Leo Messi ishte gati të largohej nga Barcelona një vit më parë, me destinacion Manchester City. Kjo është zbuluar nga gazeta sportive “El Mundo”, e cila flet për një ofertë faraonike për ‘Pulce’-n në vjeshtën e vitit 2017, pak para rinovimit miliarder me Barçën.
Sipas gazetës, midis dhjetorit 2016 dhe nëntorit 2017, kampioni argjentinas do të ishte inkurajuar të largohej nga Katalonia me një ofertë prej 250 milionë eurosh në pesë vjet, plus një bonus prej 50 milionë eurosh për babanë e tij.
Për më tepër, City do të kishte paguar padyshim 250 milionë euro klauzolë për Barçën. Bisedimet janë zhvilluar midis drejtorit ekzekutiv të klubit anglez, Ferran Soriano dhe Jorge Messit, babait të futbollistit.
Në total, duke përfshirë taksat, oferta e City-t do të ishte 755 milionë euro. Përfaqësuesit ligjorë të Messit, për të vlerësuar ofertën, sipas saj që shkruan El Mundo, janë nxitur nga kriza politike në Katalonjë, me largimin e mundshëm të klubit katalanas nga La Liga.