Kongresmeni amerikan, miku i shqiptarëve, Eliot Engel është rizgjedhur, pa kundërshtarë, në Dhomën e Përfaqësuesve.
Demokrati Engel së fundi i ka vlerësuar këto zgjedhje si ndër më të rëndësishmet, në përpjekjen e partisë së tij për të fituar përkrahjen e Kongresit në lidhje me kundërshtimin e politikave të presidentit Donald Trump.
Engel, një demokrat nga Bronx-i, në një intervistë tha se viti 2018 ishte “një nga zgjedhjet më të rëndësishme”, pasi partia e tij përpiqet të fitojë Kongresin për të kundërshtuar politikat e presidentit republikan, Donald Trump.
“Me një shumicë në Dhomë, jo vetëm që do të jemi në gjendje që më në fund ta mbajmë këtë President të përgjegjshëm, por gjithashtu mund të lëvizim përpara agjendën tonë progresive”, tha ai.
“Ne mund të dalim të flasim për kujdesin shëndetësor, mjedisin, institucionet tona demokratike, të drejtat e emigrantëve, të drejtat e grave dhe shkurtimet e taksave të klasës së mesme, vetëm për të përmendur disa nga shumë çështje që janë sulmuar”.