Ballina Argëtim Video qesharake që po bën xhiron në rrjet, ja çfarë i ndodhi...

Video qesharake që po bën xhiron në rrjet, ja çfarë i ndodhi Donald Trump-it

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kaluar një situatë aspak të këndshme, pasi një letër higjienike i kishte ngelur në këmbën e majtë.

Kamerat e mediave të huaja e kapën këtë moment teksa Trump po ngjiste shkallët e avionit në aeroportin e “Minneapolis-Saint Paul”.

Kur presidenti amerikan u ngjit në krye të shkallëve, u kthye dhe i dha një përshëndetje me dorë turmës. Ndërkohë letra higjienike u shkëput nga këmba e tij, në momentin kur ai hyri në kabinë.

“Më pëlqeu se si letra higjienike u shkëput nga këpuca e Trump në fund të shkallëve, dukej sikur edhe ajo donte vëmendjen maksimale të kamerave”, komentonte dikush rreth kësaj video.

“Nuk e di me çfarë të qesh më shumë me letrën që i mbeti në këmbë, apo me faktin që askush nuk i tha presidentit se çfarë i kishte mbetur në këpucë”, shkruante një përdorues i “Twitter”-it.

“Djali nuk ka asnjë shok… Askush nuk u shqetësua t’i tregonte çfarë po ndodhte”, komenton një tjetër.

 

View this post on Instagram

 

Video qesharake që po bën xhiron në rrjet, ja çfarë i ndodhi Donald Trump-it Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kaluar një situatë aspak të këndshme, pasi një letër higjienike i kishte ngelur në këmbën e majtë. Kamerat e mediave të huaja e kapën këtë moment teksa Trump po ngjiste shkallët e avionit në aeroportin e “Minneapolis-Saint Paul”. Kur presidenti amerikan u ngjit në krye të shkallëve, u kthye dhe i dha një përshëndetje me dorë turmës. Ndërkohë letra higjienike u shkëput nga këmba e tij, në momentin kur ai hyri në kabinë. “Më pëlqeu se si letra higjienike u shkëput nga këpuca e Trump në fund të shkallëve, dukej sikur edhe ajo donte vëmendjen maksimale të kamerave”, komentonte dikush rreth kësaj video. “Nuk e di me çfarë të qesh më shumë me letrën që i mbeti në këmbë, apo me faktin që askush nuk i tha presidentit se çfarë i kishte mbetur në këpucë”, shkruante një përdorues i “Twitter”-it. “Djali nuk ka asnjë shok… Askush nuk u shqetësua t’i tregonte çfarë po ndodhte”, komenton një tjetër.

A post shared by Tetova News (@tetovanews) on