Nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, në një deklaratë për Gazetën Lajm ka dalë me qëndrim të ashpër ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se fjala ‘terrorizëm’ për ngjarjet e 27 prillit është kualifikim i rëndë.
“100 shkopinj në shpinën e tjetër kujt nuk janë asgjë”, ka deklaruar Zeqiri duke komentuar qëndrimin e Ahmetit.
Ai ka apeluar te organet kompetente që të vazhdojnë hetimet për 27 prillin.
“Prokuroria le të bëjë punën e vetë, politikanët punën e tyre”, ka theksuar Zeqiri.