës penale të dënueshme nga neni 297-a të Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-6 dhe GV-1).

Më datë 03.05.2025 në ora 17:45, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë ndaluar personin J.S. (33) nga fshati Saraqinë, në posedim të të cilit është gjetur një pistoletë me gaz, e cila është konfiskuar, si dhe lëndë narkotike kokainë. Ai është duke u mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…..
Më datë 03.05.2025 në ora 19.00 personi N.A. (26) nga fshati Kalisht i Gostivarit ka raportuar se rreth orës 17:50 para një marketi në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë është takuar nga personi H.A. nga Tetova, për të cilin para pesë ditësh në mediumin ku ka punuar N.A. ka publikuar një artikull për punë të pakujdesshme dhe pas një debati verbal për atë që është publikuar, i pandehuri ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj N.A dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 03.05.2025 në ora 23:40 në Stacionin Policor Tetovë është raportuar se në fshatin Debresh të Gostivarit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të motoçikletës “Arora” me targa regjistrimi të Gostivarit i drejtuar nga një i mitur 14 vjeçar nga fshati Debresh dhe veturës së pasagjerëve “Ford Fiesta” me targa të Gostivarit të drejtuar A.F. (51) nga i njëhti fshat. Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar i mituri që drejtonte motoçikletën dhe pasagjeri i tij 15 vjeçar nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente të Gostivarit. Një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, me autorizim të prokurorit publik ka kryer inspekti në vendin e aksidentit.
…..
Gjatë ditës së djeshme (3 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të paligjshëm gjithsej 30 drejtues mjetesh (TE-18 dhe GV-12), nga të cilët 10 (GV) janë tërhequr me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 50 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-22 dhe GV-28).


Më datë 02.05.2025 në ora 21:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në parkingun e Pompës së benzinës në fshatin Zherovjan, me vendim të gjykatës për vuajtje të dënimit me burgim prej tre muajsh – për veprën e kryer penale nga neni 202 i Kodit Penal, kanë arrestuar personin B.Z. (36) nga fshati Bogovinë. Ai është transferuar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.
…..
Me datë 03.05.2025, nga ora 00.20 deri në ora 02.30, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik që ndodhet përgjatë rrugës magjistrale Tetovë-Gostivar. Gjatë kontrollit për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, përkatësisht qëndrimit në vend në kundërshtim me qëllimin, janë ndaluar pesë shtetase të huaja nga Republika e Ukrainës, Republika Serbisë dhe Republika e Shqipërisë, të moshës 28 deri në 37 vjeçe. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.
……
Me datë 02.05.2025 në ora 11.00 në Stacionin Policor Tetovë, një 53 vjeçare nga fshati Zhelinë ka raportuar se është mashtruar nga J.K. nga Republika e Kosovës i cili përmes një rrjeti social ka ofruar ndihmë në ndërtimin e shtëpive për personat e pastrehë. E njëhta ka kontaktuar me personin dhe ai i ka premtuar se do t’i ndërtojë një shtëpi, por fillimisht ajo është dashur t’i japë 1850 euro, ndërsa ai ka thënë se shpenzimet e tjera të ndërtimit do t’i mbulojë ai. Pasi ajo i ka dhënë paratë në mars të këtij viti, i pandehuri dyshohet se ka porositur materiale ndërtimi dhe i ka thënë se do të fillojë ndërtimin më 15 prill 2025. Por në vend të asaj date, ajo për herë të fundit ka arritur të kontaktojë J.K. më 17 prill 2025, gjatë së cilës ai është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar duke përdorur gjuhë të papërshtatshme dhe më pas e ka bllokuar që të mos e thërrasë në telefon. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 02.05.2025 në ora 16.05 në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi”në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.Sh.(42) nga Tetova, i cili është raportuarr nga S.M.A. nga Tetova, pasi që kishte dëmtuar derën hyrëse të një shkolle fillore, ka hyrë në të dhe ka sulmuar fizikisht një mësues. B.Sh. po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Me datë 02.05.2025 në ora 11.20 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Çajle të Gostivarit një motoçikletë ne katër rrota tip “Polaris” me targa regjistrimi të Gostivarit, e drejtuar nga F.N. (31) nga fshati Çajle e Vjetër e Gostivari, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një gardh me tela dhe një portë metalike të një objekti në pronësi të Sh.B. Në aksident F.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën mjekësore në Gostivar dhe për shkak të karakterit të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Për aksidentin është njoftuar Prokuroria Publike kompetente, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga Departamenti për Punë të Brendshme të Gostivarit.
……
Gjatë ditës së djeshme (2 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të paligjshëm gjithsej 37 drejtues mjetesh (TE-23 dhe GV-14), prej të cilëve 26 (TE-16 dhe GV-10) janë tërhequr me automjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 69 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-35 dhe GV-34).

Më datë 02.05.2025 në ora 00:20 në Spitalin Klinik Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin Sh.Z.(33) nga fshati Reçicë e Vogël, i cili është raportuar një ditë më parë rreth orës 22:30 nga N.R.D. (60) nga i njëjti fshat, se rreth orës 21:20 ka tentuar të kryejë një vjedhje të rëndë në shtëpinë e saj në fshat. Ai është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 01.05.2025, në ora 11.00, zyrtarët e policisë së NjP Gallatë, në fshatin Toplicë me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar personin A.O.(42) nga fshati Toplicë, për vuajtje të dënimit me burg për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, e dënueshme nga neni 247 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo është dorëzuar në Burgun e Idrizovës – Shkup për vuajtje të dënimit.
……
Më datë 01.05.2025 në ora 12.10 në SPB Tetovë, J.J. (45) nga Tetova, së bashku me bashkëshorten e tij M.J., kanë raportuar se të njëjtën ditë duke e lëvizur me automjetin e tyre në rrugën “Goce Dellçev”, janë ndaluar nga D.C. nga Tetova, e cila është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe djalit të tyre të mitur dhe i ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datën 02.05.2025 në ora 02.25, në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Çajle të Gostivarit, automjeti i udhëtarëve “BMW” me targa të Gostivarit i drejtuar nga D.A.B. (21) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Gostivar, kishte dalë nga rruga. Në aksident, pasagjeri B.A. (22) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Gostivar, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer inapektimin në vendin e ngjarjes.
……
Gjatë ditës së djeshme (1-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 15 drejtues mjetesh (TE-13 dhe GV-2) për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, të cilët janë larguar menjëherë nga qarkullimi. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 48 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-34 dhe GV-14).

