Dimovski: Propozimi i Qeverisë është i papranueshëm
“Kuvendi i RM-së nuk ka legjitimitet të sjell vendim për ndryshimin e Kushtetutës së RM-së. Obligim i jonë sot është që të konstatojmë se nuk kemi arsye për ndryshime kushtetuese. E dyta mendoj se përgjegjësia për sjelljen e këtyre proceseve nuk bie mbi opozitën por mbi pushtetin”, tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
“Miqësia me Republikën e Greqisë është e nevojshme, por fillimisht kemi nevojë për miqësi brenda vendit”, tha Dimovski.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në fillim të seancës kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës pika për ndryshimet kushtetuese, megjithatë deputetët me 67 vota kundër dhe 39 për e hodhi poshtë propozimin e Dimovskit.
“Koalicioni i VMRO-së ka shkruar se nuk do të lejoj ndërrimin e emrit. Ndërsa koalicioni i LSDM-së po ashtu ka premtuar se nuk do të ketë ndërrim të emrit. Që do të thotë se Kuvendi nuk ka legjitimitet që të hyjë në këtë procedurë. Pastaj u shpall referendum, me ç’rastë procedurat ligjore janë shumë të qarta, se referendum i suksesshme është ai i cili arrit censusin prej 50 % plus një. Për ndryshimet kushtetuese nuk mund të ketë referendum konsultativ”, deklaroi në fillim të seancës Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE, i cili kërkoi që pika të hiqet nga rendi i ditës, me ç’rast 67 deputet votuan kundër, 39 për.
Deputetët miratuan rendin e ditës me të vetmen pikë të rendit të ditës.
“Të rralla janë gjeneratat që historia u jep shans që të mund të shkruhen në memoaret historike. Kur një shans e tillë gjendet për sa jush është momenti që të sjellni vendim të rëndësishëm. Përgjegjësia më e madhe sot është në duart e juaja. Duhet të bëni zgjedhje, sot çdo deputete e ka çelësin për një vendim historik. Iu bëj thirrje të gjithë atyre që akoma hamendjen, i thërras ata që hamenden që të vendosin mes izolimit dhe të ardhmes euro-atlantike”, deklaroi Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij, duke shtuar se vota kundër kthen vendin pas.
“Çdo deputet sot e ka në dorë çelësin e të ardhmes së tyre. I ftoj ata që akoma kanë mëdyshje që të mendojnë. Shikojeni të ardhmen e gjeneratave të reja. Ju e keni të drejtën të zgjidhni edhe të kundërtën por ajo zgjedhje na kthen pas. A është ajo e ardhmja që dëshironi për ju dhe gjeneratat e reja? Tani duhet të vendosni a do të fitojmë shumë apo do të humbim shumë. Unë jam i bindur se kjo është zgjedhja e të gjithë deputetëve. Jam i bindur se askush nga ju nuk do ta ndryshonte vendin e tij dhe detyrimin e tij. Le të mbahet mend kjo ditë kur i kemi lënë anash ndarjet politike dhe kemi zgjedhur interesin e përbashkët. Kjo është dita kur deputetët e zgjedhur kanë të drejtë të marrin vendimin e shenjtë dhe ta zbatojnë vullnetin e qytetarëve. Nëse ndonjëra nga partitë nuk është e gatshme të veprojë kështu, unë ftoj çdo deputet të veprojë individualisht, në interes të shtetit”, tha Zaev.
Zaev: Deputetët të tejkalojnë interesat partiake dhe të vendosin në të mirë të qytetarëve
“E ftoj çdo deputet që të votoj sipas vullnetit të tij. Vendoseni vullnetin e qytetarëve mbi atë të partisë. Apeloj që ta kryeni obligimin e juaja kushtetues dhe të votoni për të mirën e popullit. Të votoni pa presion politik. Unë e di, të gjithë ne e dimë se rruga e vërtet për Maqedoninë, është ajo që shpie drejt Evropës dhe NATO-së”, tha Zaev.
Zaev: Jam i gatshëm të fal për 27 prillin, iu zgjas dorën për falje
“E di që kjo ka çmim dhe jam i gatshëm që ta paguaj këtë çmim vetëm për të ardhmen e Maqedonisë dhe brezave të rinj”.
Filloi seanca plenare në Kuvend për qasje në ndryshimet kushtetuese për emrin. Edhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së është paraqitur në seancë. Para hyrjes në Kuvend, disa nga deputetët e opozitës deklaruan se do të marrin pjesë gjatë gjithë debatit por nuk do t’i votojnë ndryshimet.
Më herët deputetët e opozitës maqedonase ishin në koordinim ne selinë e partisë, me kryetarin Hristijan Mickoski. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së Dragan Danev as sot nuk mori pjesë në koordinimin e zakonshëm me kryeparlamentarin Talat Xhaferi në Kuvend.
Në plenare janë edhe kryeministri Zoran Zaev, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe liderët e partive parlamentare.
Debati në fazën e parë në seancën plenare të 60 me radhë, mund të zgjasë e shumta 10 ditë.