Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet e fundit sa i përket ecurisë së punimeve për impianin e ri që po ndërtohet në kryeqytet “Arena Kombëtare”.
Stadiumi i ri është drejt fazës së fundit të punimeve ku shihet qartë se punimet për ngritjen dhe veshjen e tribunave si strukturë janë thuajse të përfunduara – ku gjithashtu është ngritur edhe streha metalike e stadiumit.
Në përfundimin e të gjithë punimeve të betonit dhe hekurit, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit.
Ajo që është e qartë është fakti se punimet po ecin me ritme të larta dhe me shumë gjasa stadiumi pritet që të jetë gati për eleminatoret e kampionatit Europian.
“Arena Kombëtare” është stadiumi i tretë në vend që po ndërtohet me të gjithë kushtet e kërkuara nga UEFA pas “Elbasan Arenës” dhe “Loro Boriccit”.
Kujtojmë që stadiumi “Arena Kombëtare” ka qenë dhe dy herë konkurente për të organizuar finalen e Superkupës së Europës për vitin 2018 dhe 2019, por që nuk arriti dot të përzgjidhej dhe për faktin se UEFA pret përfundimin e plotë të punimve. (TemA)
https://youtu.be/o9SyoooLnuQ