Me datë 30.05.2025 në ora 06.20 në rrugën “Strašo Pinxhur” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar personin A.K. (39) nga fshati Poroj i Tetovës, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për veprën e kryer penale nga neni 235 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai është transferuar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.
…..
Më datë 30.04.2025 në ora 22.40, zyrtarë policorë nga NjP Kamnjanë në fshatin Bogovinë të Tetovës, kanë ndaluar personin E.I. (26) nga fshati Gradec i Gostivarit, të cilit gjatë kontrollit iu gjet dhe u konfiskua marihuanë. Ai është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 30.04.2025 në ora 10:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë ndaluar personat A.R. (19) nga fshati. Sinican, pasi që në magjistralen Shkup-Tetovë ka vozitur veturën e udhëtarëve “Golf”, me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 171 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë. Gjithashtu në ora 18.00, në rrugën Gostivar-Tetovë, është privuar ngaliria personi B.A(27) nga Tetova, i cili drejtonte veturënë e tij ,,BMW” me targa të huaja me shpejtësi prej 173 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të përgatiten kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
…..
Me datë 30.04.2025 në ora 10.00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin N.S.(33) nga Gostivari, për të cilën motra e saj 28-vjeçare ka raportuar se ajo së bashku me ish-dhëndrin, gjegjësisht burrin e motrës, e kanë sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj familjare. Ajo është duke u mbajtur në stacionin e policisl dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatet parashtresë përkatëse.
………
Me datë 30.04.2025 në ora 13.00 në DPB Gostivar, F.T. (56) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 09:30 në fshatin Zdunje gjatë kryerjes së punëve gjeodezike është sulmuar fizikisht nga G.K. nga fshati Zdunje. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 30.04.2025 ora 23:35 në NjP-Gallatë M.M. (37) nga fshati Zubovcë, ka raportuar se rreth orës 21:25 në një objekt hotelerik në fshat është sulmuar fizikisht nga V.A. nga fshati Zubovcë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Gjatë ditës së djeshme (30 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të paligjshëm 34 drejtues mjetesh (TE-22 dhe GV-12), nga të cilët 23 (TE-18 dhe GV-5) janë tërhequr me mjetin special merimangë. Janë sanksionuar edhe 81 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-36 dhe GV-45).

Me datë 30.04.2025 në ora 00:15 në Tetovë në rrugën “Gjorçe Petrov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin G.F.(22) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai ëdhtë ndaluar nëstacionin policorë për veprime të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
…….
Me datë 29.04.2025 në orën 15:45, vetë është paraqitur në Stacionin Policor të Tetovës personi E.D. (21) nga Gostivari, të cilin në SPB të Tetovës e ka raportuar personi L.M.(25) nga Tetova, i cili është prezantuar si kryetar i parlamentit studentor në universitetin ku studion, se rreth orës 12:30. është sulmuar fizikisht në oborrin e universitetit. Ai është ndaluar në stacionin policor për intervistim zyrtar dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 29.04.2025 në ora 22.30 në NjP Zherovjan, personi S.S. (41) nga fshati Bllacë e Tetovës, ka raportuar se djali i tij i mitur 11-vjeçar, rreth orës 12:00, derisa ishte në parkun argëtues që ndodhet në oborrin e shkollës fillore ku mëson së bashku me shokët e tij, janë afruar tre nxënës të klasës së tetë dhe të nëntë dhe e kanë sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Me datë 29.04.2025 në orën 21:00. në rrugën “Iljo Antevski Smok” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin L.O.(65) nga Gostivari. Ai në Policinë e Gostivarit është raportuar nga M.P.(51) nga Gostivari, se derisa ishte ulur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Vrutok në ora 19:05, një automjet ka ndaluar para oborrit dhe L.O. kishte dalë jashtë veturës dhe ka hyrë në oborrin e tij dhe pas një debati të shkurtër verbal e ka kërcënuar disa herë. Ai është duke u mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 29.04.2025 ora 18.05 në NjP Çegran, personi Z.K. nga fshati Forinë ka raportuar se rreth orës 17:00, R.M. ka ardhur në një objekt në vendin e quajtur Rudina në fshatin Forinë nga i njëjti fshat dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 29.04.2025 ora 21:00 në DPB Gostivar, një grua 28-vjeçare nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 18:00 në shtëpinë e saj në zonën e Gostivarit, derisa ishte në shtëpi me vajzën e saj të mitur, është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti R.M. (61) nga Gostivari dhe motra e saj N.S.. Po ndërmerren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 29.04.2025 në ora 12.45, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar, në Lagjen “Banjeshnica” në Gostivar, për shkak të qëndrimit të padeklaruar në RMV, kanë arrestuar personat J.M.(37), V.S.(51), F.V.(30), M.S.(46), F.K.(44) dhe M.F.(47), të gjithë nga Republika e Turqisë, të cilët janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm.
…….
Me datë 29.04.2025, nga ora 12.00 deri në ora 16.00 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë vepruar konform Planit operativ për “Trafik të sigurt” nga SPB Tetovë, gjatë të cilit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe janë konstatuar shkaqet e kryerjes së veprës penale të kryerjes së transportit të brendshëm publik nga drejtuesit e automjeteve. Gjatë kontrollit është konstatuar se dy drejtues mjetesh kanë kryer transport publika pa licencë, gjegjësisht pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm përkatës, e paraparë dhe e dënueshme me nenin 284-a të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.
……
Gjatë ditës së djeshme (29 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 44 drejtues mjetesh (TE-33 dhe GV-11) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 25 (TE-18 dhe GV-7) janë marrë me automjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 56 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-26 dhe GV-30).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Është ndaluar një shofer në rrugën Gostivar-Tetovë për shkak se ka drejtuar mjetin me shpejtësi prej 151 km/orë në një vend ku lejohet shpejtësia prej 80 km/orë.
Me datë 28.04.2025 në orën 14.50 në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, në kryqëzimin Zherovanit, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugorë Tetovë, kanë privuar nga liria personin N.R.(40) nga fshati Reçicë e Vogël, sepse po drejtonte automjetin motorik të pasagjerëve “BMW”, me targa të Gostivarit, me shpejtësi prej 151 km në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km në orë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal- “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
…..
Me datë 28.04.2025 në orën 19.05, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin M.R.(57) nga fshati Kamjan i Tetovës, i cili është raportuar se ka prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, pranë stacionit të autobusëve duke bërtitur, grindur dhe duke u sjellë në mënyrë agresive dhe të pahijshme. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parashtresë përkatëse në përputhje me nenin 4 të Ligjit për Veprat Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.
……
Me datë 28.04.2025 në orën 09:50 në rrugën “Tomo Çerepnallkovski” në Gostivar, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arestuar 62-vjeçaren M.A. nga Gostivari, e cila është raportuar nga i afërmi i saj F.A. (48) nga Gostivari, me të cilin jetojnë në një shtëpi të përbashkët, se rreth orës 09:00 ajo është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka sulmuar me një objekt prej druri. Ajo është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Me datë 29.04.2025 në orën 00.30 në Stacionin Policor të Gostivarit, I.R. (47) nga Gostivari, ka raportuar se rreth orës 22:30 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, djali i tij i mitur, pas një grindjeje verbale të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga B.B. nga Gostivari. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 28.04.2025 në orën 16.45 në rrugën ,,101″ në Gostivar, zyrtarë të policisë nga Departamenti i Policisë për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Gostivar, kanë privuar nga liria personin B.B.(31) nga Gostivari, i cili drejtonte një autobus “Setra” në pronësi të një personi juridik nga Tetova, i cili kishte leje qarkullimi të skaduar dhe ishte çregjistruar që nga viti 2023, dhe kishte vendosur targa nga një autobusi “Mercedes” me targa të Gostivarit, në pronësi të një personi juridik nga Gostivari. Autobusi është sekuestruar dhe ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse në përputhje me nenin 344 të Ligjit për siguri në trafikun rrugor dhe nenet 378 dhe 380 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
……
Me datë 28.04.2025, në orën 11:30, në Stacionin e Policisë në Tetovë, një grua 27-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar me 2,000 euro nga K.J., e cila është paraqitur si vajza e një prokurori dhe se mund ta ndihmojë për një çështje në prokurori. Më 15 shkurt 2025, ajo ia dha paratë, por më 15 prill 2025, ajo mori një përgjigje nga prokuroria se “iniciativa” e saj ishte refuzuar, pas së cilës ajo e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Me datë 28.04.2025 në orën 18:00, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në një rrugë lokale në fshatin Vrapçisht i Gostivarit, një i mitur nga fshati Vrapçisht, i cili po udhëtonte me një trotinet elektrik, është rrëzuar në rrugë. Në aksident, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat iu diagnostikuan në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektimin e ka kryer ekipi inspektues nga DPB Gostivar.
……
Gjatë ditës së djeshme (28 prill), është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 50 shoferë (TE-35 dhe GV-15) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-18 dhe GV-9) u morrën me një automjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 130 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-87 dhe GV-43).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë u bën apel pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës, përkatësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjave të trafikut, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë drejtpërdrejt në trafikun normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe të përgjithshme të trafikut.

