Wi-Fi 6 është pranë finalizimit, megjithatë nuk është teknologjia e cila garanton internetin wireless më të shpejtë.
WiGig është dizajnuar për shpejtësi të mëdha në distanca të vogla dhe versioni i përmirësuar i teknologjisë po përgatitet për 2019-ën.
WiGig shpjeguar thjeshtë
WiGig transmeton të dhënat përmes valëve wireless mbi frekuencën 60Ghz dhe ndryshe nga Wi-Fi 6 i cili përdor 2.4Ghz dhe 5Ghz.
Frekuenca 60Ghz është më pak e dendur sesa 2.4 ose 5Ghz që do të thotë se mund të transferojë të dhëna më shumë përnjëherë.
Specifikisht versioni aktual i WiGig premton shpejtësi reale deri në 5Gbps ndërsa Wi-Fi 6 jo më shumë se 2Gbps. Ndërsa versioni i ri i WiGig që do të vijë vitin e ardhshëm mund të transmetojë deri në 10Gbps.
Deri këtu çdo gjë duket për mrekulli por edhe kjo teknologji ka ngërçet e veta. Sa më të shkurtra gjatësitë e valëve, aq më i vogël mbulimi. Aleanca Wi-Fi thotë se WiGig mund të funksionojë në distanca deri në 10 metër, por e ka të vështirë të penetrojë muret dhe pengesat e tjera.
Pajisje WiGig në distanca më të mëdha bien në performancën e Wi-Fi 6.
WiGig 802.11ad dhe 802.11ay
WiGig u prezantua për herë të parë në 2009 nga Wireless Gigabit Alliance. Në 2013-ën kjo aleancë u mbyll dhe Wi-Fi Alliance nisi aktivitetin për të zëvendësuar të parin.
Wi-Fi Certified WiGig është një standard i Wi-Fi Alliance ashtu si dhe WPA3.Versioni origjinal i WiGig i publikuar në 2012-ën përdorte standardin 802.11ad me shpejtësi deri në 5Gbps në distancë 10 metër.
Një standard i ri pritet të hyjë në funksion dhe është 802.11ay i cili do të rrisë kapacitetet e WiGig madje edhe distancën në 100m.
Për çfarë do të përdoret WiGig?
WiGig nuk ka për të zëvendësuar Wi-Fi 6 edhe sikur mbulimi të rritet, Wi-Gig nuk mund të penetrojë muret dhe pengesat e tjera fizike.
Duhet të keni dy pajisje WiGig në të njëjtën dhomë për të përfituar nga avantazhet që ofron.
Këto janë disa teknologji që mund të përfitojnë nga WiGig:
Një kompjuter me pajisje të realitetit virtual. HTC Vive sot përdor WiGig
Një telefon, tablet ose kompjuter që mund të transferojë përmbajtje përmes valëve wireless në televizor. Asus ROG Phone mund të përdor WiGig për tu lidhur me televizorin me anë të valëve wireless
Pikat e aksesit wireless në ambiente të jashtme mund të komunikojnë me pajisjet duke përdorur WiGig për shpejtësi të larta ashtu siç 5G mund të ofrojë internet për shtëpitë.
Si mund të kem WiGig?
Netgear shet disa router me këtë teknologji. Përmendim Netgear Nighthawk X10 AD7200.
Ju mund të blini edhe telefonin ASUS ROG Phone apo pajisjen e realitetit virtual HTC Vive.
Në fund të fundit, WiGig është vetëm një shtesë e Wi-Fi. Çdo pajisje që mbështet WiGig duhet të mbështesë standardet bazike si Wi-Fi 6.
Megjithatë jo çdo pajisje Wi-Fi 6 vjen me WiGig. /PCWorld Albanian