Ballina Aktualitet Lajme (VIDEO) NGËRÇI POLITIK, REAGON OPOZITA SHQIPTARE, ASH DHE BESA NUK DO TË...

(VIDEO) NGËRÇI POLITIK, REAGON OPOZITA SHQIPTARE, ASH DHE BESA NUK DO TË KOALICIONONIN ME LSDM-në

Opozita shqiptare ka reaguar për hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmarrin aktorët rreth procesit të zhbllokimit politik. Aleanca për Shqiptarët vlerëson që edhe nëse arrihet konsensusi i nevojshëmigjithëspektritpolitik pas ndryshimevekushtetuese, vendimenjëherëduhettëshkojënëzgjedhjetëparakohshmeparlamentare.

“Procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duhet t’i paraprijë modeli i Qeverisjes sipas Marrëveshjes së Përzhinos, edhe atë së bashku me pastrimin e listave zgjedhore nga votuesit fiktiv, përfundimin e debatit për ndryshimin e kodit zgjedhor, si dhe implementimin e modelit zgjedhor proporcional me lista të hapura.” njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkaq Lëvizja Besa vlerëson se përgjegjësia politike përinteresat e larta shtetërore itakon përbërjes aktuale parlamentare për t’i dhënë shans hapjes së ndryshimeve kushtetuese.

“Ne konsiderojmë se është moment historikqënësehapetçështja e ndryshimevekushtetuese, Lëvizja Besa do të japë propozime konkrete dhe koncize që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni si populli i dytë më i madh në vend.” njoftuan nga Lëvizja BESA.

Ndërs alidhur me koalicionimin e mundshëm mes partive në vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët janë kategorikisht kundër koalicionimit para zgjedhor me LSDM-në. Kjo për shkak se sipas tyre, çdo koalicionim me LSDM-në pa u rrumbullaksuar të drejtat kushtetuese të shqiptarëve si popull i barabartë në Maqedoni, do të ishte në dëm të interesit të shqiptarëve.