Me datë 27.04.2025 rreth orës 18.35 në SPB Tetovë, personi B.D. nga fshati Tumçevisht i Gostivarit, ka raportuar se kishte vënë re një trup njeriu në ujërat e lumit Vardar, në zonën e fshatit Çegran, pranë urës. Trupi është nxjerr nga uji nga Ekipi Territorial i Zjarrfikësve të Gostivarit dhe me urdhër të prokurorit publik, është dorëzuar për obduksion.
……
Me datë 27.04.2025 në orën 18:10 në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin A.P. (21) nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit u gjet marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
……
Ndalohet një shofer nga Tetova, për drejtim të automjetit me shpejtësi prej 111 km/orë në një zonë ku shpejtësia është e kufizuar me 50 km/orë.
Me datë 27.04.2025, në orën 16:10, në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor për Siguri në komunikacionin rrugore-Tetovë kanë ndaluar personin N.L.(49) nga Tetova, për arsye se ai drejtonte veturën ,,Honda”, me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 111 km në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë. N.L. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
……
Me datë 27.04.2025 në orën 21:00, zyrtarët e policisë nga DPB Gostivar, në lagjen ,,Fazanerija” kanë ndaluar personin D.E.(34) nga Gostivari, i cili u denoncua nga gruaja e vëllait të tij A.E.(26) nga Gostivari, se rreth orës 19:30 në shtëpinë e tyre familjare ishte sjell në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. D.E. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, do ti përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Me datë 28.04.2025 në orën 00:00 në kryqëzimin e rrugës “Vëllezërit Milladinovi” dhe rrugës “Gjorçe Petrov”, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin G.F.(22) nga Tetova, i cili kishte hedhur një qese me marihuanë përpara një objekti hotelerik në rrugën “Vëllezërit Miladinovi”. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Me datë 27.04.2025 në orën 19:30 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarëve të policisë nga SPB Tetovë personi A.B. (36) nga Tetova, iu ka denoncuar vepër penale “shërbim i personit të mitur me pije alkoolike” kundër një shitësi të një tobako shitore. A.B. i kishte gjetur një shishe alkooli djalit të tij 13-vjeçar, të cilën e kishte blerë tek Tobako shitorja. Po merren masa për sqarimin e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë një parashtresë përkatëse.
……
Me datë 27.04.2025, në orën 21:20, në fshatin Zhelinë zyrtarët policorë të NjP Grupçin, kanë ndaluar personin F.M.(28) nga fshati Pallaticë, i cili në Stacionin Policor të Tetovës në orën 19:10 është raportuar nga R.F. (57) nga fshati Reçicë e Vogël, me të cilin punon në të njëjtën kompani nga fshati Pallaticë, se ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe është përpjekur ta sulmojë me një mjet të mprehtë. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Me datë 27.04.2025 në orën 15:35, në SPB Tetovë janë arrestuar personat L.A.69) dhe S.A.(62), të dy nga fshati. Brvenicës, të cilët ishin raportuar se kishin prishur rendin dhe qetësinë publike në fshat duke bërtitur, duke u grindur dhe duke u sjellë në mënyrë të pahijshme në një vend publik. Ata u ndaluan në stacion policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre, do të ngrihet parashtresë përkatëse sipas neneve 4 dhe 6 të Ligjit për Veprat Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.
……
Me datë 27.04.2025 në orën 15:00, në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën “Kiro Ristoski-Drnc” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.Sh. (59) nga fshati Shipkovicë e Tetovës dhe një skuter elektrik, i drejtuar nga një i mitur nga Tetova. I mituri ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektim në vendin e ngjarjes është kryer nga ekip i SPB Tetovë.
……
Gjatë ditës së djeshme (27 prill), është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 82 drejtues mjetesh (TE-48 dhe GV-34) për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar. Gjithashtu u sanksionuan 8 shoferë (TE) që drejtuan një automjet pa kaluar provimin për patent shoferi, gjegjësishtë pa patentë shoferi, si dhe 15 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-10 dhe GV-5) për të cilët janë përgaditur urdhërpagesa për kundërvajtje.
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 26.04.2025 në ora 09.10, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë ndaluar R.E. (63) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg. Personi është dërguar në Institucionin korektues penal -Burgun e Tetovës, për vuajtje të dënimit.
…..
Me datë 26.04.2025 në ora 13:45, zyrtarë policorë nga NjO Çegran, kanë arrestuar një 17-vjeçar nga Kavadari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se një ditë më parë kishte sulmuar fizikisht të afërmin e tij M.R.(40) dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat i ishin konstatuar në Qendrën Emergjente Teovë. Ai është duke u mbajtur në Stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatës.
……
Gjatë ditës së djeshme (26 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 35 drejtues mjetesh (TE-23 dhe GV-12) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, 12 prej të cilëve (TE-7 dhe GV-5) janë ngritur me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 49 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-32 dhe GV-17). Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 25.04.2025 në ora 13.35 në Stacionin Policor Tetovë F.A nga Tetova ka raportuar se te rrethrrotullimi ndërmjet rrugës së “Ilindenit” dhe rrugës “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa nxënës të shkollës fillore në të cilën e ka ndjekur mësimin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…..
Me datë 25.04.2025 në ora 14.30 në Stacionin Policor Tetovë, H.M. (29) nga Tetova ka raportuar se një ditë më parë në ora 16:00 gjatë pushimit të gjatë, djali i saj i mitur, nxënës në të njëjtën shkollë fillore në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga shoku i klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…..
Me datë 25.04.2025 në ora 18.20 në Stacionin Policor Tetovë, një 58 vjeçar nga rrethina e Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga A.N. dhe N.B., të dy nga Tetova, për shumën prej 2.650 euro. Sipas raportit, në shkurt të vitit 2025 ka arritur marrëveshje me A.N., i cili është paraqitur si menaxher i një personi juridik nga Tetova, dhe me N.B. të transportonte automjetin e pasagjerëve ,,Mercedes” nga Zvicra për shkak se u kishte paguar shumën për transport dhe rregullimin e dokumenteve të zhdoganimit me transfertë të shpejtë. Sipas raportimit, deri në momentin e denoncimit nuk i kanë sjellë as automjetin dhe as nuk ia kanë kthyer paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…..
Me datë 25.04.2025, në periudhën nga ora 14:00 deri në ora 22:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë vepruar sipas planit “Komunikacion i sigurt” dhe në rrugën “Vidoje Smilevski Bato” dhe rrugën “Boris Kidriç” kanë konstatuar dy vetura që kryejnë transport publik të udhëtarëve pa posedim të licencës përkatëse. Pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.
…..
Me datë 25.04.2025 në ora 23:25, nga Qendra Emergjente e Tetovës kanë raportuar në Stacionin Policor të Tetovës se një person i moshës 50 vjeçare nga Kavadari është sjellë me lëndime të rënda. Sipas njoftimit, ai rreth orës 21:00 është sulmuar fizikisht nga nipi i tij S.,,pnj”. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Gjatë ditës së djeshme (25 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 54 drejtues mjetesh (TE-40 dhe GV-14) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 24 (TE-17 dhe GV-7) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-42 dhe GV-26). Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 24.04.2025 në ora 11.30 në SPB, personi J.I.(41) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 10:00 në oborrin e shkollës së mesme në Tetovë ku m;sonte, djali i tij i mitur për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga njëmoshatar i tij, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një mjet prej xhami. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Me datë 24.04.2025 në ora 13.35 në SPB Tetovë, personi M.S. (67) nga fshati Zherovjan i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 12:30, për shkak të pakënaqësisë me produktet që i kishin blerë më parë është sulmuar fizikisht nga dy persona në tezgën e tij në rrugën “146” në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 24.04.2025 ora 21.10 në NjP Tearcë, A.R. (26) nga fshati Nerasht i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 20:40 në rrugën lokale në fshatin Nerasht, duke lëvizur me veturën e saj ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, S.U. nga nerashti me automjetit të saj “Golf” me targa të Tetovës i ka dëmtuar pasqyrën anësore dhe nuk është ndalur. Sipas raportit, pasi ajo ka arritur në automjet dhe ka kërkuar të mirren vesht, S.U. dhe motra e saj kanë filluar të sillen në mënyrë agresive ndaj saj dhe ta kërcënojnë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 24.04.2025 në ora 16.00 në Stacionin Policor Tetovë, T.M.(20) nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 24.04.2025 në ora 17:15 në NjP Kamnjan, një 27 vjeçar nga rajoni i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga D.S nga Shkupi për shumën prej 10.000 denarë. Sipas raportit, ata kanë rënë dakord përmes një rrjeti social që për shumën e deklaruar t’i blejnë një celular, pas së cilës i ka dërguar pakon me postë ekspres, të cilën e ka paguar dhe pasi e ka hapur, ka vërejtur se pajisja ishte e ndryshme nga ajo për të cilën ishte marrë vesh dhe ishte e kyçur, gjë që e bëri të dyshonte se ishte vjedhur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (24-prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 59 drejtues mjetesh (TE-34 dhe GV-25) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 29 (TE-22 dhe GV-7) janë marrë me automjetin special merimangë. Gjothashtu janë sanksionuar edhe 56 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-22 dhe GV-34).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 23.04.2025 në ora 10:00 dhe 20:30 në fshatin Leshnicë e Poshtme e Tetovës dhe në fshatin Ozurmisht i Tetovës, zyrtarët policorë të NjP Grupçin kanë ndaluar personin E.A.(70) nga fshati Leshnicë e Poshtme dhe K.A.(43) nga fshati Ozurmishtë. Ata kërkoheshin me urdhër të bazuar në urdhrat e gjykatës për të vuajtur dënimet me burg. Personat janë dërguar për vuajtje të dënimit në Institucionin Korektues Penal Burgun e Tetovës.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 14.25, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.H.(68) nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit të mëparshme të vëllait të tij 60-vjeçar nga Tetova se për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike ndaj tij është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar dhe se motrën e tyre e ka kërcënuar me armë zjarri. Të njëjtën ditë me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e Sh.H., gjatë të cilës është gjetur dhe sekuestruar një revole tip “Crossman Air Guns 357”. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 16:30, zyrtarët policorë të SP Gostivar kanë arrestuar personat F.K.(51) dhe F.S.(24), të dy nga Gostivari dhe Gj.I. (32) nga fshati Tanushë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 16:10 para një objekti hotelierik në Gostivar kanë sulmuar fizikisht personin Gj.I.. gjatë kontrollit tek F.S. është gjetur dhe sekuestruar një mjet metalik. Të njëjtën ditë në orën 20:00, F.K. ka raportuar se pas mbërritjes në stacionin policor të Gostivarit është takuar me personinGj.I., i cili e ka sulmuar fizikisht. Ata po mbahen në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtrsë përkatëse.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 15.00, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria një të mitur nga Republika e Turqisë dhe në prani të babait të tij K.M.A. (39) nga Republika e Turqisë, me vendbanim në Gostivar, i është konfiskuar biçikleta që e kishte vjedhur më parë. Biçikleta i është kthyer pronarit B.V.(33) nga Gostivari dhe i mituri po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgattet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 23/24.04.2025, në periudhën nga ora 22.00 deri në ora 03.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për përmirësimin e sigurisë publike në zonën e SPB Tetovë, ku në bashkëpunim me inspektorët e Inspeksionit Shtetëror të Tregut, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit të Punës, kanë kryer aksion kontrollues në objekte të basteve sportive, kazinove dhe objekte tjera. Gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje në juridiksionin e institucioneve të tjera në dy pika bastesh sportive, të cilat kanë marrë masa në përputhje me ligjin. Ndërkohë, në një kazino në rrugën e ,,Ilindenit” janë gjetur dhe u arrestuar për qëndrim të padeklaruar në vend personat K.L. (24), V.H. (20) dhe I.H. (24), të tre nga Republika e Shqipërisë dhe kundër tyre do të përgaditen parashtresa përkatëse.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 14.10 në SPB Tetovë nga Qendra Mjekësore Gostivar kanë raportuar se tek ata është pranuar me lëndime të rënda trupore personi G.M.(58) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit. Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar kur ka rënë në kanalin e punëtorisë së automekanikut në Gostivar, ku kishte sjellë për servisim veturën e tij ,,Mercedesin” me targa të Gostivarit. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer Inspektimin në vnedin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 23.04.2025 në ora 12:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrethrrotullimin nga rruga “Ivo Ribar Lola” dhe rrugës “Strasho Pinxhur” në Tetovë, vetura “Renault Espace” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga V.T. (60) nga Tetova, ka goditur këmbësorin E.S.(75) nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.
……
Gjatë ditës së djeshme (23 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 45 drejtues mjetesh (TE-32 dhe GV-13) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 35 (TE-23 dhe GV-12) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 83 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-51 dhe GV-32).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e destinuara për atë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë dhe sigurinë personale.

