Departamenti izraelit i Antikitetit njoftoi sot gjetjen e një maske prej guri me moshë 9 000-vjeçare.
Bëhet fjalë për një ekzemplar shumë të rrallë, pasi deri sot kishte të dhëna për vetëm 15 maska të tilla në të gjithë botën nga kjo kohë.
Kjo maskë do të bëhet nesër e njohur për opinioni publik, gjatë një takimi arkeologësh në muzeun ”Izrael’ të Jeruzalemit.
Kjo maskë u gjet disa muaj më parë në Pnei Hever, pranë Hebronit, në Cisjordani.
Mendohet se maska i përket periudhës së Neolitit.
Maska, me një simetri të përsosur, paraqet një fytyrë njeriu, ku linjat duken shumë të rafinuara.