Ballina Aktualitet Lajme (VIDEO) DEPUTETËT GJERMAN VIZITUAN KOMPANINË “VEZË SHARRI”

(VIDEO) DEPUTETËT GJERMAN VIZITUAN KOMPANINË “VEZË SHARRI”

Delegacioni i Parlamentit gjerman, i cili tashmë 4 ditë po qëndron në Maqedoni, vizitoi edhe kompaninë “Vezë Sharri”, në Tetovë. Qëllimi i kësaj vizite sipas drejtorit të kësaj kompanie Arben Abdurahmani, ishte mundësia e bashkëpunimit në mes tyre dhe shtetit të Gjermanis. Në kuadër të vizitës ata shkëmbyen mendime dhe ide, të cilat mund të projektohen në të ardhemen, më bashkëpunim me shtetit gjerman.

Arben Abdurahmani, drejtor i kompanisë “Vezë Sharri”

“Për ne ishte një kënaqësi e veçant që kishim mysafir nga paralementi i Gjermanisë dhe nga ekspertë në sektorin e bujqësisë ku ndërruam mjaftë mendime mes veti. Biseduam edhe për një bashkëpunim edhe në të ardhmen, ku mund në mënyrë më profesionale të punojmë edhe ne bujqësië këtu në Maqedoni…Projekte konkrete nuk kishte, mirëpo tash do të ketë edhe biseda konkrete në vazhdim se çfar mund të bëjmë”.

Von der Marvic deputet i Parlamentit gjerman dhë njëkohësisht ekspert nga fusha e bujqësisë, u shpreh se është shumë i impresionuar nga kjo vizitë, nga ajo se çfar mund të arrihet kur egziston dëshirë dhe vullnet.

Von der Marvic, deputet i parlamentit gjerman

“Atë që pash sot, mund të them se është një shembull për atë se çfar don të thotë kur ka dëshirë, brenda 18 viteve të krijohet një prodhimtari e këtillë. Kjo don të thotë se është pasoj e bashkëpunimit të mrekullueshëm mes partnerëve financiar, por jo vetëm kjo, gjithashtu është pasojë e një bashkëpunimi të mrekullueshëm me bashkëpuntorët. Ne prej këtu do të marrim shumë përvoja dhe jam shumë i falenderuar dhe i impresionuar nga ajo se çfar muund të arrihet nëse egziston vullnet”.

Arsyeja e vizitës në këtë kompani, sipas tyre ishte se “Vezë Sharri” ëshë kompani me 51% kapital gjerman dhe 49 % kapital vendas.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://youtu.be/OE_iSA_AP5g

@tn.lajmelokale
@tetovanews