Me datë 22.04.2025 në ora 13:00 në një objekt hotelierik në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë arrestuar personin S.J. (53) nga fshati Sedllarevë e Tetovës, i cili në bazë të aktvendimit gjyqësor ishte kërkuar për vuajtje të dënimit me burg. Ai është transferuar në Institucionin korektues penal-Burgun e Tetovës, për vuajtje të dënimit.
……
Me datë 22.04.2025 në ora 20:35 në një rrugë lokale në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NJP Kamnjan kanë privuar nga liria personin F.A.(19) nga fshati Bogovinë për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Ai është duke u mbajtur në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 22.04.2025 në ora 13:20 në Stacionin Policor Tetovë, një 20 vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se një ditë më parë ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Sh.J. nga një fshat i Gostivarit, me të cilin nuk ishin të kurrorëzuar. Sipas raportit, ai shpesh e detyronte atë t’u kërkonte prindërve të saj para dhe gjithashtu kishte marrë disa kredi të shpejta në emër të saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 22.04.2025 në ora 20.20 në Stacionin Policor Tetovë, D.N.(21) nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj G.S nga një fshat tjetër i Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Gjatë ditës së djeshme (22 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 79 drejtues mjetesh (TE-62 dhe GV-17) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 39 (TE-29 dhe GV-10) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 47 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-22 dhe GV-25).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, përkatësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e destinuara për atë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 21.04.2025 në ora 20:35 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektoti për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.R.(30) nga Tetova, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet kallëzim përkatës.
…….
Me datë 22.04.2025, në periudhën nga ora 00.00 deri në ora 02.25 në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat A.B.(31), D.B.(32), M.B.(29), E.B.(50), Xh.B.(34), S.A.(42), A.Sh. (44) dhe N.S. (20), pasi që rreth orës 23:45 në rrugën ,,Boge Veljanoski”, pas një debati të mëparshëm, kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Të gjithë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 21.04.2025 në ora 15.00 në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Tearcë e Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin E.A.(28) nga fshati Poroj Tetovës, i cili me shpejtësi prej 103 km në orë, në zonë të banuar, drejtonte automjetin e udhëtarëve ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë. Ndërsa, në orën 18:54 në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të vendit të quajtur ,,Uji i ftohtë”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin S.R.(35) nga fshati Gjermë e Tetovës, i cili me shpejtësi prej 173 km në orë, drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW me targa kombëtare gjermane në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km në orë, jashtë zonës së banuar.
Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
…….
Me datë 22.04.2025 në ora 03.30 në Spitalin klinik Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Z.J.(39) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht gruan e tij 34-vjeçare. Ai është duke u mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
…….
Gjatë ditës së djeshme (21-prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 102 drejtues mjetesh (TE-91 dhe GV-11) për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-13 dhe GV-5).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 20.04.2025 në ora 22.00 në rrugën “Ivo Ribar Lola” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B. (25) nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.
…..
Me datë 20.04.2025 në ora 20.20 në Stacionin Policor Gostivar, S.K. (36) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 17:00. në korridorin e objektit ku banon në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person i cili paraprakisht kishte debatuar me fëmijët e tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 20.04.2025 ora 17.35 në Njësinë e Policisë Kamnjan, petsoni A.M. (44) nga fshati Pirok i Tetovës, ka raportuar se në fshatin Bogovinë të Tetovës, për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga D.I. (60) nga fshati Bogovinë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 20.04.2025 në ora 15.50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin I.S.(38) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se më shtëpinë e tyre familjare më Tetovë, ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Privohet nga liria shoferi në rrugën Gostivar-Kërçovë pasi ka tejkaluar një kolonë automjetesh
Më datë 19.04.2025 në ora 12.10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, afër gurores, kanë privuar nga liria personin F.S. (59) nga fshati Livadhi e Strugës, i cili me veturën e tij Volkswagen me targa të Strugës ka tejkaluar një kolonë më të gjatë të automjeteve, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzimi përkatës nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
…….
Me datë 19.04.2025 në ora 12.15 në Policinë e Gostivarit, është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, një motoçikletë “Honda” me targa të Tetovës, e drejtuar nga G.I. (33) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda nga aksidenti, të konfirmuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.
………
Me datë 19.04.2025 në ora 22.20, në rrugën “Borçe Jovanoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, me urdhër të gjykatës, kanë ndaluar personin E.H. (40) nga Gostivari, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.
………
Me datë 20.04.2025 në ora 00.05 në rrugën lokale në fshatin Bogovinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kamnjan kanë privuar nga liria personat Sh.Sh.(19) dhe A.S. (18), të dy nga fshati Bogovinë. Gjatë një kontrollit tek Sh.Sh. është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata po mbahen në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresl përkatëse.
…….
Me datë 20.04.2025 në ora 03:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.H. (68) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale nga neni 235 lidhur me nenin 19 të Kodit Penal. Ai është duke u mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet paraahtresë përkatëse.
……
Gjatë ditës së djeshme (19 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 20 drejtues mjetesh (TE-17 dhe GV-3) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, 4 prej të cilëve (TE-3 dhe GV-1) janë marrë me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 87 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-58 dhe GV-29).

