A ia shkurtoi Nikola Gruevski vështirësitë policisë? U shfaq përmes fejsbukut. Pa pasaportë mbërriti në Hungari dhe do të kërkojë azil politik nga kryeministri i atjeshëm Viktor Orban.
https://youtu.be/IjX9p7-i4oQ
Nikolla Gruevski në Facebook :
“Ditëve të fundit kam marrë kërcënime të shumta me jetë. Tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze. Unë gjithmonë do t’i qëndroj besnik çështjes së Maqedonisë. Kurrë nuk do të heqë dorë “
Ndërsa, i pyetur se ku është Gruevski nuk e dinte as kushëriri i tij i parë dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov.
“E dini se ku është Nikola Gruevski? : Nuk e di. ”
Përderisa Ministria e Brendshme një ditë më parë e kërkonte në banesën e tij, në selinë e partisë me urdhër- arrest policor vetëm në Maqedoni, Gruevski ka shkuar në Budapest nëse i besohet statusit në facebook. Tani për tani, mbetet enigmë se si ka ikur me pasaportë të konfiskuar. Cilën rrugë të paligjshme e përdori për të shpëtuar që të mos shkonte në burg dhe kush e ndihmoi? MPB-ja pretendon se Gruevski nuk ka kaluar nëpër kalimet kufitare zyrtare. Përkundër të gjitha këtyre dilemave, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski për ikjen e Gruevskit, gishtin e drejtoi drejt gjykatës.
Për këtë ekzistojnë masa sigurie ndërsa masat e këtilla i ka zbatuar gjykata. Kjo tani le të jetë mesazh, unë pres që të kemi informacione dhe do të vijmë deri tek ky person, por kjo nuk vlen vetëm për Nikolla Gruevskin, por për të gjithë të dyshuarit, gjatë vendimeve gjykata të bëj kujdes edhe në këtë moment, kur do të vijnë deri tek plotfuqishmëria e aktgjykimit- deklaroi Oliver Spasovski- ministër i Brendshëm.
Por, kryetari i Penales, Ivan Xholev nuk pajtohet se faji qëndron tek gjykata. Prokuroria Speciale, prej kur filloi gjykimi e deri tek aktgjykimi i plotfuqishëm, nuk kishte kërkuar arrest për ish kryeministrin, shton Xholev.
Pasi ta kontrollojnë besueshmërinë e këtij informacioni se tani i arratisuri gjendet në Budapest dhe duke marrë parasysh teknologjinë e sotme, dikush mund të shkruajë edhe nga Nju-Jorku, ndërsa të gjendet në Shkup. Pasi t’i bëjë këto kontrolle dhe do të vërtetohet se me të vërtetë gjendet atje, MPB-ja duhet të kërkojë leje nga gjykata për shpalljen e urdhër arrestit ndërkombëtar- deklaroi Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale.
Drama rreth shkuarjes së Nikolla Gruevski në burg zgjati prej 8 nëntorit, kur duhej të paraqitet në portën e burgut në Shutkë. Afati për ankesa e shtyu shkuarjen e tij atje, ndërsa gjykata përmes korrierit nuk arriti ta gjejë në shtëpinë e tij. I arratisuri Nikolla Gruevski është i dënuar me dy vjet burgim për blerjen e Mercedesit të blinduar luksoz.