Ballina Aktualitet Lajme VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe Qeveri Teknike

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe Qeveri Teknike

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, mes tjerash u vendos që të mos njihet rezultati i referendumit dhe të formohet qeveri teknike.

“Mund të informoj opinionin se janë shqyrtuar informacionet në lidhje me referendumin e mbajtur, situatën aktuale politike dhe disa konkluza rreth veprimeve për periudhën e ardhshme. Komiteti Ekzekutiv shpalli referendumin të pasuksesshme, duke pasur parasysh se dalja e vetëm 36 për qind të votuesve, tregoi vullnetin e qartë të popullit kundër pranimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se nëse Zaev ka ndërmend të shpallë zgjedhje të parakohshme, paraprakishtë duhet plotësuar disa kushte.

“Është e nevojshme që menjëherë të respektohet Marrëveshja dhe Ligji për zgjedhjet ku do të formohet një qeveri teknike sipas “Marrëveshjes së Përzhinës”, me një mandat prej 100 ditësh. Kjo do të thotë dorëheqjet e Zaevit, Spasovskit dhe Carovskës dhe ministrat për Punë të Brendshme dhe për Punë dhe Politikë Sociale t’i takojnë VMRO-DPMNE-së, në afat prej 100 ditë. Vetëm kjo është parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratike”, u shpreh Nikollovski.

Vendimet:

Rezultatin e referendumit opozita nuk e njeh. Para shpalljes se zgjedhjeve te formohet Komisioni anketues për parregullsitë ne referendum. Të zgjidhet kryeprokurori i ri me propozim nga opozita. Të formhet qeveri teknike me mandat 100 dit, dhe jo me pak.

Komiteti ekzekutiv ka vendosur te formohet Shtabi zgjedhor republikan dhe shtabi zgjedhor në kuadër te Qytetit te Shkupi,t ku edhe jan caktuar koordinatoret, Igor Janushev dhe Vllado Misajllovski.

Lidhur me ndryshimet Kushtetuese, VMRO-ja vazhdon te besoj se deputetet mbajnë qëndrimin e partisë dhe nuk do ndryshojne mendje.