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 17.04.2025 në ora 14.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria peronat H.Sh.(56) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës dhe N.S. (55) nga fshati Kamjan i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer në automjetin ,,Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.S., është konstatuar se i njëjti kryente transport publik të udhëtarëve pa dokumentacion përkatës. Ndërsa, gjatë kontrollit të kryer tek H.Sh., i cili udhëtonte në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 40 mijë euro në prerje të ndryshme. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 279 dhe neni 284-a i Kodit Penal.
……
Me datë 17.04.2025 në ora 15.50 në DPB Gostivar, personi H.M. (49) nga fshati Zdunjë e Gostivarit, ka raportuar se në parcelën e babait të tij Sh.M. me sipërfaqe prej 2098 metër katrorë, për të cilën ka akt pronësor dhe marrëveshje për ndarje fizike të datës 28.12.2024, dhe të tjëjtën me datë 16.04.2025 ka vendosur ta rrethojë me rrjetë, për çka ka dërguar njoftim në komunën e Gostivarit, kanë ardhur personat A.J., M.B. dhe E.B. nga Gostivari dhe i kanë ndalur punën duke i thënë se një pjesë e parcelës është e tyre dhe i kanë bashkangjitur një certifikatë pronësie. Sipas kallëzimit, ai dyshon se 212 metër karorë i janë marrë në mënyrë të kundërligjshme përmes falsifikimit të dokumenteve. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Me datë 17.04.2025 në ora 13:30 në Gostivar, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar kanë arrestuar personat S.D. (58) dhe A.Z. (84), të dy nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, pasi që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ndaj tyre janë sjellë në mënyrë agresive. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Me datë 18.04.2025 në ora 03.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin B.R. (46) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht gruan e tij 46-vjeçare në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Me datë 18.04.2025 në ora 00.15 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë të Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, kanë privuar nga liria personin A.Xh. (38) nga Gostivari, i cili dyshohet se në fillim të muajit ka vjedhur një motoçikletë në rrugën ,,JNA” në Gostivar. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës nga neni 235 i Kodit Penal.
…….
Gjatë ditës së djeshme (17-prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 67 drejtues mjetesh (TE-43 dhe GV-24) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, prej të cilëve 23 (TE-20 dhe GV-3) janë ngritur me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-44 dhe GV-24).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 16.04.2025, në periudhën nga ora 10.00 deri në orën 18:00, zyrtar nga SPB Tetovë, në koordinim dhe bashkëpunim me përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe zyrtarë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë kryer kontroll në dy objekte hotelierike në Tetovë. Gjatë kontrollit, në një objekt hotelierik janë konstatuar një sërë parregullsish, për të cilat do të merren masa nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
……
Me datë 16.04.2025 në ora 18.00 në SPB Tetovë, personi B.I. (36) nga fshati Radushë ka raportuar se rreth orës 17:00 në lagjen ,,Drenovec” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga personat L.B. dhe Z. ,,pnj”, me ç’rast njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë, por nuk e ka përdorur. Po merren masa për zbardhjen e dhe dokumentirmin e rastit.
……
Me datë 16.04.2025 në ora 09:35 në NjP Kamnjan është raportuar një zjarr në shtëpinë e personit M.I.(40) në fshatin Bogovinë e Tetovës. Nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial i Zjearrfikjes Tetovë. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
……
Gjatë ditës së djeshme (16 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovës. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 72 drejtues mjetesh (TE-45 dhe GV-27) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 31 (TE-19 dhe GV-12) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 69 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-35 dhe GV-34). Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, ta përshtatin atë sipas kufizimeve të sigurisë të parapara me ligjet dhe tabelat, t’i parkojnë automjetet vetëm në zonat e caktuara të trafikut dhe në këtë mënyrë të përcjellin sa më shumë shenjat e komunikacionit dhe qarkullimit normal.

