Belgjika ka mposhtur Islandën me rezultatin 2:0.
Kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për belgët, pasi ata tashmë prijnë në tabelë, me nëntë pikë pas 3 takimeve.
Të dy golat për belgët i realizoi sulmuesi Mitchy Batshuayi.
Fillimisht ai realizoi në minutën e 65’, kur për mrekulli shfrytëzoi asistimin e Thomas Meunier.
Fitoren Belgjika e vendosi në minutën e 81’, kur përsëri ishte Batshuayi që realizoi.
Ndeshja e fundit në grup do të zhvillohet ndërmjet Zvicrës dhe Belgjikës.
https://youtu.be/ymfSQ1OZ2yw