Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u zhduk dhe brenda natës u bë i njohur në gjithë botën duke iu falënderuar medieve që transmetuan lajmin për ikjen e tij.
Gruevski iku nga vendi për të mos shkuar në burg, ndërsa pasi njoftoi se ndodhej në Hungari, mediet regjionale vazhduan të spekulojnë.
Avioni privat që përdoret nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban fluturoi nga Budapesti për në Beograd dhe u kthye menjëherë kur ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, duke i ikur dënimit me burg, njoftoi se do të kërkojë azil politik në Hungari, shkruan sajti i pavarur hungarez i lajmeve atlatszo.hu (Transparenca)
Në faqet që ndjekin fluturimet e avionëve, informacionet janë plotësisht në dispozicion fluturimin e aeroplanit të prodhimit kanadez, “Bombardier Global 6000” me targa të Austrisë “OE-LEM”, transmeton Tetova News.
Pasi të hënën, 12 nëntor, Gruevski njoftoi se ka kërkuar azil politik në Hungari, shkruan portali, “avioni luksoz privat që përdoret nga elita e pushtetit dhe biznesit hungarez”, të martën e 13 nëntorit, herët në mëngjes, nga Budapesti fluturoi në Beograd dhe u kthye menjëherë në Budapest.
Si pronar të avionit portali nënvizon mikun e ngushtë të Orbanit, biznesmenin Lenrinç Mesarosh, i dyti në Hungari sipas pasurisë, ndërsa portali shkruan se Qeveria “aludon” se me fluturimet me këta avionë operon edhe biznesmeni tjetër, Ishtvan Garançi, njëri nga njerëzit më të fuqishëm në Hungari dhe gjithashtu manjat futbolli, njëjtë si Mesarosh.
Aeroplani me siglën “OE-LEM” është nga Vjena, ku është i stacionuar, kurse në Budapest u ul të martën më 13 nëntor, pak para orës 6 e 30, fluturoi në ora 8 dhe në Beograd u ul gjysmë ore më vonë. Nga Beogradi fluturoi në ora 15 e 30 dhe në ora 16 u ul në Budapest , ku qëndroi.
Mediet hungareze po pyesin se si Gruevskit iu lejua që të hyjë në vend pa një pasaportë valide – i janë konfiskuar nga autoritetet në Maqedoni- nënvizon portali.
Pasi që autoritetet hungareze kanë ndërtuar gardh në kufirin me Serbinë, kushdo që kërkon azil duhet të pres në vijën kufitare, në të ashtuquajturën zonë e tranzitit.
Prandaj Komiteti hungarez i Helsinkit deklaroi se, sipas rregullave strikte të vendosura nga qeveria e Orbanit, Gruevski do të duhej që kërkesën për azil ta depozitonte në zyrën e Shërbimit të Imigracionit në Budapest.
Sijarto këtë regjim special e mundësoi për “shkaqe sigurie” dhe për shkak se Gruevski ishte 10 vjet kryeministër i Maqedonisë. Sijarto nuk komenton se si Gruevski mundi të hyjë në Hungari pa pasaportë, nënvizon Atlatszo.
Megjithatë, vetëm një ditë më vonë, më 15 nëntor, përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit tha diçka tjetër, se kërkesën për azil Gruevski nuk e kishte bërë në Hungari, por në një përfaqësi hungareze jashtë vendit.
Megjithatë, portali hungarez konkludon, vetëm disa orë më vonë, policia shqiptare konfirmoi se Gruevski ishte larguar nga Shqipëria me automjetin e Ambasadës hungareze në Tiranë, me targa diplomatike./Tetova News.