Me datë 15.04.2025 në ora 20:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.H.(25) nga fshati Debresh i Gostivarit. Ai dyshohet se më datë 04.04.2025 ka kryer “vjedhje të rëndë” dhe i ka marrë një biçikletë personit S.D.(32) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës nga neni 236 i Kodit Penal.
……
Me datë 16.04.2025 në ora 02:00 në një fshat afër Tetovës, zyrtarët policorë të NjP Zherovjan kanë privuar nga liria personin I.A. (40) nga ai fshat, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 36-vjeçare në shtëpinë e tyre familjare. Ai është mbajtur në këstacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 15.04.2025 në ora 11.00 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë arestuar personin D.C.(68) nga Tetova pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 15.04.2025 në orën 23:50. në NjP Çegran, një 37-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar nga V.F. nga Gostivari për shumën prej 500 euro. Sipas kallëzimit, ai i ka shitur personit një automjet pasagjerësh për shumën e deklaruar dhe kanë rënë dakord që ta çojnë në një riparim, ta paguajnë të nesërmen dhe të nënshkruajnë një marrëveshje shitblerjeje në noter. Siç raportohet, deri në ditën e kallëzimit, personi e ka gënjyer për pagesën dhe i ka thënë se ishte jashtë shtetit, por ndërkohë ka vërejtur mjetin të çmontuar në një parcel për autopjesë të përdorura. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 15.04.2025 në ora 19:10, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, pas kryqëzimit të Kamnjanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Volkswagen Golf me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga K.A. (30) nga Velesi, automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Gostivarit i drejtuar nga I.P. (42) nga Gostivari dhe automjeti i pasagjerëve “Hyundai” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.Sh. (80) nga fshati Kamnjan. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda pasagjeri i automjetit “Golf”, E.E. (36) nga Shkupi, ndërsa tre shoferët dhe një pasagjer nga Golfi kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip inspektues i SPB Tetovës ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.
……
Gjatë ditës së djeshme (15 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 56 drejtues mjetesh (TE-32 dhe GV-24) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 23 (TE-16 dhe GV-7) janë marë me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 73 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-34 dhe GV-39).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 13.04.2025, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë dhe Gostivar, kanë kryer kontroll për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar, në të cilin janë konstatuar gjithsej 128 kundërvajtje (TE-67 dhe GV-61). Gjatë kontrollit sipas nenit 297a – drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik, shtatë persona janë privuar nga liria (TE-5 dhe GV-2). Në autostradën Shkup-Tetovë, në stacionin e pagesës rrugore Zhelinë, është privuar nga lria personi M.B. (47) nga fshati Çellopek i Tetovës, për drejtimin e automjetit të udhëtarëve ,,Rover” me targa kombëtare zvicerane me shpejtësi prej 178 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/horë. Në të njëjtin vend është privuar nga liria R.A.(42) nga Tetova, e cila ka drejtuar me shpejtësi prej 172 km/orë veturën ,,Peugeot” me targa të Tetovës. Gjithashtu, në stacionin e pagesës rrugore Zhelinë, është privuar nga liria personi A.A. (33) nga fshati Rakovec për drejtimin e veturës së udhëtarëve ,,Audi” me targa të Tetovës i cili e ka drejtuar me shpejtësi prej 193 km/orë. Në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të ,,Ujit tëftohtë” janë privuar nga liria personi V.Z. (24) nga fshati Zhelinë e Tetovës, për drejtimin e automjetit të pasagjerëve ,,Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 179 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/orë dhe S.Sh. (30) nga Tetova për drejtimin e automjetit të pasagjerëve Volkswagen ,,Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 177 km/orë. Ndërsa në magjistralen Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesave rrugore Gostivar, janë privuar nga liria personat A.M. (42) nga Shkupi për drejtimin e automjetit të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 171 km/orë në vend ku lejohet shpejtësia prej 80 km/orë dhe N.B. (54) nga Ohri për drejtimin e automjetit të udhëtarëve ,,Volkswagen Passat” me targa të Ohrit me shpejtësi prej 165 km/orë. Personat janë ndaluar në stacionet policore dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 297a i Kodit Penal.
……
Me datë 13.04.2025 ora 21:20, në Stacionin Policor Tetovë, M.I. (48) nga fshati Kamnjan i Tetovës, ka raportuar se në vendin e saj të punës në Spitalin klinik të Tetovës, kolegu i saj D.H. është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Me datë 14.04.2025 në ora 01.55 në rrugën ,,116” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin R.S. (91) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të djalit të tij L.S. (66) nga Tetova, se ka shtënë me armë zjarri. I njëjti është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa ekipi i SPB Tetovë ka këqyrur vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një pistoletë të kalibrit 7,65 mm “CZ” dhe një kornizë me 6 fishekë të pa shkrepur në pronësi të R.S. i cili posedonte me leje një gëzhojë të përdorur dhe një predhë nga një plumb i shkrepur.
……
Me datë 13.04.2025 në ora 23:10 në Qendrën Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personi P.T.(44) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 21:40. në rrugën ,,Bllagoja Toska” ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë që kryenin detyrën. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtrsë përkatëse.
……
Me datë 13.04.2025 në ora 22:45 në Qendrën Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.B.(23) nga fshati Tearcë e Tetovës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht personat B.M. (32) nga Tetova dhe F.I. (21), punonjës të Spitalit klinik të Tetovës, ndërsa i kanë ofruar ndihmë mjeksësore. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 13.04.2025 ora 21:00. në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB- Gostivar, kanë arrestuar personin I.Z.(28) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga M.P. (57) nga Gostivari se rreth orës 21:30 e kas sulmuar fizikisht në një objekt hotelerik në Gostivar. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 13.04.2025 në ora 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në INKP Tetovë – Burgu i Tetovës, ka rënë zjarr në një ngrohës diellor. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes së Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer kontroll në vend ngjarje.

