Ballina Aktualitet Lajme GJYKATA NGRINË 69 PRONA TË VMRO DPMNE-SË, PËRFSHIRË SELINË QENDRORE

GJYKATA NGRINË 69 PRONA TË VMRO DPMNE-SË, PËRFSHIRË SELINË QENDRORE

Gjykata ka ngrirë 69 prona të VMRO DPMNE-së, përfshirë edhe selinë qendrore të partisë më të madhe opozitare. Pronat VMRO së i janë ngrirë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Me këtë masë ndalohet shitja e pronave konkrete, dhe ndalohet edhe dhënia me qira. Këto veprime u ndërmorën në kuadër të rastit Talir, pasi ka dyshime dhe mundësi se pas mbarimit të procedurës prona të shitet”, njoftoi Prokuroria Speciale.

Rasti Talir heton financimin e paligjshëm të VMRO DPMNE së dhe pastrimin e parave, dhe të dyshuar janë shumë ish funksionarë të lartë në VMRO. /SHENJA/