Në vend të tentimeve që përmes kërkesave të palogjikshme të arrijnë tek aministia për Nikolla Gruevskin, Hristijan Mickoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet të tregojnë se a janë për BE dhe NATO ose jo.
Mbi 600.000 qytetarë qartë janë përcaktuar për të ardhme në BE dhe NATO duke e pranuar Marrëveshjen me Greqinë. Të gjithë deputetët, duke i përfshirë edhe ata nga VMRO-DPMNE-ja janë të obliguar që ta respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së që janë për NATO dhe BE të marrin përgjegjësi në emër të qytetarëve që i kanë zgjedhur dhe t’i vazhdojnë proceset në Kuvend.
Mbyllja e rrugës drejt BE-së dhe NATO-s, nënkupton mbyllje të qasjes në fondet evropiane, mbështetje e zvogëluar financiare, intesitet i ulët i investimeve dhe vendeve të punës. Për atë është e rëndësishme që të vazhdojë procesi i integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.
Por, nëse Mickoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, vazhdojnë me shpikjen e kërkesave tjera të palogjikshme, të fokusuar në amnisti, kjo do të jetë shenjë e qartë se dëshirojnnë ta bllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO dhe ta kthejnë vendin në izolim.
Atëherë zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme të cilat duhet të organizohen menjëherë për të mirën e shtetit. Mickoski nuk do të mund të ik nga vullneti i qytetarëve.