Me datë 12.04.2025, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe objekte ndihmëse në rrugën “Bllagoja Toska” te personi E.L.(32) nga Tetova, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pako me kokainë dhe një pistoletë gazi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe privuar nga liria babai i tij M.L.(57) dhe vëllai i tij A.L. (29), dhe sipas tyre, E.L. ishte jashtë vendit. Ata janë mbajtur në stacionin policorë për veprime të mëtejshme. Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.
…….
Më datë 12.04.2025 në ora 17:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në Banjën e Tetovës, kanë privuar nga liria personin R.S. (40) nga fshati Pallaticë e Tetovës, të cilit gjatë kontrollit iu gjet dhe konfiskua kokainë. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet parashtresl përkatëse.
……
Më datë 12.04.2025 ora 21:45. në fshatin Palçisht i Epërm, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Kamnjan kanë privuar nga liria personin O.F.(43) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 12.04.2025 në ora 13:20, zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar kanë arestuar personin H.M.(34) nga Gostivari i cili drejtonte veturën “Golf” me targa të Gostivarit dhe i nkëjti me sjellje agresive, të paturpshme dhe të pahijshme ndaj punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 12.04.2025 në ora 21:15, në NjP-Kamnjan, personi S.J.(60) nga fshati Bogovinë ka raportuar se rreth orës 16:00, derisa ishte në fushë me djalin e tij E.J. (38) ku punonin bashkë, kishin ardhë bashkëfshatarët e tyre M.M., Z.M. dhe A.M. të cilët pas një debati të shkurtër verbal kanë filluar t’i sulmojnë fizikisht, gjë që iu kundërpërgjigjë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…….
Sot (13.04) në ora 01.30 në rrugën “Sedek Kostoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar personin A.I. (20) nga fshati Çegran, i cili ishte pasagjer në veturën ,,BMW” me targa të Gostivarit dhe me sjellje agresive, të paturpshme dhe të pahijshme ndaj tyre, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresl përkatëse.

Më datë 10.04.2025, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, në bashkëpunim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, ​​pajisjeve dhe personelit për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, kanë kryer një urdhër paraprak nga Ministrisë së Shëndetësisë, në bayë të urdhrit paraprak nga Gjykata themelore Gostivar, kanë kryer bastisje të jashtëzakonshme në një person juridik që zotëron leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në pronësi të personit A.K. (52) nga Republika e Shqipërisë dhe A.R. nga Bosnja dhe Hercegovina.
Kontrolli dhe këqyrja e objektit u krye në prani të njërit prej pronarëve dhe drejtuesve personit A.K. dhe punonjësit Xh.I.(39) nga Republika e Sllovenisë, me vendbanim të përhershëm në fshatin Sellarc e Epërme e Tetovës, si dhe janë konstatuar një sërë parregullsish lidhur me procesin e kultivimit të bimës së kanabisit, e cila është në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike, për këtë arsye dyshohet se prodhimi i kanabisit ishte i destinuar për tregun ilegal.
Gjithashtu është konstatuar se kanabisi po thahej në dy salla dhe në njërën nga sallat u gjetën nëntë fuçi plastike të mbushura me produktin e përfunduar – lulen e tharë të kanabisit, për të cilat personi juridik nuk posedon asnjë dokumentacion.
Pas udhëzimeve të Prokurorit Publik të Prokurorisë Publike të Gostivarit, kanabisi i gjetur (bimët dhe lulja e tharë) janë konfiskuar dhe i është dorëzuar Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar, ndërsa pronari A.K. dhe punonjësi Xh.I. janë privuar nga liria. Pas kompletimit të gjithë dokumentacionit, sot Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit do të bëjë kallëzim penal për kryerjen e veprës penale nga neni 95-c të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe të njëjtit do të paraqiten para gjykatësit për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore e Gostivarit.
……
Më datë 10.04.2025, lidhur me privimin nga liria të personave D.D. (34) nga Prilepi dhe I.A. (37) nga Manastiri, të cilët janë denoncuar nga M.R.(30) nga Prilepi se rreth orës 18:00 në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë e kanë sulmuar fizikisht në një veturë me targa të Prilepit. Në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale të Byrosë për Siguri Publike të MPB-së dhe zyrtarë policorë nga SPB Manastir, janë kryer bastisje në tre lokacione në zonën e SPB-Manastir dhe janë gjetur sende që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale. Pas dokumentimit të rastit, në Prokurorinë Publike të Tetovës do të dërgohen kallëzime përkatëse.
……

Më datë 10.04.2025 ora 20:30. në Tetovë, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personin G.S. (37) nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet raport përkatës.
……
Më datë 10.04.2025 në ora 12.00 në Policinë e Tearcës, një 43 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se rreth orës 11.30 në shtëpinë e tij ka ardhur dhëndri i tij E.I. nga Tetova, me të cilin ka pasur marrëdhënie të acaruara dhe pas një debati të shkurtër mes tyre ka ndodhur një përleshje fizike. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 10.04.2025 në ora 16.20 në Stacionin Policor Tetovë, A.S. (42) nga fshati Bërvenicë, rajoni i Tetovës, ka raportuar se në vendin e saj të punës në një zyrë postare në Tetovë, V.A. nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Me datë 08.04.2025 në ora 20:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat B.L. (47) dhe E.I. (43), të dy nga Tetova, pasi iu gjet kokainë. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse. 

                                                                  ……

Me datë 08.04.2025 në ora 12.30 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin E.A. (61) nga fshati Reçica e Vogël e Tetovës, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për vepër e kryer penale nga neni 297 paragrafi 3 i Kodit Penal. Ai është transferuar në INKP Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.

                                                                     ……

Me datë 08.04.2025 në ora 17.10 në Stacionin Policor Tetovë, F.R. (47) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 15:40. në rrugën ,,Murat Baftijari” në Tetovë, fqinji i saj H. ,,pnj” (42) është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. 

                                                                        ……

Me datë 08.04.2025 në ora 13.40 në Stacionin Policor Tetovë, E.M.(36) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 12:30 në shkollën fillore ku ka mësuar vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht nga dy shokë të klasës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.   

                                                              ……

Me datë 09.04.2025 në ora 00.20 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar personin M.S. (36) nga Gostivari, pasi që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ndaj tyre është sjellë në mënyrë agresive. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse. 

 

Me datë 07.04.2025 në ora 11.30 në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M. (18) nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit të kryer, i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ndërsa, pas kontrolleve të kryera, u konstatua se ndaj tij ishin lëshuar tre urdhër-arrest qendror për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale nga neni 242, neni 235 dhe neni 236, paragrafi 1 i Kodit Penal. Ai është mbajtë në stacionin dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës. S.M. është dërguar dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore Shkup 1. Në ora 17:00. në rrugën ,,Goce Dellçev” në Tetovë, është privuar nga liria personi Sh.R. (32) nga Tetova nën dyshimin se i ka shitur drogë personit S.M. Ai është ndaluar në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 14.10 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri Rrugore Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.D. (42) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Golf me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i njëjti është nën efektin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ka qenë 2.15% promilë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuzë në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 18.00 në rrugën ,,Momir Andonoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, privuar nga liria personin D.M.(23) nga Gostivari, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm të ish-të dashurës së tij 18-vjeçare, se i njëjti ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kërcënonte për një kohë të gjatë. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 08.45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë arrestuar personat A.S. (53) dhe A.M. (38) nga Gostivari, për prishje të rendit dhe qetësisë publike duke debatuar me njëri-tjetrin dhe sjellje agresive. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 21:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë gjetur të miturën S.A.(14) nga Shkupi e cila ka qenë bashkë me një të mitur nga Gostivari, për të cilën nëna e saj Z.R. nga Shuto Orizari i Shkupit, paraprakisht kishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Në bashkëpunim me përfaqësuesin e Qendrës për Mirëqenie Sociale të Gostivarit, ajo i është dorëzuar nënës së saj.

Tetovari humb jetën nga aksidenti në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohet rëndë edhe bashkëshortja e tashmë të ndjerit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, në afërsi të zonës “Ura Skudrinsk”.

Sipas informacioneve nga SPB-Tetovë, aksidenti është raportuar në ora 18:00 në Departamentin e Policisë në Rostushë.

