Ballina Aktualitet Lajme Arratisja e Gruevskit, ekspertët kritikojnë dështimin e policisë (VIDEO)

Arratisja e Gruevskit, ekspertët kritikojnë dështimin e policisë (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia politike për zhdukjen e Gruevskit. Ky është qëndrimi i ish shefit të Ministrisë së Brendshme, Ljubomir Gjurçevski, i cili konsideron se paralelisht duhet të ketë përgjegjësi edhe në mesin e 6 zyrtarëve të autorizuar të caktuar për sigurinë personale të Gruevskit. Ata janë të detyruar të dorëzojnë raporte për kryerjen e detyrave, nëse kanë pasur kërcënime, që MPB-ja t’i planifikojë aktivitetet e ardhshme.

https://youtu.be/Zh3_ztwF5q8

Nëse Gruevski ka kërkuar që sigurimi të tërhiqet, në MPB për ketë patjetër të ketë raport me shkrim. Por, nëse ka një kërkesë të tillë në kohën kur aktgjykimi hyri në fuqi, atëherë lë një dyshim shumë të madh se diçka po përgatitet të bëhet, të ikë ku është dashur të alarmohet menjëherë pjesa tjetër operative e policisë, përkatësisht Departamenti i Kërkimit dhe ku është dashur të instalohet regjistrim i fshehtë dhe monitorim për një person tanimë të gjykuar, për të cilin supozonim se gjykata do të lëshojë urdhër për paraqitjen e tij vullnetare për vuajtjen e dënimit- deklaroi Ljubomir Gjurçevski – ish-shef i Ministrisë së Brendshme.

Alsat