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

“Vetura e udhëtarëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe shoferi Sh.S.(49) nga Tetova ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri, bashkëshortja e tij A.S.(47) ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës”, ka deklaruar zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Më datë 06.04.2025 në orën 23:05 në fshatin Radiovcë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Njësia policore në Zherovjan kanë gjetur dhe ndaluar të miturin nga Shtipi për të cilin është raportuar se rreth orës 21:20 është arratisur bashkë me një të mitur tjetër nga Koçani, nga Institucioni Korrektues në Vollkovi. Ai është dorëzuar në këtë instiucin dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e të miturit tjetër.
…..
Më datë 06.04.2025 në ora 17:50 në Njësinë policore Rostushë, është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, konkretisht në vendin e quajtur Ura e Skudrinës automjeti i pasagjerëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe shoferi Sh.S. (49) nga Tetova i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe në vend u ka ndëruar jetë, ndërsa gruaja e tij A.S. (47), e cila ka qenë bashkëudhëtare me të, ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar, në bashkëveprim me Prokurorin publik.

Më datë 04.03.2025 në ora 20:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale nga neni 215 i Kodit Penal, e kanë privuar nga liria personin A.L.(21) nga Tetova. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
…..
Më datë 04.03.2025 në ora 13:45, zyrtarë policorë nga NjP Jegunovc, në fshatin Raotincë të Tetovës, kanë privuar nga liria personin M.S.(22) nga fshati Jegunovcë, i cili ka qenë në automjetin e parkuar ,,Citroen” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.03.2025 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin B.R. (70) nga Gostivari, pronar i një objekti hotelierik në Gostivar. Në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim-Shkup, në objektin hotelierik në Gostivar është kryer kontroll i aparateve për fikjen e zjarrit, me ç’rast është konstatuar se kartela e kontrollit të aparatit nuk është origjinale por fotokopje. B.R. është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Me datë 04.03.2025 në ora 23:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, në prani të nënës së tij, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të një gruaje 39-vjeçare nga Gostivari, se i mituri, i cilo është djali i motrës së saj, në shtëpinë e vëllaut të saj ka kryer sulm seksuar ndaj vajzës së saj pesëvjeçare. Për rastin është njoftuar Prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 04.03.2025 në ora 15:20, zyrtarët policorë të Stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë në bulevardin ,,Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë kanë privuar nga liria personat S.M. (42) dhe M.R.(36), të dy nga Kamnjani i tetovës, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre, i kanë kërcënuar dhe i kanë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatës.
……
Më datë 04.03.2025 në ora 12:30, zyrtarë policorë nga NjP Gallatë, në fshatin Gradec të Gostivarit, kanë ndaluar personat Sh.Z. (28) dhe D.A. (20) të dy nga fshati Gradec, të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale nga neni 235 paragrafi 2 i Kodit Penal, të raportuar më 02.04.2025 nga S.B. (28) nga fshati Gradec. Sendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit me vërtetim, ndërsa Sh.Z. dhe D.A. janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të vijojë procedim përkatës.
……
Më 04.03.2025 në orën 13:30 në DPB Gostivar, R.S. (77) nga fshati Çegran ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 10:30 është sulmuar fizikisht nga V.I. nga i njëjti fshat, i cili gjatë sulmit e ka kërcënuar se do ta vriste atë dhe djemtë e tij. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Më datë 02.04.2025, ora 15:30, në SP Gostivar është paraqitur vetë personi M.T.(21) nga Gostivari, i cili rreth orës 13:20 është raportuar nga një e mitur 17-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, me të cilin ishin në lidhje dashurie. Në prani të babait të saj, ajo ka denoncuar në stacionin policorë se M.T. sillej në mënyrë agresive ndaj saj dhe e shantazhonte se do të publikonte video dhe foto komprometuese nëse ajo i jepte fund lidhjes së tyre. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 02.04.2025 në ora 16:15, zyrtarë policorë nga NjP për Siguri në komunikacionin rrugorë Gostivar, kanë ndaluar P.O. (40) nga fshati Raven i Gostivarit, e cila është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe nuk ka pranuar të identifikohen. Ajo është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 03.04.2025 në ora 02:40 në SPB Tetovë personi F.I. (40) nga Tetova, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në vendin e tij të punës në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të qytetit në Tetovë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

..…..

Më datë 02.04.2025 në orën 14:05 në fshatin Reçicë e Madhe e Tetovës, policëve të stacionit policor të Tetovës, personi A.Z. (49) nga fshati Reçicë e Madhe, u ka raportuar se familjarët e tij që janë edhe fqinjët e tij N.Z. dhe S.Z., janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe kanë dëmtuar shtyllat e rrethojës ndërmjet pronave të tyre. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Më datë 02.04.2025 në orën 14:30, personi J.B.(37) nga Gostivari, ka raportuar se rreth orës 00:30 është thirrur nga personi F.N. dhe janë pajtuar që të takohen në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Gostivar. Por aty ka ardhur F.N. me një person tjetër dhe kanë sulmuar fizikisht personin J.B. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më datë 02.04.2025 në orën 19:40, personi A.R.(36) nga Gostivari, së bashku me vajzën e tij të mitur, ka raportuar se rreth orës 17:30, pas përfundimit të mësimit në shkollën fillore, kur është nisur për në shtëpinë e saj, e mitura është sulmuar fizikisht nga një i mitur i cili ka mësuar në të njëjtën shkollë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Më datë 01.04.2025, në ora 16:30, në rrugën ,,168” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar personin F.S. (35) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër arrest për arratisje nga INKP Idrizovë. F.S. ishte i dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj për vepra të kryera penakle nga nenet 215 dhe 396 të Kodit Penal dhe i kishin mbetur edhe një vit 10 muaj e 6 ditë për të kryer dënimin. Ai është dërguar në INKP Idrizovë për vuajtje të dënimit.
…….
Më datë 01.04.2025 në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në ora 21:00, në zonën e SPB Tetovës dhe DPB Gostivar, janë ndërmarrë veprime konform një aksioni operativ, me qëllim të ndërmarrjes së organizuar, të sinkronizuar dhe të koordinuar të masave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim shuarjen e veprave të kundërligjshme dhe kriminale në objektet hotelerike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, të cilat janë kryer në bashkëpunim me përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, inspektorët nga Drejtoria e Policisë Financiare të Shkupit dhe inspektorët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ku janë kryer kontrolle në 6 objekte hoteliere (TE-2 dhe GV-4) është kryer kontrolli, mbikëqyrja dhe inspektimi i dokumentacionit të nevojshëm në lidhje me kompetencat dhe fushëveprimin e tyre si objekte hoteliere ku janë konstatuar mangësi dhe për to do të merren masat e duhura nga IShP, DPF dhe DMSh.
…..
Më datë 01.04.2025, në ora 22:45, zyrtarët policorë nga NjP Kamnjan, në fshatin Bogovinë të Tetovës, afër xhamisë së vjetër, kanë gjetur personin I.Sh.(52) nga Gostivari duke kërkuar lëmoshë. Ndaj I.Sh është përgatitur parashtresa përkatëse nga neni 24 i Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.
……
Më datë 01.04.2025, në ora 13:30, nnë SPB Tetovë Qendra Emergjente e Gostivarit kanë raportuar se N.B.(61) nga
Gostivari ka kërkuar ndihmë mjekësore, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, e njëjta është rrëzuar duke ecur nga parku i qytetit në trejtim të sheshit të qytetit.